Home Sociale Sukses i merituar i prodhuesve të bukës

Sukses i merituar i prodhuesve të bukës

69
0
SHARE

Në fund të muajit shtator 2017, firma “Nela” vuri në funksionim prodhimin e bukës dhe nënprodukteve të brumrave me cilësi të lartë. Kjo firmë, me teknologjinë gjermane, ka prodhuar bukë për ushqimin e përditshëm me cilësi të lartë dhe me shumëllojshmëri sipas kërkesave të tregut, gjë që ka konkuruar denjësisht brenda vendit dhe kryesisht në Tiranë. Por tani i dhuron publikut të gjerë linjën për prodhimin e peteve të byrekët që do t’u shërbejë si byrektorëve ashtu edhe amvisave shtëpiake në gjithë Shqipërinë. Kjo linjë industrial, e para në vendin tonë, do t’i presë rrugën importit të këtij produkti, të cilat vinin nga jashtë me çmime të larta dhe me cilësi shumë herë më të ulët.

Gruri që përdor kjo firmë për prodhimin e bukës dhe përdorimin e brumrave, duke përfshirë eedhe petët e byrekut, është i cilësisë së lartë me gluten mbi 10-12 për qind. Firma “Nela”, importon grurë nga Kroacia, Franca, Ukrahina dhe ndonjë shtet tjetër. Por, njekohesisht grumbullon edhe grurë të prodhuar në vend kur plotëson ato kërkesa.

Mielli serb, përgjigjet presidenti i firmës, deri tani i futur nga Kosova, ka ardhur me cilësi shumë të dobët, me gluten 7 për qind, ndofta dhe më poshtë, e cila sipas mjekesisë nuk është i përshtatshëm për prodhime cilësore dhe i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Prandaj, Ministria e Bujqësisë, sektori i ushqimit duhet të presë rrugën. Siç vumë në dukje, kjo fabrikë është pronë e familjes Nela. Aty punojnë katër vëllezër, por përfaqësohen nga vëllai i tyre Avni Nela, i cili ka qenë dhe është frymëzuesi dhe iniciatori për krijimin e atij biznesi që sot konkuron denjësisht më fabrikat më të mira të botës. Ata janë vëllezër në tavolinë, por në realizimin e detyrave për mbarëvajtjen e punës, janë ortakë dhe çdo njeri përgjigjet për detyrën e ngarkuar, gjë që duhet ta marrin si shëmbull edhe familjet e tjera shqiptare.

Kjo korrektësi dhe ky unitet midis tyre ka bërë që edhe fabriken e kanë ngritur në një vend, që kanë spostuar shkëmbin dhe tani atje lulëzon fabrika katër katëshe, me të gjitha ambjentet, që nga bluarja e grurit deri tek prodhimi i petëve të byrekut. Nga laboratorët e analizave për çdo produkt brumi, deri tek salla e mbledhjes dhe zyrat përkatëse ka një vemendje të veçantë nga personeli. Çdokush që shkon për herë të parë çuditet si e kanë hequr atë masiv dheu dhe shkëmbi, e cila shkon rreth 20 metra lartësi, por vullneti për punë “çan malet” -thotë populli.

Pata fatin që vizita të bëja një vizitë në atë fabrikë gjigande. Dhe këtë surprizë, ma bëri President i  saj z. Avni Nela, me të cilin kisha pak kohë që njihesha dhe unë pranova ta vizitoja biznesin e tij dhe linjën e re të prodhimit. Atje dëgjon pak zhurmë, kur makineria prodhon miellin, por pluhur nuk duket gjekundi. Më bëri përshtypje thjeshtësia e komunikimit me përgjegjësit e çdo sektori dhe me punëtorët, të gjithë me buzë në gaz. Takova edhe një kolegun tim, ish oficer madhor, i cili foli fjalët më të mira për drejtuesit e kësaj fabrike. Prandaj, z. Avni si tiranas, e meriton plotësisht se “Tiranasit dinë të sillen me njerëzit. Ata i hapën zemrën por edhe shpirtin çdo njeriu që u trokiti në derë. Z. Avni Nela është vetë model i sjelljeve së mirë, ndaj dhe vartësit që shërbejnë në dyqanet e tregtimit, janë të tillë. Model janë edhe punëtorët që japin kontributin e tyre në prodhimin e brumrave të ndryshem.

Në lagjen ku unë banoj, është dyqani që shet prodhime buke dhe llojeve të ndryshme të ëmbëlsirave. Në atë dyqan shërbejnë dy vajza të reja, me korrektësi dhe edukatë. Kjo më kishte bërë përshtypje dhe u kisha  premtuar të bëja një shkrim. Por, ja që rastësia e solli që të njihesha me pronarin, të cilit i thashë për konsideratën që ishte krijuar nga shërbimi shumë i mirë i tyre.

Unë e uroj firmën “Nela”, të shërbejë  si motor lëvizës në të gjithë Shqipërinë. Le të hapë edhe kurse kualifikimi për të vendosur dyqane dhe punishte për nënproduktet e brumit edhe në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni e kudo ku ato e shikojnë si domosdoshmëri për shërbimin ndaj popullit.

SEJDIN DUÇKOLLARI

Kryetar i Shoqatës Shqipëri-Amerikë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here