Home Ditar Dëshmori i pare qe vritet më 8 nëntor 1941

Dëshmori i pare qe vritet më 8 nëntor 1941

78
0
SHARE

-“Shokë, keni për të parë, ne tani do të çlirohemi më shpejt”. Kështu tha Koci Bako kur mori vesh se po krijohej Partia Komuniste-

Më 8 Nëntor 1941, në Tiranë, formohet Partia Komuniste Shqiptare. Më 8 Nëntor 1941, vritet komunisti i parë, Koci Bako. Ai lindi në Korçë në vitin 1905. Jeta e vështirë në fëmijëri, vuajtjet e tij dhe të familjes, e bënë të urrejë me forcë të pasurit dhe regjimin, e kalitën me një guxim të madh dhe të papërkulur për të luftuar më një guxim të madh dhë të papërkulur për të luftuar me vendosmëri, për të çliruar të varfërit nga vuajtjet, papunësia dhe shfrytëzimi. Kjo e bëri atë të shikojë me besim nga vendi ku triumfoi Revolucioni i madh i Tetorit. Koci Bako u bë anëtar i grupit komunist të Korçës dhe filloi jetën revolucionare. Ai punoi me të gjitha forcat e tij për përhapjen e ideve komuniste; ishte një komunist i vendosur; kishte besim të patundur në fitoren e klasës punëtore dhe të komunizmit. Aktiviteti i tij tërhoqi vemendjen e spiunëve të regjimit, të autoriteteve të vendit, të cilët e cilësuan Koci Bakon si komunist të rrezikshëm dhe  ëmbëltoren e tij, çerdhe të të kuqve. Për këtë, më 1918, atë e arrestuan duke e akuzuar se në ëmbëltoren e tij dëgjohej vazhdimisht “Radio Moska”. Autoritetet qeveritare, me gjithë presionin dhe torturat që përdorën, nuk nxuarrën asnjë të dhënë nga Koci dhe, më në fund, u detyruan ta lirojnë.

Koci Bako nuk ishte vetëm një revolucionar propagandist, por dhe një revolucionar i aksionit. Ai çfaqi gatishmërinë dhe dëshirën për të shkuar vullnetar në Spanjë, për të luftuar fashizmin me armë në dorë. Po kjo dëshirë nuk ju realizua, sepse qeveria nuk i dha pasaportë, si element i dyshimtë që ishte për të.

Në Prill të vitit 1939, Koci ishte nga të parët që mori pjesë në demostratat, doli vullnetar për të luftuar okupatorët fashistë dhe më vonë vazhdoi aktivitetin revolucionar në kushtet e reja të pushtimit.

Pas demostratës së madhe antifashiste në Tiranë, më 28 tetor 1941, ishte vendosur që edhe në Korçë të organizohej një demonstrate e gjerëë antifashiste më 8 nëntor 1941. Një ditë para kësaj date, shokët e Korçës u vunë në dijeni se traktativat midis grupeve komuniste shqiptare, megjithë pengesat e hasura, kishin shkuar përpara dhe çështja e themelimit të Partisë pritej të realizohej nga ora në orë. Këto njoftimr u pritën dhe u aprovuan me gëzim të madh nga gjithë komunistët. Koci Bakua u entusiazmua për këtë ngjarje të madhe dhe u tha shokëve: “Tani fuqia jonë do të shtohet dhe do të forcohet, lufta jonë do të marrë një karakter të gjërë dhe më të organizuar dhe ne do të mund t’i kryejmë detyrat tona më mirë, si kundrejt popullit tonë ashtu edhe kundrejt lëvizjes revolucionare e komuniste ndërkombëtare”.

Më 8 Nëntor 1941, Koci Bakua u bashkua me shokët e tjerë, me turmat e popullit dhe doli në krye për të filluar demostratën e madhe. I vendosur, ai marshon me shokë në krye të demostratës. Buçasin parrullat antifashiste: “Rriftë Shqipëria e lirë! Jashtë okupatoret! Rroftë populli shqiptar! Poshtë fashizmi!”. Kur domostruesit përshkojnë tregun, me ta bashkohen edhe fshatarët. Pastaj turma e madhe derdhet si lumë në rruge të tjera dhe drejt bulevardit. Fashistët dhe agjentët e tyre, alarmohen nga ky shpërthim i fuqishëm i popullit. Ata fillojnë të ndjekin demostratën dhe përgatiten për ta sulmuar dhe për ta shpërndarë. Demostruesit ecnin bulevardit. Një kapiten Italian shkon përpara demostruesve, bërtet me inat dhe kërcënon. Po pa mbaruar mirë fjalën, duart e fuqishme të demostruesve e përfshijnë për gryke dhe e shtrijnë përtokë.

Përleshja fillon e ashpër. Fashistët hapin zjarr. Hedhin bomba dhe qëllojnë me armë. Plagosen mbi dyzet veta, ndërmjet të cilëve dhe komunisti trim Koci Bako, i cili merr tre plumba. Por megjithatë, ai si një hero i vërtetë, nuk mposhtet, përpiqet të ngrihet dhe thërret me sa fuqi që kishte: “Poshtë fashizmi!” Rroftë populli shqiptar!”. Ai luftonte për rininë dhe e dinte pse luftonte dhe mundohej t’u hapte rrugën, luftoi bashkë me shokët e tij dhe kishte dëshirë të luftonte deri në fund të jetës së tij me guxim të madh dhe një vendosmëri të hekurt.

Spiunët, kur shikojnë përpjekjet e Koci Bakos për të vazhduar betejën, tmerrohen. Njeri prej tyre i afrohet trimit të papërkulur dhe e qëllon me revole. Heroi Koci Bako bie pa ndjenja dhe zemra e tij e madhe dhe bujare, pushon së rrahuri. Ishte dita kur lindi Partia Komuniste Shqiptare! Me fjalën e saj në zemër, me idealin e saj në gji, bijtë dhe bijat e popullit u ngritën në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. “Kush bie për Atdheun, ai ka fituar diçka të shenjtë që nuk mund ta fitojë çdo njeri, të drejtën që populli të vijë përpara varrit të tij dhe të përulet me respekt të thellë”.

Koci Bako ishte Dëshmori i parë që vritej  në krye të demostratës së 8 Nëntorit 1941, që një popull i tërë të ngrihej në luftë.

***

“Përpara shokë, ta ngrini sa më lart flamurin e fitores!”

Ylbere Bilibashi me nëntë shokë ra  në një pritë të gjermanëve. Shokët u vranë. Ajo mbeti vetëm kundra dhjetra armiqsh. Shtërngonte armën dhe vështronte lëvizjet e armikut. Nuk fliste. Për të fliste vetëm arma e saj, ajo armë, krisma e së cilës kishin jehuar në male, fusha dhe do të vazhdonin të jehonin në vitet e luftës partizane. Pushka e partizanëve qëllonte mbi armikun …

Ylbere Bilibashi doli partizane shumë e re. Kur u dëgjuan maleve krismat e para të armëve partizane, ajo rrëmbeu pushkën dhe e hodhi në supin e saj të njomë.

Ishte e dhënë pas letërsisë dhe lexonte shumë netëve, poezitë e zjarrta të Migjenit. Futej në mjerimin e popullit dhe shtrëngonte pushkën partizane, sit ë donte të ndryshonte gjithçka tregohej në “legjendën e misrit” dhe këtë donte ta bënte vetëm me tytën e pushkës partizane. Asaj i pëlqente edhe romani “Nëna” i Maksim Gorkit. Jetonte me personazhet e tij, futej në mendimet e nënës së Pavlit dhe tok me të ecte nëpër ngjarjet e kohës. Donte të bëhej e vendosur si Ai.

Me idealet e së ardhmes së bukur dhe me urrejtjen e thellë për armikun, luftonte me guxim. Nëpërmjet shënjestrës së pushkës së saj, vështronte armikun. Kështu e pa edhe atë ditë kur ai sa vinte e po ngushtonte rrethimin. Ajo qëndronte heroikisht si komuniste e vërtetë. Luftonte për Atdheun e saj, për popullin e saj. Krismat e pushkës së saj oshëtinin njëra pas tjetrës. Ylberja u plagos rëndë dhe ra përtokë pa ndjenja. Armiqtë edhe të plagosur, e torturuan. Dikush e goditi me shkelma, dikush i ra me kamzhik, ndërsa një kapiten SS e kapi për flokësh dhe i drejtoi revolverin në ballë. Partizania qëndroi krenare. Nuk u tremb. Shtërngoi grushtat. Gjermani bërtiti i zëmëruar: -Do të thuash me zë të lartë “Poshtë komunistët!”

Ylberja e vështronte tërë urrejtje. Ai e përsëriti kërkesën duke u bërë gati të hiqte këmbëzën. Ajo ngriti kokën lart dhe pa edhe njëherë qiellin. Kërkoi me sy një pjesë të kaltër të tij, e vështroi, pastaj, duke ulur kokën, e përqëndroi shikimin te tyta e armës që i qe drejtuar por pati frikë, pati frikë se mos plumbi ia ndërpriste fjalët aq aq fort i kishte për zemër. Parandaj u nxitua dhe foli. Foli shpejt e fort që plumbi të mos mund ta ndërpriste. Thirri:

-Rrofshin komunistët!

Krisma e revolverit të kapitaniut SS nuk u dëgjua menjëherë. Mbi atë krismë, mbi plumbat e armikut, u ngritën fjalët “Rrofshin komunistët!” për të cilat Ylberja dha jetën e saj të re. Ishte Tetori i vitit 1944. Ajo mbeti përjetësisht në kujtesën e atyre maleve ku dha jetën, mbeti tok me fjalët e zjarrta “Rrofshin komunistët!” që ushtojnë me krenari anembanë vendit tonë të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here