Home Politike Ahmetaj: 2016-a, viti i parë me sufiçit buxhetor në 25 vite

Ahmetaj: 2016-a, viti i parë me sufiçit buxhetor në 25 vite

74
0
SHARE

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend po diskutohet edhe projektligji për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2016.

 Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka vlerësuar 2016-ën si të parin vit në 25 vite që është mbyllur me me sufiçit buxhetor. Gjithashtu Ahmetaj e vlerësoi vitin e kaluar si të suksesshëm edhe në luftën kundër informalitetit.

“2016-a, viti i parë me sufiçit buxhetor në 25 vite. 2016-a viti i avancimit të anti-informalitetit. Investimet vazhdojnë të jenë gjeneratori kryesor i rritjes ekonomike”, deklaroi Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit.

Një tjetër pikë ku ndal Ahmetaj për 2016-ën, ka qenë edhe borxhi publik, për të cilin ministri i Financave theksoi se në vitin që kemi lënë pas filloi trajektoren rënëse.

“2016 ndau dy kohë dhe korrektoi të gjithë trashëgiminë e borxhit. Shënoi vitin e parë që lamë pas krizën dhe u larguam nga skenari grek”, u shpreh Ahmetaj.

Loading…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here