Home Ditar Sali Berisha dhe bashkëpunëtoret e tij në rrjedhën e krimeve

Sali Berisha dhe bashkëpunëtoret e tij në rrjedhën e krimeve

195
0
SHARE

Unë, kam mendimin tim, se këta të djathtët të përzier me të ashtuquajtur “të majtë”, (LSI) e drejtuar nga Kryemadhi, duhet të shohin veten në pasqyrë se kujt i takojnë dhe i shërbejnë. Sali Berisha e ka prejardhjen nga Deti Kaspik i Rusisë (Gjeorgji), ardhur në Kosovë dhe ndërruan mbiemrin nga Sllav në Berisha. Mbas vendosjes në fshatin Viçidol të Tropojës, filloi nga veprimet kriminale duke i vënë dy herë zjarrin Malësisë së Gjakovës, gjë të cilën e dinë edhe tropojanët.

Sali Berisha filloi studimet në Universitetin e Mjekësisë në vitin 1962 dhe pas mbarimit, e mbajtën mjek kardiolog në spital, në Tiranë. Pas emerimit, Berisha nisi të përgatisë dokumentat për të hyrë në Parti. Vëllai i tij Selimi, mësues, kishte shoqëri me Idriz Shehin, të cilit i kërkoi ta ndihmonte Berishën për t’u pranuar në parti. Idrizi me makinën e degës e mori për ta takuar me persona të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, të cilët e tërhoqën Saliun si agjent të sigurimit me pseudonimin “Penecilina”. Më pas iu pranua kërkesa për të hyrë në Parti. Rregulli ishte që dosja e tij të mbahej në Drejtorinë e Sigurimit. Kur Ai erdhi në pushtet, e futi në burg Drejtorin e Sigurimit të Shtetit Zef Lokën, i cili ka qenë nje njeri i ndershëm. Por, Saliu ia shpërbleu duke e burgosur atë. Në atë kohë, nipi i Idrizit, Baki Shehu ishte gjeneral  në kohën e Partisë së Punës. Me hyrjen e demokracisë ai na çfaqet si deputet në PD.

Gjatë kohës që u bë sekretar i Partisë së Punës në spital, Sali Berishës iu shfaqen shenjat e para të sëmundjes psikike dhe për këtë arsye e dërguan në Austri nga Partia. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij neurolog Ylvi Vehbiu, për disa muaj. Kur Saliu erdhi në pushtet, mjeku neurologu u largua për në Amerikë, sepse e dinte se do të bëhej kurban nga Berisha, sepse ia dinte sëmundjen. Më pas ai martohet me vajzën e Rexhep Shehut, Sllobodankën, të cilës ia ndërruan emrin duke e pagëzuar “Liri”. Kur u prishëm me Jugosllavinë, të gjithë studentët  u kthyen, por Rexhepi qëndroi atje ku dhe u martua me Milicën, me të cilën lindën vajzën Sllobodanka, Lirinë! Më pas Saliu erdhi në Shqipëri me Lirinë. Vjehrri i tij, R. Shehu u lidh me UDB-në, sepse motra e milices ka qenë oficere e OZNES, para dhe pas çlirimit ka qenë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit për zhdukjen e shqiptarëve. Djali i saj ka qenë agjent i Millosheviçit, Salih Karadiç,  ngriti shoqërinë “Shqiponja” duke furnizuar me naftë e armë makinën ushtarake të Milloshit. Sigurimi i shtetit, siguroi të dhëna ku Rexhep Shehu e Milica ishin në shërbim të UDB. Dosja e tij më 1200 faqe dhe e Milicës 700 faqe ndodhen në Arkiven e Shtetit dhe nuk mund të zhduket. Por me anën e Gazidedes, ai arriti t’a zhdukte dosjen e tij, sepse edhe ai ishte i lidhur me UDB-në, por Saliu i dha pushtet të pakufishëm para ’97-ës. Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet e Berishës dhe gruas së tij në vitey ’97-98 janë botuar dhe në gazetën kosovarë “Koha Ditore”.

Berisha bënte stërvitje në brigadën ushtarake të Gardës, i cili bëri çmos që ta largonte Dine Abazin si mjek i Hysni Kapos dhe e realisoi duke e vënë dhe në dispozicion të S. Stefanit. Në atë kohë Berisha shkonte jashtë shtetit për analizat e antarëve të Byrosë politike dhe për specializim 6-12 muaj. UDB filloi përpunimin e tij në vitin 1974, tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit serb, Jugosllavi me pseudonimin “Bisturia”. Bisturia është dosja personale e tij, e cila ndodhet në Arkivat e UDB, ku edhe është i gjithë kontributi i tij në shërbim të tij. Më vonë zbulimi shqiptar, i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy të UDB, një kanal kalon nga fshati Vuçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe tjetri kanal vepron në Shkodër. Ky dokument i firmosur nga zv/drejtori i Sigurimit të shtetit, Sulejman Abazi. Me të marrë pushtetin Salih Karadiçi, urdhëroi menjëherë arrestimin e tij. Me ardhjen e demokracisë, Berisha filloi të shkruaj disda artikuj gazetash dhe ai shoqëerohesh nga M. Elezi.

Shërbimet e UDB-së përdorin çdo metodë që Saliu të zgjidhet kryetar i PD duke përdorur Rajsonin. Pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë aleat me shtetin islamik, bashkë me Gazideden u bënë terrorist shumë të rrezikshëm, lejoi të krijohet shiqata islamike dhe vetë kryetari i saj dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike nga Fondamentalizmi Islamik. Ai ka marrë qi ndra miliarda dollar bakshishe për gruan e tij bizhuteri, të cilat i mbajnë vetëm gratë e sheikëve. Këto problem i dinte Ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti.

Në vitin 1996, krijohen firmat piramidale dhe Sala deklaoi se firmat janë më të pastrat në Botë. Ai më vonë arrestoi Suden dhe i morën paratë ku pjesa më e madhe u futën në bodrume. Berisha është krijuesi i firmës “Gjallica” se Shemsie Kadria ishte shoqe e ngushtë e motrës së Lirisë.

UDB-ja përgatiti 2 prillin në Shkodër në bashkëpunim me politikanë të PD-së, P. Arbnori, Ali Spahija, A. Hajdari dhe Z. Perjaku, të cilët vranë Arben Brocin dhe tre të tjerë. Broci ishte i gjallë, po doktori Ali Spahia, tha se kishte vdekur, sepse aini ndali gjakun gjakun sepse e donte të vdekur. Në çdo murë shkruanin shkodranët: na e vranë djemtë me urdhër të S. Berishës, i porositur nga UDB-ja, i cili futi vëllavrasjen në gjithë Shqipërinë duke e filluar në Shkodër me 2 Prill dhe në fund vrau përveç Rasim Hoxhës në lezhë dhe Trebickës, vrau dhe Sokol Olldashin dhe Azemin më parë.

Sali Karadiçi (birë serbie), dhëndërr serbi, hapi depot e armëve, shkatërroi ushtrinë, policinë, mijëra shqiptar u vranë ndërvedi. Ikën me mijëra shqiptarë jashtë, u mbytën qindra në det. Saliu mblodhi ushtri e reservist të Veriut në Përmet të armatosur me gjithë teknikën luftarake për të  sulmuar jugun, Vlorën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Delvinën  ne tanke, autoblinda dhe avion bombardues. Mirëpo dy aviatorët, djem trima e fisnik, nuk vrasin vëllezërit e tyre, por thanë me radio se i hodhën bombat në det dhe ikën në aerodromin të Italisë. Sala me bishtin ndër shalë, u kthye me turp. Ai afroi Lulin e Vocërr se ishte bashkëpunëtor me të bijën e tij, prej tre vitesh në prishtinë mnë një hotel duke sajuar dosjet e oficerëve të UÇK-së, duke dy rroga në Shqipëri e Beograd. Kur erdhën në Shqipëri, Lulin e gradoi ministër Transporti dhe në rrugën e Kombit, i cili vodhi 350.000 dollarë. Lulin për këtë “trimëri”, Saliu e gradoi ministër të Jashtëm ku në bashkëpunim me firmë e vulë Sal-Lul i shitën 350 mijë kilometra katrorë det Greqisë.

Nga ky “sukses” Lulushin e Vocërr e gradoi gjeneral Ministër të Brendshëm dhe para kryeministrisë vrau katër vetë të pafajshëm. Kur do t’i paguaj këto prapësi Luli së bashku me Saliun? Po 26 vetë në Gërdec, nëpërmjet Zenit e Fatmir Mediut, qindra të plagosur; 27 burra, gra e fëmijë në Qafshtamë? Po 16 vetë në liqenin e Farkës? Po tonelatat e floririt Sali-Ilir ku u  fshehën apo në bankat Qipro-Zvicër? Po çiflikun e PD në Lazarat, kush e formoi duke marrë miliarda euro? Po trimi Saimir Tahiri e eleminoi këtë fole grenzash të PD-së e tani ata shpifin kundër Tij. Jo, jo, Vettingu do të zbulojë e dënojë zollumet, o Berishë!

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here