Home Politike Rama: Vogue artikull për transformimin fantastik të Tiranës

Rama: Vogue artikull për transformimin fantastik të Tiranës

72
0
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social “Facebook” një artikull të Vogue, i cili i dedikohet transformimit të Tiranës.

“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të Vogue, dedikuar transformimit fantastik të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, i cili publikon më tej artikullin e plotë.

Kryeqyteti i Shqipërisë është transformuar në një destinacion të gjallë dhe ekonomik.

Nuk ke ku të ulesh në hapësirën e bollshme të Radios në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Është e enjte mbrëmje, një grup në stilin e Neë Orleans luan melodi ritmike dhe tavolinat janë plot me njerëz që konsumojnë Aperol Spritzes. Në oborrin plot ngjyra të ngjashëm me një serë, i pajisur me rafte me lule prej nga ku varen kafaze zogjsh, vjen një përzierje bisedash dhe të qeshurash nga të rinj e më të moshuar të ulur në stola mes tymit të zbehtë të Marlboro Lights. Këtu vibrimi pozitiv dhe i shkujdesur ndihet qartë dhe bën eko në të gjithë restorantet, baret dhe lokalet e lagjes dhe në gjithë Tiranën.

E veçante dhe ftuese, kjo ish fortesë e Komunizmit është e gjallë dhe ekonomikisht e përballueshme, dhe banorët janë të hapur dhe miqësorë.

Interesi në vendet e Ballkanit është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, me udhëtarët kuriozë që kërkojnë qetësinë e detit Adriatik dhe të qyteteve mesjetare me mure prej guri si Dubrovniku në Kroaci dhe Kotori në Mal të Zi. Tirana nuk mishëron një tërheqje të tillë tradicionale, piktoreske. Përkundrazi, ajo impresionon si një qendër urbane plot gjallëri, me një personalitet të fortë të formuar nga një histori e trazuar. Pak a shumë si Sarajeva që i ka lënë pas mizoritë e viteve 1990 për t’u shndërruar në një kryeqytet të begatë Europiano-Lindor, Shqipëria po lë pas dekadat e tmerrit dhe izolimin të saj duke parë drejt së ardhmes.

Radio gjendet në një lagje të quajtur Ish-Blloku, e njohur gjithashtu si Blloku. Sot Blloku është një vorbull pulsuese dhe elegante argëtimi, me tarraca të panumërta në natyrë të mbushura me klientë të veshur mirë. Atmosfera është e ngrohë dhe e qetë dhe ndonjëherë të kujton Athinën dhe Palermon.

Megjithatë, gjatë viteve të komunizmit Blloku ishte zonë e ndaluar për këdo që nuk ishte anëtar i udhëheqjes. Deri në rënien e komunizmit në vitin 1991, rajoni nuk ishte i huaj për socializmin. Por pesha që Shqipëria mbajti nën udhëheqjen e mësuesit stalinist-maoist i kthyer në diktatorin Enver Hoxha, ishte veçanërisht e përqendruar dhe shtypëse. Hoxha mbizotëroi mbi Shqipërinë për më shumë se 40 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 1985 dhe thuhet se ka burgosur, torturuar dhe vrarë rreth 100,000 qytetarë shqiptarë. Jashtëzakonisht paranojak, ai urdhëroi ndërtimin e më shumë se 750,000 bunkerëve prej betoni me qëllim që të zbuste frikën e tij kronike nga pushtimi i huaj. Kthimi në këtë të kaluar të mundimshme është i domosdoshëm për të kuptuar Tiranën e sotme, ku një pikënisje e privilegjuar është Muzeu Historik Kombëtar i Sheshit Skënderbej, një koleksion kronologjik objektesh arkeologjike.

Akoma më mbërthyes është Bunk’Art, një prej atyre bunkerëve të fshehtë kundër luftës bërthamore në skajet e kodrës së Tiranës, që është transformuar tashmë në një muze. Këtu, në një labirint galerish, shëtisni në zyrën e Hoxhës dhe shikoni një video hipnotike të varrimit të tij. Në qendër të qytetit ndodhet Bunk’Art 2, një përkujtimore për viktimat e regjimit të Hoxhës, i mbushur me fotografi dhe dokumente domethënëse. Jo larg prej këtu ndodhet Shtëpia me Gjethe, që më parë shërbente si qendra e policisë sekrete të Sigurimit të Hoxhës, ndërsa tani është kthyer në një muze që hedh dritë mbi taktikat interesante të mbikëqyrjes së asaj epoke.

Pasi pasurohesh me njohuri për trashëgiminë e Shqipërisë, trashëgimi e mbushur me vdekje, tirani dhe spiunazh, ndoshta bëhet më e qartë se përse Tirana tani është kaq miqësore, njerëzit e saj kaq gazmorë: Më në fund ata po jetojnë jetën e lirisë dhe të krijimtarisë, të frymëzuar dhe të nxitur nga vetë ata popuj ndërveprimi me të cilët iu ndalua me dekada të tëra. Tirana nuk është ende një parajsë turistike, pa dyshim që është pjesë e hijeshisë së saj, por pushuesit po shohin potencialin për të kaluar kohën këtu.

Specialistët e turit të Evropës Qendrore dhe Lindore JayËay Travel, e kanë shtuar Shqipërinë në listën e tyre të lokaliteve vitin e kaluar, dhe Administratori dhe themeluesi Jay Ternavan thotë se ai e kupton pse Tirana është gjithnjë e më shumë në harmoni me vizitorët. “Teksa dëgjon gjithandej të flitet për turizmin e mbipopulluar, është kënaqësi të shkosh në një kryeqytet ku je i vetmi që shëtit me një makinë fotografike të varur në qafë”, thotë ai. “Ajo ka një energji që të befason. Është një qytet i ri në një vend që ka parë kohë të vështira, por mikpritjet e ngrohta ju bëjnë të ndiheni optimist për të ardhmen e këtij qyteti”

Gëzimi, një guide eksperte nga Tours Albania, ka përcaktuar një ditë turistike të organizuar nga JayËay Travel. Ai me vetëbesim shpjegon ndërlikimet e qytetit të tij teksa pijmë një kafe ekspres në barin e Sky Club dhe më tregon panoramën e Tiranës. Ai përcakton një sërë vizitash në pikat turistike kryesore, pasuar nga një drekë në King House, një restorant kiç por i ngrohtë ku ai ka punuar si adoleshent dhe ku kamarierët shkojnë e vijnë me tabaka që mbajnë pica të stërmëdha dhe pjata që lëshojnë aromë mishi të pjekur në skarë të të njëjtës madhësi. Ai sugjeron që të pi një raki tek Komiteti, ku tullat, dantellat dhe muret janë dekoruar me pllaka, duke kontribuar kështu në atmosferën e modës së vjetër. Ushqimi dhe pijet janë elemente jetësore shoqërore të kulturës së Tiranës.

Një nga restorantet më të bukura të qytetit është Mullixhiu, pranë Parkut të Madh të Tiranës ku ndodhet një liqen i qetë artificial. Një shtëpi fshati moderne e mbuluar me dru, Mullixhiu përkrah mentalitetin sloë food. Shefi i tij është Bledar Koka, i cili ka punuar në Londër dhe në legjendarin Noma në Kopenhagen. Tirana është thelbi i Shqipërisë, thotë Kola, një “qytet i gjallë plot energji dhe shpresë. Gjithashtu, ajo po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion gastronomik “, shton ai duke treguar për klimën dhe peizazhin e larmishëm të vendit, që e lejojnë atë të eksperimentojë me përbërës si shafranin shqiptar, gjethet e egra dhe manin. “Produktet e freskëta dhe organike nuk janë një luks për ne,” thotë ai. “Mund të kemi peshk të egër direkt nga deti ose kërpudha nga malet brenda disa orësh”.
Ushqimi i shëndetshëm po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për banorët e Tiranës, një qytet i mbushur me të rinj të cilët kalojnë mëngjeset në tarracën e Biotekës, ku konsumojnë smoothies me avokado, mollë jeshile, ananas dhe nenexhik, ose shkëmbejnë dy fjalë me kamerierin tek À la Santé, ku menyja, në të njëjtën kohë e shëndetshme dhe krijuese, anon drejt supave të përditshme si ato me kopër barishtore dhe gaforre, dhe sallatave me spinaq, portokall dhe djathë të bardhë. Tek E7E, një librari, galeri dhe kafene me një meny çuditërisht të pasur, ata çlodhen për orë të tëra në oborrin e saj ku konsumojnë fërgesë të shoqëruar me bukë shtëpie dhe lëng rrushi. Pranë Piramidës, një monument komunist në rrënim e sipër, ndodhet Padam, në oborrin e të cilit ata konsumojnë një gotë verë.

Përsëri në Bllok, ku ju pret një margerita tek Colonial Café, një bar koktejesh me dekor qetësues Aziatiko-jugor dhe nargjile. Ndërsa tek Tribeca mund të konsumoni një negroni teksa dëgjoni versionin e rivizituar nga Madeleine Peyroux të “Dance me to the End of Love”. “Popullsia e qytetit është trefishuar më shumë se në 20 vjet, duke sjellë shqiptarët që dikur kishin emigruar dhe tani janë kthyer me njohuri të shkëlqyera të bareve, restoranteve dhe jetës së natës. Shefat dhe barmenët më të mirë kanë ardhur nga qytetet e mëdha evropiane prej ku fituan aftësitë të cilat ata po i ushtrojnë dhe po ua kalojnë me sukses të tjerëve”, thotë DJ i Tribecës, Lura Elezi. “Një energji e madhe vjen nga ky popull i ri që ka trashëguar mikpritjen dhe ngrohtësinë e Ballkanit të kombinuar me frymën e Mesdheut. Të gjithë këta të rinj udhëtojnë dhe shohin botën, dhe ne mendojmë se Tirana ka gjithçka që duhet për të qenë një vend i ri i preferuar”.

Së bashku me plazhet e Rivierës Shqiptare dhe pamjet e mrekullueshme natyrore në pjesën jugperëndimore të vendit në Detin Jon, Tirana e zhurmshme është një fillim i këndshëm, kozmopolit, për një aventurë bregdetare në Ballkan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here