Home Ditar 77 vite, Greqia i shpall gjendje lufte Shqipërisë

77 vite, Greqia i shpall gjendje lufte Shqipërisë

147
0
SHARE

-27 vite në tranzicion, shqiptarët luftë kundër vendit!-

Monarko-fashistët grek që prej çlirimit të vendit tonë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse provokojnë në kufirin tonë të Jugut. Pothuajse çdo ditë kryhen sulme të armatosura kundër rojeve tona kufitare, kundër popullit tonë punëtor e paqedashës, kundër limonave e bregdetit tonë. Monarko-fashistët grek, pretendojnë se Vorio-Epiri është tokë greke, Gjirokastra, Korça e Himara. Në vitin 1949, më 2 Gusht, ata shkelën befasisht territorin tonë me forca ushtarake megjithë llojet e armëve. Forcat tona ushtarake ju përgjigjën me të njejtën monedhë. Ushtarët e oficerët tanë trima i përzunë me bisht ndër shalë fashistët grekë. Ata “u bënë trima” sepse Konferenca e Parisit votoi në favor të fashistëve grek që pjesa jugore është tokë greke! Por trimat shqiptarë asnjë pëllëmbë tokë nuk ia lejuan askujt duke e mbrojtur me fanatizëm deri me jetën. U desh “Plakushi i gështenjave” me Lulin e Vocërr që i shitën 35 mijë kilometra katrorë det Greqisë për xhepat e tyre.

27 vite të ashtuquajtur “demokraci” është zhvilluar një luftë jo për të shkatërruar vendin, luftë për pushtet dhe karrike; luftë me sharje, mallkime, shpifje nga më zollumqaret nga njerëz të shitur tek të huajt. P.sh Saliu, dhëndërri i serbes, i urdhëruar nga UDB si agjent i Serbisë “Bisturi” s’la gjë pa bërë me klikën e tij, Gazideden e kompani, duke shkatërruar punën, gjakun dhe djersën tonë, me të cilën kishim rindërtuar e ndërtuar çdo gjë që në regjimin komunist. I shkatërruan duke i shitur, djegur  dhe çuar për skrap makineritë deri në tanke e avion të vemdit tonë. Vrau e preu “plakushi serb” i gështenjave që më 2 Prill në Shkodër, katër të rinj me orientim të UDB; krijoi firmat piramidale dhe doli për të folur publikisht para popullit.

Dhe populli, shiti çdo gjë: dhinë e lopën e vetme të fëmijëve, tokë e shtëpi duke i future paratë në firmat piramidale, ku thuhej se ishin paratë më të pastra në Botë! Pasojat i dinë të gjithë. Ai urdhëroi hapjen e depove të armëve dhe u bë kërdija. Mijëra të vrarë deri dhe fëmijë, gra e pleq, më shumë se në luftën e dytë Botërore. Për xhelozi e frikë për të mbrojtur karriken e tij, vrau Arben Brocin, A. Hajdarin e S. Olldashin e të tjerë;  tragjedia në Gërdec, në të cilën u vranë 26 vetë;  në Qaf Shtamë pati 27 vetë duke ngelur në tunelet e armatimeve; anijen e Vlorës në Otranto ku u mbytën 85 jetë njerëzit duke mbetur në fund të detit, gra e fëmijë; 16 të tjerë në liqenin e Farkës etj. etj.

Ai mobilizoi ushtrinë erezerviste të Veriut për të sulmuar Jugun; grumbulloi në Përmet të gjithë teknikën luftarake si tanke, avione, dy pilotët me vionin luftarak i ngarkoi me bomba për të bombarduar jugun. Por dy pilotët trima, me radio lajmëruan Saliun dhe Zhulalin: “se e kryen me sukses detyrën” duke i hedhur bombat në det dhe u ulën në aerodromin e Italisë, per t’ë shmangur një tragjedi të çmëndur për të vrarë vëllezërit e tyre. Saliu u kthye me bisht ndërshalë. Por përsëri Ai u ngrit duke bërë grusht shteti me mercenarë e banditë kundër shtetit dhe vrau A. Hajdarin i furnizoi me shoqatën “Shqiponja” makinën luftarake të Millosheviçit duke i ndërguar armë e naftë për të vrarë vëllezërit kosovarë. 100 trima kosovarë erdhën për stërvitje ushtarake, 50 të tjerë në Mal të Dajtit dhe 50 tek Liqejt e Ballshit në Elbasan. Kur e mori vesh Saliu dhe Gazidedja, disa i dëbuan, disa të tjerë i burgosën. Por edhe Adem Jasharin e burgosi, duke i thënë Millosheviçit se luftëtarët e UÇK-së janë komita, kaçak mali dhe mos i keni frikë.

Për hatër të vajzës së tij, e cila punoi tre vjet në Prishtinë me Lulin e Vocërr duke plotësuar dosjet shpifëse për oficerët e UÇK-së si kriminelë lufte, e afroj Lulin duke e graduar 3 herë për “merita”, i cili vodhi 230 mije dollar në rrugën e Kombit, i shiti detin Greqisë; vrau 4 qytetar para Kryeministrisë etj. Ne, populli e kuptuam se në mbështetje të Saliut paska vepruar “Ilir Floriri” duke u përdredhur herë majtas e herë djathtas i ndihmuar nga P. Vasillaqi dhe “trimëresha” Kryemadhi. Kjo, duke qenë dibrane do të imitojë dibranen N. Xhunglini sepse edhe ajo, kur vdiq E. Hoxha komandoi Shqipërinë. Edhe Kryemadhi e quajti të “vdekur” Ilirin kur dorëzoi testën e Partisë, të LSI-së dhe komandën e  Partisë së saj familjare, së bashku me P.Vasilin, L.Ramën e “zgjuar” .

Por, Kryemadhi e mendjepakta, ka mësuar diçka nga historia për Shote Galicën, e cila kur u vra Azem Galica, Ajo urdhëroi luftëtarët të fshihnin kufomën e tij dhe veshi rrobat e Azemit, vuri qeleshen në kokë, pushkën me fishekë në krah dhe i hypi kalit duke iu vërsulur armiqve duke thirrur me zë të lartë: “O, o priteni Azem Galicën, o hej”, ushtonte vendi prej thirrjeve të saj. Por, e ka kot Kryemadhi, se as sa gishti i këmbëve të Nexhmies e Shotës nuk vlen, e cila del çdo ditë  duke kërcënuar Edi Ramën dhe qeverinë e Tij me fjalët më fyese: hajdut mbaje hajdutin, drogmen e të tjera fjalë të ulta, që nuk i kanë hije një kryetare partie që ndodhet në opozitë. Kot e keni Luli, Sali dhe kryemadhi, sepse nuk ngrihet stani me lepuj dhe me kotec.

Çfarë opozite është ajo, kur për gjithë këto arritje të Qeverisë Rama, nuk thonë një fjalë të mirë, duke parë se si ka lulëzuar Tirana dhe ndërtimi i shumë veprave e arritjeve në të gjithë vendin. Por, të më falin lexuesit, se po t’i shpëtojë një “fjalë” Edi Ramës, ngrihen orë e çast në television, gazeta, Parlament e kudo. Por, kurrë nuk do të fitojnë për të hypur në pushtet. Por, disa kriminelë e hajdut që ulërasin bashkë me “Ilir floririn”, presim që Vettingu t’I çojë në burg, sepse aty e kanë vendin. Karvani i Rilindjes ecën përpara, ndërsa opozitarët e bashkuar le të lehin!

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here