Home Ditar Burrë shembullor në çdo drejtim

Burrë shembullor në çdo drejtim

70
0
SHARE

Në Maj 2014, si zakonisht në mëngjes, dalim e takohemi me shokë dhe miq nga të gjitha anët e Atdheut në Laprakën e bukur të Tiranës. Ndalojmë dhe ulemi tek klubi afër një pishe. Kërcet muhabeti “për Shkup e Shkodër”, siç i thonë shprehjes popullore. Më thërret një burrë shtatlartë, si kreshnik bjeshke, më ftoi me një buzëqeshje të ëmbël në tavolinën e oborrit të klubit. Hajde, byjrum o burri i malësisë së Gjakovës! Ngrihet në këmbë dhe më shtrëngon dorën, sikur njiheshim prej vitesh. U ula pranë tij. Ky ishte Jak Binaku nga fshati Mëzi i rrethit Pukë. Një burrë i zgjuar, i kthjellët, burrëror, shumë tërheqës për burrat e vendit e të kuvendit.

Më tregoi me dashamirësi për interesimin e tij për mua. Por, për me sa kuptova, ai më njihte me “rrënjë e dhëmballë”. Më foli shkurtimisht për familjen, prindërit, kushërinjtë, fshatin e me radhë. Më porositi një kafe dhe fërnet dhe për vete ujë të pa gazuar. Më tregoi për hallet dhe shëndetin e tij. Vuan te nga diabeti i shkalles së parë e të tjera si shumëkush. Shkëmbyem numra e telefonave. Ai më pyeti për shumë tropojanëë të mirë, burra me vlerë. I them Jakut: “Burrat e mirë, pyesin  për burrat e mirë…”. Ai që nga ajo ditë Maji 2014, është bërë një ndër shokët e miqtë më të mirë të shpirtit e të jetës. Takohemi shumë shpesh me njeri-tjetrin për të pirë kafe duke u bashkuar edhe me shumë shokë të tjerë pukjanë duke i respektuar ato. Mirëpo ditët dhe vitet ikin shpejt “si ujët nën urë” siç thotë një shprehje e vjetër malësore. Më 23 Tetor 2017, në mëngjes takohem me Tonin nga Iballa me fytët të nxirë dhe më thirri: Nuredin! Foli si i trëmbur sa me njëherë u shqetësova. Ata më thanë: Jak Binaku na la! Na u prenë fjalët dhe si të trullosur qëndruam rreth tre minuta në këmbë pa folur. E pyes: kur bëhet varrimi? Shumë i mërzitur më përgjigjet: nesër në 3 pasdite, sepse ka djalin, vëllanë, nipa dhe mbesa jashtë shtetit deri në Amerikë…  Të nesermen në mëngjes takoj një tjetër pukjan, Pashk Lulin, shok me Jak Binak Markun. Edhe ai e kishte dëgjuar rastësisht sikur edhe unë. Më priu Pashku, por fatkeqësisht ai ishte varrosur me 23 Tetor 2017. Ngushëlluam familjen e tij, por ata si të zënë në faj, na kërkuan falje për mos njoftimin tonë.

Gjatë kohës që ne ishim njohur me Jak Binakun , unë i kisha kërkuar disa të dhëna për katragjyshin, gjyshin, babain e tij për t’i bërë ndonjë artikull. Por ai u tregua shumë modest. Për këtë familje të nderuar, më kish folur fjalët më të mira Marash Delia (Blinisht), Pash Luli, Market Gjergji, Tonini etj. Për të nderuar Jak Binakun, për ngushëllim në familjen e tij kanë qenë më se dymijë vetë dhe qindra të tjerë nga larg kanë dërguar ngushëllimet e tyre pranë familjes së tij.

Shkurtimisht kush ishte Jak Binak Marku? Ishte i dt. 22 Tetor 1950, lindur në një familje me tradita atdhetare të Shkodrës si truall burrash me besë, bujari, dera e shtëpisë e hapur natë e ditë si për mikun, zemren dhe xhepin e kanë patur plot, sofra  e bukës gjendej e shtruar gjithmonë për njerëzit.Mark Bala ka qenë burrë me zë, vozar natë e ditë në Drin. Kur ia kalonte lumin i merrte njerëzit e i çonte mysafir në shtëpinë e tij, po këtë rrugë të lavdishme ndoqën babai, vëllezërit e Jakut. Ai u rrit me vështirësi të mëdha ekonomike si qindra malësore e malesore me pak tokë, pak bagëti, por me zemrat plot bujari dhe dashuri njerëzore. Arsimin fillor dhe 7-vjeçar i kreu në vendlindje.

I detyruar nga hallet ekonomike që në moshën 13 vjeçare filloi punën si kamarier në Rruga-Ura në vitin 1963. Në këtë kohë po punohej për ndërtimin e rrugës së re Fushë-Arres-Fierzës, qëndra ishte në Mëzi. Aty punoi tre vjet 1963 deri në fund 1966, pastaj në 1967 filloi të punojë deri në fund të 1969. Gjatë kësaj kohe u specializua për përdorimin e motosharrës në një kurs njëmujor në qytetin e Elbasanit, ishte i vetmi specialist në stabiliment të Fushë-Arresit. Sherbimin ushtarak e kreu në Repartin Ushtarak kundërajror nr.6720 për dy vjet deri në fund të vitit 1971. Me vështirësi u fut në punë në hidrocentralin e Fierzës sepse ishin formuar koop. Bujqësore në Shqipëri.

NëNPP të Fierzës si kamarier e banakier në 1071-1975, pastaj nga 1975-1988 punoi në ndermarrjen tregtare Pukë, në klubin e Dardhës 5 vjet, më pas shitës në fshatin Mëzi. Gjithnjë u dallua për punë me cilësi dhe për realizimin e planit shtetëror. Nga vitet 1988-1993, shërbeu në Parkun automobilistik të Fushë-Arresit, përgjegjës i grupit të makinave të transportit derisa kjo ndermarrje u shpërbë dhe u privatizua. Pasi kaloi peripecitë nga një aksident me makinë duke shpëtuar vet dhe njerëzit ne vitin 1999 erdhi familjarisht në Bathore të Tiranës. Gjatë viteve 2000-2005 punoi në ndërmarrjen elektrike në Tiranë dhe gjatë viteve 2006-2012 punoi në spitalin civil ”Nënë Tereza”, roje i sigurisë. Nga viti 2013-2015 doli në KEMP. Gjatë gjithë jetës së tij u karakterizua nga një ndërgjegje lartë në punë ku ka marre me dhjetra Fletë-lavderimi, nderi e tituj nga ndërmarrjet shtetërore. Ka qenë anëtar i këshillit të komunës në Fierzë, në Kamës nga 2003-2011. Pa shkëputje nga puna në Fushë-Arrez, ai mbaroi shkollën e mesme në Iballë të Pukës duke shkuar e u kthyer në këmbë.

Jak Binaku ka meritën e tij shumë të lartë se ka qenë shpirtmire, nuk e ka nxitur të keqen, por ka pajtuar më se 506 raste të vështira familjare dhe punoi me zgjuarsi për të mos i rivrarë njerëzit. Në familje ka patur të shoqen, Marien, grua fisnike për tërë jetën me tëcilën lindën e rritën pesë fëmijë, si pesë yje. Maria punonjëse shëndetësie, nd/mjeke, seriose dhe edukatore e lartë me respect nga i ka rënë për të punuar e jetuar dhe shërbyer me nder.

Jaku ka patur qëndrim burrëror në shtëpi gjatë LANÇ. Babai ka pritur e përcjellë partizanët dhe xhaxhai, Mark prendi  shkoi me deshirë partizan në brigadën 22-të. Të p[esë fëmijët: Artani, Altini, janë arsimuar me rezultate shëmbullore, kurse Arbeni po mbaron masterin. Vajzat e Jakut: Rita dhe Rudina kanë mbaruar të lartën për Infermiere dhe Agronome ndersa vëllezërit Ndou me arsim të lartë për matematikë, Zefi nuk e ka lëshuar vendlindjen, jeton e punon me nder në Mëzi të Pukës. Lush Binaku i shërben shtetit tonë në SHBA, ka qene officer policie në Pukë, Durrës, Tiranë etj. Këto janë pak të dhëna për këtë familje shumë të nderuar dhe bujare pukjane me emër të madh jo vetëm në Pukë, porn ë të gjithë  veriun e Shqipërisë dhe meriton të shkruhet një monografi familjare për t’I thënë tash 5 breza për emrin e Jak Binakut dhe i veprës së tij është i pavdekshëm.

NUREDIN SADIK LUSHAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here