Home Ditar U nda nga jeta veterani Zog Hysenaj

U nda nga jeta veterani Zog Hysenaj

90
0
SHARE

Në Tiranë, pas një sëmundje të gjatë, i pushoi zemra një pasardhësi të veteranit Zog Sokol Hysenaj nga Geghyseni i Malësisë së Gjakovës. Zog Hysenaj rridhte nga një familje e njohur atdhetare. Babai i tij, Sokol Rama ka qenë partizan në UNÇl. Ishte njeri i urtë, punëtor i ndershëm dhe familjar shembullor.

Arsimin 7-vjeçar Zog Hysenaj e kreu në vendlindje, të mesmen për teknik ndërtimi kur për dhjetë vite punoi atje ku ishte e nevojshme në qytetin Bajram Curri. Ishte njeri i brumosur me cilësitë më të mira të një veterani.

Ai ka qenë një aktivist i shquar, shkrimtar, këngëtar, valltar dhe instrumentist i veglave muzikore popullore, pjesëmarrës në disa festivale brenda dhe jashtë Atdheut. Zog Hysenaj ka qenë shumë dashamirës  bamirës me njerëzit dhe një prind shembullor. Për vëllezërit dhe motrat e tij ai ka qenë një diell ndriçues sepse ato mbetën jetimë në moshë të vogël, pasi prindërit e tyre u ndanë nga jeta në moshë të re. Ky veteran i nderuar, ka lënë disa vepra letrare të botuara dhe të tjera në dorëshkrim. Ai herë pas herë shkruante në revistën “Zemra shqiptare”.

Vdekja e tij e parakohëshme shkaktoi dhimbje shumë të mëdha, jo vetëm në familje, por edhe në shoqërinë që Zog Hysenaj ka patur brenda Shqipërisë. Disa herë ka kënduar edhe me këngëtarin e famshëm Dervish Shaqe dhe të tjerë. Ai ishte edhe valltar virtuoz, shumë i nderuar e i pëlqyer. Ai u përcuall për në banesën e fundit, me të gjitha nderimet e merituara nga familja dhe shoqëria më 20 Tetor 2017.

Nuredin S.Lushaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here