Home Politike 73-vjetori i çlirimit të Kukësit dhe Prizrenit

73-vjetori i çlirimit të Kukësit dhe Prizrenit

91
0
SHARE

Më 18 Nëntor 1944, 73 vjet më parë, u çlirua Kukësi nga forcat partizane të Brigadës së 18-të Sulmuese. Një ditë më parë, më 17 Nëntor 1944, u çlirua Tirana dhe më pas Prizreni nga forcat kryesore partizane rë Brigadës V-të Sulmuese, Heroinë e Popullit nga partizanët e batalionit IV-të të Brigadës së 18-të Sulmuese dhe Brigada IV-t partizane sulmuese Shqiptare e Kosovës.

Një koinçidencë më 17 Nëntor 1944, kemi çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranën nga bijtë e saj partizanë, po në këtë datë kemi Çlirimin e Prizrenit nga partizanet shqiptar, qytetin historic të Lidhjes së Prizrenit. Nga fillimi i muajit Tetor 1944, gjendja në Qarkun e Dibrës, përfshi edhe Dibrën e madhe, pothuaj ishte normalizuar. Në territorin e saj nuk ndodhej asnjë forcë ushtarake gjermane, po kështu mund të thuhet dhe për forcat mercenare në shërbimin e nazistëve gjermane kishin pësuar një goditje të rëndë e shpartalluar. Në gjithë qarkun e Dibrës e në Dibër të Madhe, vepronin këshillat Nacionalçlirimtare të zgjedhur nga vetë populli.

Ndërsa në Qarkun e Kukësit në këtë kohë kishim një situatë krejt të kundërt, në territorin e saj veoronin forca të shumta gjermane, të cilët ishin përqëndruar si komandë në Kukës, ndërsa forcat ishin përqëndruar në pikat kyçe që të siguronin me çdo mënyrë rrugën automobilistike Prizren-Kukës-Shkodër. E njëjta gjë dhe në garmizonin e Prizrenit.

Sipas vlerësimit të komandëës eprore gjermane, kjo rrugë ishte një nga rrugët e vetmeë për tërheqjen e trupave nga Greqia veriore e Maqedonia. Nga muaji Shtator 1944, vepronte Brigada e V-të Sulmuese dhe forcat partizane të Kukësit…Në fillim të muajit Tetor, komanda e Brigadës XVI—II Sulmuese, mori urdhër të zhvendosej në Qarkun e Kukësit ku do të zëvëndësonte forcat e Brigadës V-të Sulmuese, e cila me urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm do të kalonte në malësinë e Gjakovës për t’u ardhur në ndihmë popullsisë shqiptare të Kosovës në luftën e përbashkët Antifashiste kundër pushtuesve gjermanë. Komanda e Brigadës në përputhje me urdhërin e marrë për kalimin në Qarkun e Kukësit, organizoi lëvizjen e reparteve dhe përcaktoi zonat ku do të përqëndroheshin çdo batalion, të cilët u dislokuan: Batalioni i I-rë në fshatrat në afërsi të Kukësit dhe të rrugës Kukës-Morinë, me detyrat kryesore të godiste forcat gjermane që do të lëviznin në aksin rrugor Prizren-Kukës dhe anasjelltas, po kështu të goditeshin forcat gjermane të dislokuara në pikat kyçe për sigurimin e forcave të tyre Prizren-Kukës.

Batalioni i II-të në të majtë të rrugës Kukës-Shemri në rajonin e fshatrave Suraj-Kalimash me detyrë kryesore të godiste çdo lëvizje të gjermanëve. Batalioni III-të në fshatrat e Bicaj. Në goditjen e gjermaneve dhe mercenarëve që mund të vepronin prapa shpine të forcave partizane, njëkohësisht rezervë e Komandës së Brigadës.

Batalioni IV-t në zonën e Gorës dhe nënprefekturën e Dragoshit në Kosovë dhe në fshatrat gjatë rruges Morinë-Prizren me detyrë kryesore të goditen forcat gjermane e mercenare të dislokuara ose lëviznin nga Prizreni në drejtim të Dragoshit për të tërhequr vemendjen e forcave partizane nga rruga kryesore Prizren-Kukës. Pra, batalioni IV-t ka vepruar përtej kufirit shtetëror të vitit 1913. Periudha e fillimit të Tetorit – 17 Nëntor 1944, ka qenë periudha e goditjeve te njëra pas tjetrës të forcave gjermane e kryesore, ishte në rrugën Prizren-Kukës, të cilën rrugë komanda gjermane e ka quajtur “rruga e vdekjes”. Krahas goditjeve të forcave të Brigadës 18-të Sulmuese, forcat gjermane morën goditje të njëpasnjëshme nga forcat e Brigadës V-të Sulmuese. Mbasi çliroi Gjakovën, tërë forcat i përqëndroi në drejtim të Prizrenit. Këto goditje krijuan kushte për t’i dhënë goditjen përfundimtare forcave gjermane,  mercenarëve te përqëndruar në prizren dhe të bëhej çlirimi i saj. Komanda e Brigadës V Sulmuese, pasi çliroi Gjakovën, merr urdhër nga komanda e Divizionit IV të UNÇ të Shqipërisë për çlirimin e qytetit të Prizrenit, që ishte një nga nyjet e rëndësishme të komunikacionit për ushtrinë gjermane. Për të realizuar këtë detyrë e vijoi në dispozicion batalioni VI-t të brigadës 18-të Sulmuese dhe Brigada e IV-t shqiptare e Kosovës.

Goditjet filluan nga data 15, 16 dhe grushti përfundimtar ju dha në darkën e datës 16 Nëntor në të gdhirë data 17 Nëntor 1944. Forcat gjermane e mercenare u tërhoqën, qyteti i Prizrenit u çlirua. Ajo që duhet nënvizuar, partizanet çlirimtar shqiptar u pritën me një gëzim e dashuri dhe dyert e shtëpive të tyre qenë të hapura dhe u pritën me bujarinë e tyre. Data 17 Nëntor 1944, është data historike të LANÇ që kemi çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë nga bijtë e saj partizan, por kjo datë, ka dhe vlerën e saj se u çlirua qyteti i Lidhjes së Prizrenit e vitit 1878… Lidhja Shqiptare ku kumboj zëri i fortë i Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit etj.

Komanda e Brigadës 18-të S, gjatë kohës që zhvilloheshin luftimet për çlirimin e Prizrenit, përgatiti planin e goditjes së njëherëshme të forcave të garnizonit gjerman në qytetin e Kukësit, pas çlirimit të Prizrenit. Qyteti do të sulmohej nga dy drejtime me forcat e tre batalioneve. Batalioni i I-rë që ishte dislokuar në rrugën Prizren-Kukës në pritje të forcave të mundëshme gjermane që do të tërhiqeshin nga prizreni, mbasi t’i godiste ato, pa humbur kohë të dislokohej në vendlindje të qytetit nga kodrat e Ram hasit deri te Kulla e Lumes për të qenë në gatishmëri me sulme në drejtim të qytetit. Batalioni II-të e i III-të do të vepronin në Jugperëndim të qytetit, me detyrë që të sulmonin kazermat e Kolshit, të rrethonin e të asgjesonin forcat që ndodheshin në to dhe të krijonin kushte për të sulmuar në drejtim të qytetit dhe të godisnin forcat që mund të tërhiqeshin nga qyteti.

Përgatitja për sulm do të përgatitej gjatë natës së 17 nëntorit dhe sulmi do të fillonte në mëngjesin e datës 18 nëntor 1944. Ky plan nuk u realizua, se gjermanët u tërhoqën natën e 17 Nëntorit duke hedhur urën e Drinit të Zi në erë. Kollona që u tërhoq u godit nga batalioni i tretë në rrugën Klosh të Shëmrisë. Çlirimi i qytetit të Kukësit megjithëse qëndër e vogël administrative, kishte rëndësi të madhe se ishte qendra e Qarkut të Kukësit. Partizanët u pritën me dashuri të madhe, me respekt e bujari. Në disa qarqe, bashkëluftëtarët, çlirimtarët kanë qenë nga shumë krahina, nga Jugu, Shqipëria e Mesme e nga Dibra, mati, kukësi, kosova. Këto ishin vllazëri me krahina, kishin një ideal: Shqipëri të çliruar dhe një pushtet të dalë nga populli me votën e lirë dhe pushteti që do t’i shërbente popullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here