Home Opinion Të dashurohesh me “viktimat” e tua.

Të dashurohesh me “viktimat” e tua.

74
0
SHARE

Nga Mero Baze*

Opozita nuk mund të mos mblidhej sot për çfarë ka ndodhur. Edhe gjuha e saj e ashpër kundër kryeministrit nuk është tepërim. Çdo opozitë do ta bënte në vend të saj këtë gjë.

Por një gjë nuk do ta bënte simbolikisht asnjë idiot . Të thërriste viktimat e luftës së saj politike dhe trofet e fitoreve të veta, si të barabartë në krye të vendit.

Njeriu që I dha tonin tryezës opozitare quhet Koço Kokdhima. Nuk ka ndonjë rëndësi pse ai ka qenë mik I Edi Ramës. Miqësitë shkojnë e vijnë dhe njeriu ka të drejt ti ndryshoj ato. Por ai është trofeu I vetëm I betejës poltiko logjore të opozitës së Lulzim Bashës kundër qeverisë Edi Ramës, mandatin e kaluar.

Nga ana tjetër, ajo që nuk ka ndryshuar akoma tek Koço Kokdhima, është aksioni I tij I vetëm politik në historinë e këtij vendi, për kanabizimin e Shqipërisë.

Ai nuk është vetëm ideatori I liberalizimit të kanabisit, por është një iniciator me vepra konkrete në këtë drejtim. Ai ka bërë lobing publik dhe politik për këtë çështje, ka bërë takime në popull, ka takuar viktima të kanabisit dhe e ka kthyer atë në kal beteje.

Për shkak të afërsisë së tij të madhe me Edi Ramën në vitin 2015, beteja e tij për liberalizimin e kanabisit, u muar dhe si një sinjal që Edi Rama kishte mbyllur një sy për atë që po ndodhte.

Më pas Kokdhma u prish me Edi Ramën, për shkak se rama I hapi rrugë aksionit opozitar, për ta çuar Kokdhmën para Gjykatës Kushtetuese.

Nën paranojën se ai e shiti mandatn e tij në Gjykatë Kushtetuese nga presioni I amabsadorëve të Perëndimit, Kokdhima u prish me Edi Ramën, dhe ju bashkua disa nismave , përfshi dhe LSI, për të bllokuar dhe rrëzuar qeverinë Rama.

Pamvarësishtë pozicionit të ri,  ai kurrë nuk ka bërë qoftë dhe një deklaratë për të tërhequr platformën e tij të “Zgjidhjes” së çështjes së kanabisit, përmes liberalizimit të tij.

Ai vazhdon të mbetet politikani I parë dhe i vetëm në Shqipëri, që e ka këtë objektiv të jetës së tij politike.

Duke e u ulur sot në krye të vendit në tryezën e opozitës, Lulzim Basha vetëm sa ka bërë qesharake një çështje serioze të opozitës, siç është beteja kundër qeverisë për këtë çështje.

Shqipëria ka nevojë të japi prova serioze për shkëputje të fortë dhe të qartë nga histori e drogës dhe bandave që kanë lidhje me politikën nga Shkodra, Elbasani, Vlora e Saranda.

Por mes atyre ndaj të cilëve duhet të distancohet politika shqiptare, Koço Kokdhima është në krye të listës. Ai jo vetëm që duhet të izolohet politikisht, por ndaj tij duhet të procedohet dhe penalisht, pasi ka bërë presion publik për të lejuar kanabizimin e vendit.

Duke vendosur atë në krye të vendit në tryzën opozitare, Lulzim Basha e banalizon tërësisht energjitë opozitare. Dhe ajo që është më e keqja, kam frikë se e bën, nga kurreshetja, përse Edi Rama e mbante afër atë njeri. Me siguri mendon se ka zbuluar një talent dhe në këtë pikë ka nevojë të flas më gjatë me Berishën.

Kurjzoiteti I tij për rivalin dhe ish mikun e tij, e bën atë sot, një lider qesharak opozitar, që në vend që ta paraqes Kokdhimën si një troife të betejës së tij kundër Ramës, po na  e nxjerr si një hero kundër Ramës.

Me këtë llogjikë I bie, që nëse Saimir Tahiri dorhiqet dhe përballet me drejtësinë duke e fituar betejën, dhe për këtë shkak të mërzitet me Edi Ramën dhe PS, Basha ta ftoj dhe atë në tryeza opozitare. Dhe kështu të vazhdoj pa fund, duke marr viktimat e luftës së tij politike si heronj, në pritje pë rtë marr ënë sini kokën e Edi Ramës.

Koço Kokdhimën nuk e çoi Edi Rama në Gjykatë Kushtetuese, por opozita. Ai ka humbur mandatin prej Lulzim Bashës. Nga një dorë ja kemi dhënë të gjithë, por Bashën vurëm para me dosj enë duar. Tani nëse Lulzim Basha nuk di të mbroj as sukseset e veta, nuk ka pse ja jep meritat Edi Ramës. Se megjithë dhimbjen që ka ai mund të ketë akoma për ish mikun e vet, Edi Ramës I bëhet nder ta quaj Kokdhimën vitkimë të tij. Dhe këtë dhuratë vetëm një kryeopozitar si Lulzim Basha mund t’ia bëj. Ai që mendon se cdo gjë që flak Edi Rama, duhet shijuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here