Home Politike Rama nga Samiti rajonal në Maqedoni: Mbledhja e parë e përbashkët do...

Rama nga Samiti rajonal në Maqedoni: Mbledhja e parë e përbashkët do të bëhet në Pogradec

72
0
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto nga Samiti rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa Juglindore që u mbajt në Maqedoni si dhe nga takimet që pati me liderët e partive shqiptare dhe me homologun maqedonas Zoran Zaev.

Rama shkruan se është rënë dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive në Pogradec.

“Dje në Shkup me liderët e grupimeve politike në Maqedoni dhe në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa Juglindore për agjendën e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe për të vijuar me planin e ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal për rritjen ekonomike e sociale.
U ra po ashtu dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase, në Pogradec, për të nxitur më tej bashkëpunimin shumëplanesh mes të dy vendeve tona”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here