Home Ditar Kur po trokisnin ditët e Çlirimit

Kur po trokisnin ditët e Çlirimit

53
0
SHARE

Lufta për Çlirimin e Tiranës, angazhoi forca të shumta partizane. Nga një ditë në tjetrën, partizanët fitonin terren në qytete gjer sa u çlirua tërë ajo pjesë e qytetit që shkon nga rruga e Barrikadave drejt lagjes së Medresesë dhe zonës së Kinostudios. Njoftohemi nga shokët për një mbledhje të ngutëshme me udhëzime lidhur me reaksionin dhe kalimin në zonën e çliruar. Ndërkaq vendosëm që bashkë me të tjerët të hidheshim në ngritje të barrikadave në rrugën “Konferenca e Pezës”, meqenëse do të vazhdonte lufta në pjesën e paçliruar të qytetit dhe u përqendruam në ngritjen e barrikadës së madhe aty pranë Shtëpisë së Oficereve, duke ardhur nga rruga Him Kolli. Bunkeri gjerman i sheshit qendror herë pas here kërciste dhe na pengonte deri diku për ngritjen e barrikadës, por më në fund iu arrit qëllimit. Sipas udhëzimit,  bashkë me të tjerë shokë të Lëvizjes NÇ kaluam nëpërmjet rrugës Fortuzi, nëpër hendeqet e llogoret e krijuara në Bulevardin kryesor, ku herë pas herë dëgjoheshin edhe krismat e bunkerit gjerman të sheshit qendror. Pas disa përpjekjeve kaluam në zonën e çliruar dhe morëm frymë lirisht. Nuk kaluan veçse pak ditë dhe Tirana u çlirua përfundimisht.

Ndërkohë ish lajmëruar nga shoku im Xheladin Malta që të bashkoheshim me grupin artistik të Priskës. Dhe ashtu bëra. Si instrumentist njohja mirë tre vogla muzikore kitarën, violinën dhe mandolinën. Grupi artistik zbriti nga Priska dhe filluan provat për shfaqen teatrale që do të jepej në mbrqmjen solemne të 28 Nëntorit përpara Qeverisë Demokratike dhe autoriteteve të tjera. Ishte fjala për dramën ose më mirë pjesën  teatrale “Partizanët” me autor Fatmir Gjatën. Meqenese ishte menduar që në antraktet e shfaqjes të jepej edhe një concert orkestral, u përpoqëm që të formohej edhe grupi orkestral vetëm me partizanë e njerëz të Lëvizjes NÇ. Dhe grupi u formua shpejt e shpejt. Bënin pjesë: Hysen Pelinku (kitarë), Xhuvi Havaja (kitarë havajan), Andon Xhaçka (kitare), Xheladin Malta (mandoline), Stilian Adhami (benç), Vasil Cimbi (mandolinë) etj. Mbeteshin vetëm rreth 10 ditë për t’u përgatitur koncerti, natyrisht me disa këngë partizazane dhe pjesë të tjera të lehta, pak a shumë të njohura që të përvetësoheshin nga të gjithë. Na dhanë instrumentat secilit dhe nga një uniformë partizane, kështu nja dhjetë ditë ditë i kaluam në Kinema “Kosova” duke bërë prova.

Erdhi 28 Nëntori dhe në mbrëmje u dha shfaqja dhe koncerti me sukses. Të gjithë ishin të gëzuar, që gjithshka doli mirë dhe u pëlqye nga udhëheqja. Sigurisht ishte fjala për aktorë e instrumentistë amatorë. Nja dy instrumentiste thuajse profesionistë na vinin vërdallë që të futeshin në grupin orkestral, por nuk i pranuan, se ata kishin dhënë koncert gjatë fashizmit e nazizmit. Pas çlirimit ata u përkrahën nga pushteti popullor, me që ishin të talentuar dhe u dërguan edhe jashtë për specializim.

Sipas një lajmërimi nga Rinia Antifashiste e Tiranës, botuar në Buletinin e Luftës Nacionalçlirimtare dt.28 Nëntor 1944 thuhej kështu për shfaqjen: “Sonde Rinia Antifashiste e Tiranës dhe ajo e Divizionit I-rë, çfaqin në Sinema “Kosova” dramën “Partizanët” dhe pjesë të ndryshme muzikore e korale. Biletat shpërndahen gratis në Shtëpinë e Rinisë te godina e ish oficerave. Edhe në programin për kremtimin e 28 nëntorit, botuar po te ky bulletin, është vënë në program, ora 20. Shfaqja do të transmetohej edhe me anën e Radio-Tiranës dhe do të luhej për disa net me rradhe për popullin, ushtrinë, organizatat antifashiste etj.

Në parakalimin e fitimtarëve përpara Hotel ”Dajtit” dhe përbri tribunës qëndrore qëndronim edhe ne me  banderolën “Rinia Universitare Antifashiste”. Brohoritjet s’kishin të mbaruar dhe ne e ndjenim veten plot entuziasëm për ditët e mira që do të vinin pas dhe të kënaqur për atë gur sado të vogël që vumë edhe ne në themelet e kësaj godine të madhe.

Të nesermen, më 29 nëntor, u organizua një miting i madh përpara Kuvendit Popullor, në sheshin e Universitetit, ku foli Nako Spiro, i cili theksoi qartë se në ato moment ishte marrë njoftimi se edhe Shkodra ishte çliruar dhe me të, mbarë Shqipëria.

***

Festat jubilare të nëntorit, madhështia e krenarisë së popullit shqiptar

Ngjarjet e mëdha historike të Nëntorit, kanë vlera të mëdha jetike, pesha, rëndësia dhe mesazhi që na transmetojnë këto ngjarje, janë më se kulmore, pasi përbëjnë historinë më të ndritshme të kombit tonë. Këto ngjarje u transmetojnë brezave mesazhe të forta reflektimi për shoqërinë shqiptare. Këto dy ngjarje, 28 dhe 29 Nëntori, përbëjnë identitetin e historisë së Kombit tonë

Shqipëria dhe shqiptarët, ngjarjet e jubileut të Nëntorit me histori madhështorë. Ka kaluar 73 vjet nga dita e Çlirimit, kur janë prodhuar ngjarjet më të mëdha që populli shqiptar nuk i ka prodhuar gjatë gjithë ekzistences së tij, i cili njihet si populli më i vjetër në Ballkan. Pavarësia më 28 Nëntor 1912 dhe Çlirimi i vendit më 29 Nëntor 1944, na shtrojnë detyrën që këto ngjarje historike duhet të dijmë t’i nderojmëë dhe t’i festojmë me madhështi. Zerat që mundohen ta fashitin dh eta mohojnë ditën e Çlirimit më 29 Nëntor duke i vendosur të dy festat më 28 nëntor,  gabohen, se perveç dokumentave, këtë datë e mbajnë gjallë shumë prej dëshmitarëve të kohës, të cilët i kemi gjallë dhe vërtetojnë këtë realitet konkret dhe faktik. Këto zëra nuk bëjnë gjë tjetër, veçse mundohen të mohojnë Luftën e madhe Antifashiste të bërë nga populli shqiptar dhe ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare. LANÇl është krenaria dhe lavdia e popullit shqiptar, për të cilën nuk flasin vetëm njerëzit që jetojnë dhe dokumentat, por edhe ato të kancelarëve Evropiane që ishin prezentë me përfaqësuesit e tyre pranë forcave ANÇ. Dataën e Çlirimit e vendosën çlirimtarët, të cilët derdhën gjakun dhe flijuan jetën e tyre për liri e demokraci pa e ditur se çfarë do të ndodhte më vonë me sakrificat, ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Ata nuk ishin që në fillimet e tyre komunistë, por përkrahës të ideve të mëdha për lirinë nga pushtuesit e huaj prandaj dhe duhet të nderohen e respektohen për sakrificat e tyre gjatë luftës.

Respektimi dhe ndërgjegjësimi për këto ngjarje të mëdha historike, kërkojnë që njerëzit të jenë të vemëndshëm para këtyre ngjarjeve historike dhe për t’i treguar Botës, se Shqipëria dhe shqiptarët historinë e kanë parë dhe e kanë zgjidhur me mendje e kulturë dhe jo me grykën e pushkës. Ne kemi dhënë e vërtetuar se populli shqiptar ka qenë shëmbull dhe këtë e identifikojnë qëndrimet kombëtare si shpallja e pavarësisë më 28 Nëntor 1912, e cila ka vepruar në një situatë tepër të rëndë dhe të acaruar kur Shqipërinë kërkonin ta coptonin. Veprimtaria e mënçur e udhëheqësit historik, diplomatit, plakut të Vlorës  dhe e rilindasve që e ndoqën këtë process, arritën ta kapërcejnë ngërçin e coptimit të Shqipërisë. Arriti Plaku i Vlorës t’i ndalojë programet antishqiptare të fqinjëve shovinistë që kërkonin asimilin e popullit shqiptar nga hapësira e gadishullit Ballkanik, Shpallja e Pavarësisë ishtee fitorja legjitime e trojeve shqiptare që kishin derdhur gjakun lum ndër shekuj kundër sunduesve osmanë.

Shqipëria gjeti veten e saj të vulosur poër herë të parë si Shtët, duke kurorëzuar dhe finalizuar aspiratën she shpirtin kryengritës të shqiptarëve sidomos ngjarjet e viteve 1910-1912 kundër sunduesit osman dhe ndaj politikës së vjetër të shovinistëve të shteteve fqinje të vëndit tonë Ngjarjet që sollën pavarësinë, janë përpjekjet historike që rridhnin nga vetë epoka e lavdishme e shqiptarëve, të cilet kërkonin kurdoherë mëmëvetësinë dhe shtetin e tyre të adhuruar që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Pejës, Kongresi i Manastirit, kryengritjet antiosmane të viteve 1910-1912, memorandumet e tyre të vazhdueshme deri sa arritën fitoren e madhe e u bënë shtetformues më 25 Nëntor 1912.

Shteti shqiptar i sapoformuar nuk mund të kishte jetë të gjatë, arsyet dihen edhe sot; si shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore  Shqipërinë e ktheu në një shesh lufte dhe të lakmuar prej shteteve fqinje. Ajo nuk mundi ta arrinte autoritetin e saj shtetëror, u bë pjesë lufte, e cila solli pasoja dhe nuk u arrit që ta gëzonin pavarësinë e saposhpallur. Shqipëria nga kjo luftë nuk arriti të fitojë asgjë nga dëmet e shkaktuara  nga kjo luftë. Shqipëria kurdoherë ka vuajtur, është dhunuar dhe është kërcënuar nga fuqitë e mëdha, liria dhe pavarësia e saj është sjell rrotull prej tyre dhe ne nuk erdhëm aq lehtë deri në ditët e sotme. U desh të kapërcejmë me shumë mundime e vuajtje duke u përballur si asnjëherë në luftë, që ishte më mizorja, më shkatërrimtare Lufta e Dytë Botërore. Kjo luftë pati për në koston më të madhe, me 28 mijë dëshmorë, sa e sa invalid dhe plotësisht të shkatërruar atë pak ekonomi që kishin. Në këtë luftë të madhe të përbotshme, përballë makinës së madhe ushtarake të nazifashizmit gjerman e Italian, edhe Shqipëria u rreshtua në bllokun antifashist Rusi-SHBA-Angli, që përbënin forcën morale e materiale të popujve. Pjesmarrja e Shqipërisë në këtë luftë të përmasave të mëdha, ishte një nga epopetë më të lavdishme të popullit dhe ushtrisë partizane që në thellësinë morale të saj kishte lirinë, pavarësinë, paqen dhe dinjitetin e shtetit shqiptar.

Kontributet e LANÇl të forcave partizane në këtë luftë, janë me vlera të mëdha. Fronti NÇl qëndroi kurdoherë në krye të luftës kundër pushtuesve, ndërsa pjesa tjetër, forcat ballisto-zogiste u bënë pjesë e forcave pushtuese dhe kundër frontit NÇl për çlirimin e vendit. Për bashkëpunimin e këtyre forcave me pushtuesin, flasin dëshmitarët e kohës por, edhe dokumentat arkivore të UNÇ dhe ato të huaja të mbështetura në kronikat e zhvillimit të luftrave apo të takimeve të ekspertëve të të dy palëve. Si mundet të mos vlerësohen simbolet e Luftës  NÇl, dita e Çlirimit, rënia e Dëshmorëve të Atdheut, që flijuan jetën me vetëdije të plotë,për çmimin që detyrohet të paguaj një komb për t’u bërë i lirë dhe i pavarur.

Dëshmorët janë lavdia dhe krenaria e kombit, pasaporta historike e historisë sonë kombëtare. Toka jonë amtare, çdo pëllëmbë e saj u vadit me gjakun e bijave e bijvë tanë të Shqipërisë. Në kujtim dhe nderim të tyre përjetësisht populli ynë u ka ngritur këngën, episodin, tregimin. Kënga për ta ka qenë statusi i parë dhe lapidary më i lartë i dëshmorit. Dashurinë e kanë përgjithësuar në art. Vendet e Evropës për ta kanë ngritur vepra arti në vende më të dashura duke treguar kujdes të madh për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre, i quajnë simbole të shenjta Fakti është shumë kokëfortë, se Dëshmorët e Atdheut u flasin të gjallëve sot, nesër dhe në të ardhmen nëpërmjet varreve, lapidarëve, monumenteve, pllakave përkujtimore. Edhe mbishkrimet në të japin imazhin e jetës. Dëshmorët i kanë vlerësuar në vazhdimësi se janë Lavdi dhe krenaria e kombit, mbeten dëshmitarë të ndërgjegjes historike. Luigj Gurakuqi shkruan: “…Një popull që nderon burrat e vet…ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndjensi të rrallë”.

Kujtimi dhe nderimi i Dëshmorëve të Atdheut, na forcojnë bindjen, se vlerësimet dhe ruajtja e simboleve është me shumë vlerë, se ato pasqyrojnë historinë e popullit tonë në shekuj, përbëjnë pasurinë kombëtare me vlera të pallogaritshme për historine e vendit tonë po humbën, po u tretën, humbet identiteti i luftës dhe i sakrificës, mundi dhe gjaku i popullit tonë.

Dëshmorët që ranë në këtë luftë vigane, nuk janë më midis nesh, por ata nuk vdiqën, kujtimi dhe vepra e tyre do të rrojnë në jetë të jetëve në zemrat tona. Sakrifica e tyre më e lartë do të na shërbejë vazhdimisht si shëmbull për punë përherë më të mëdha, për përmbushjen e plotë të idealit për të cilin ata dhanë jetën. Prandaj p[ërkujtimi dhe përjetësimi i këtyre  ngjarjeve të mëdha historike  për përshkuan vendin tonë gjatë luftës për çlirimin kombëtar është një detyrë e madhe patriotike. Këto ngjarje e figura historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, duhet të mbeten të skalitura në kujtesën e popullit

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here