Home Sociale Një projekt për Myzeqenë

Një projekt për Myzeqenë

167
0
SHARE

Federata kombetare e pyjeve, pasi ka lobuar per vite te tera dhe nuk ka arritur te binde qeverine per te ndryshuar politikat pyjore, duke e pare se Shqiperia malore eshte tashme e cveshur, si dhe duke gjykuar mbi realitetin e ri social ne Myzeqe, ku aktualisht banon shumica e Shqiptareve, ka studjuar zhvillimet me te fundit si dhe oportunitetet per ti kthyer kesaj fushe, bukurite e madheshtine qe thuhet se ka patur ne Kohen e Ilireve, I propozon qeverise se Shqiperise realizimin e nje projekti me vlera te jashtezakoneshme ekologjike e ekonomike per Myzeqene.  Propozimi eshte per nje projekt qe perfshihet ne zhvillimin rural te Myzeqese, dhe titullohet cdo shtepi me nje pyll kopesht.

Vizioni

Imagjinoni vehten në nje oborr myzeqar I mbjelle me drure, ku shumica e tyre prodhojnë fruta. Fruta të pjekur apo ne pjekje e sipër që vijnë nga arrorë qe  formojnë një kurorë të hapur të pyllit. Nëse vëreni me vëmendje , ju do dalloni fruta plot shëndet në shumicën e degëve, si ullinj, fiq,  pjeshkë, mollë, kajsi, zerdeli, shege, lajthi e gështenja. Shkurret poshte sikur mbyllin hapësirat e dritës qe e lejon kurora te bjerë drejt tokës. Janë plot manaferra, lajthi e të tjerë fruta më pak të njohur, lule e arrorë në kohë të ndryshme të vitit. Lule të vendit, barishte të ngrënëshme, bime e zarzavate njëvjecare që krijojnë një shtresë që mbulon tokën.. Shume prejt tyre përdoren për ushqim apo si bimë mjekësore. Disa prej tyre tërheqin insekte të dobishme, zogjtë e fluturat. Të tjerë veprojnë si tokëformues, ose thjeshte largojnë bimët e dëmshme.

Herë pas herë duken kacavjerrese te pyllit (pse jo edhe hardhi) që u ngjiten drurëve, shkurreve, duke i varur  frutat në mes te gjetheve si kivi, vastake të rrushit, e fruta që vijnë nga lule te vecanta. Gjithë këto bimë e mbeshtesin njera tjetren, ndërsa grumbullojne energjine rrënjët e tyre për ta përdorur më vonë si dhe për ta përdorur për  nevojat e tyre për energji në dimër.

Vecorite e fiushës së Myzeqesë:

Fusha e Myzeqesë, përbën njësinë gjeografike me pjellore te vendit tonë. Thellesia e tokë, afësia me detin ,pershkrimi i saj nga lumenjte kryesore te vendit, si dhe origjian e formimit, rezultante e gerryerjes se pjeses me te madhe te maleve ne perendim të saj, e bëjnë atë realisht një perlë për vendin, me vecori ekologjike unike. Myzeqeja  eshte fusha më e madhe dhe e rëndësishme e vendit tonë, përfshin gjithë pjesën jugore të Ultësirës Bregdetare. Gjeografikisht ajo fillon tek shkëmbi I Kavajës ne veri e përfundon nkur takohet apo edhe pasi e kapercen lumen e Vjoses  në jug, aty ku takohet me territore te rrethit të Vlorës, në një gjatësi prej 100 km, dhe që nga bregdeti në perëndim e deri tek kodrat e Drasisë e Mallakstrës në lindje me një gjërësi maksimale prej rreth 50 km. Në kohë të lashta me Myzeqe kuptohej një territor I kufizuar që shtrihej në të dy anët e Semanit dhe që thirrej “dheu I butë”. Më vonë nën këtë term filloi të përfshihej gjithë territori mids rrjedhjeve të poshtme të Vjosës e Semanit, dmth përtej shkumbinit e Vjosës nën fushë e Kavajës në veri dhe dhe mbi bregun e Majtë të vjosës në jug, pra sit ë thuash u prana si një hapësirë midis shkumbinit në veri dhe Vjosës në Jug, pasi gjeografikisht pjesë e saj është edhe fusha në jug të Vjosës apo pjesa në very të Shkumbinit, duke formuar një unitet klimatik e natyror me Myzeqene. Duke llogaritur edhe kodrat kyjo hapsire gjeografike zen 1800 km2 nga të cilat 100 km2 I zene lagunat karavasta e Narte.

Në pjesën më të madhe fusha e Myzeqesë shtrihet në lartësi të vogla mbi det që lëvizin nga 0-20 m, duke përfshirë edhe ultësira sin ë Hoxharë e Divjake që janë nën nivelin e detit. Lartësitë më të mëdha hasen ne pjesën lindore , ku fillojnë të ngrihen lartësitë që e kufizojnë Myzeqene ne lindje. Pjerrësia dominuse është ajo lindje perëndim. Nje tjetër pjerrësi që dallohet në këtë fushë të butë është ajo midis shtretërve të lumenjve dhe hapësirës midis tyre.

Dominuese për rreth shtretërve të lumenjve në rrjedhën e tyre të poshtme janë tokat aluvionale. Janë toka të lehta që dominohen nga rëra subargjila, por që dominohen nga lagështira), e pranë bregdetit ju lënë vendin tokave ranore.

Vendin e kenetave qe u thanë pas luftës së dytë botërore e kanë zënë tokat mocalore. Dallohen për përqindje të lartë të lëndës organike (5-8%) e reaksion bazik , si dhe prani të lartë të kripërave minerale (potas azot fosfor). Nga pikpamja e përbërjes mëkanike predominon argjila. Duke u afruar tek bregdeti fillon të dominojnë tokat më përmbajtje te lartë të kripës.

Vendosja në anë të adriatikut, relievitte ulët fushor e kodrinor, janë faktorë themlorë lokalë që ndikojnë . Kjo bën që klima të dominohet nga uniformiteti e ndryshime të pakonsiderueshme

Fusha merr sasi të mëdha orësh diellore. Vlera e diellzimit arrin ne 2840 ore/vit ne Fier, rreth 400 orë më teper se sanë Shkodër ((2442 or/vit). Numri I ditëve me diell ne fushë arrin 341 dite (Fier e Kucove). Ne tre muajt e veres nuk ka asnjë ditë pa diell.

Erërat luajnë rol të rëndësishëm në formimin e klimës së fushës. Mbizotërojë erërat lindore e juglindore. Temperatura mesate e Janarit rezulton 9.2 grade ne Vlorë. Maksimumi absolut ne Kucove rezulton 43.9oC.

Sasia mesatere vjetore e reshjeve ne fushën e Myzeqese eshte 1000 mm ne vit. Thatesira vjetor zgjat 10 deri 12 jave cka krijon stress per kulturat bujqesore njevjecare. Shpërndarja vjetore e reshjeve ne fushën e Myzeqesë është e parregullt. Vërehen edhe mjaft raste ekstreme. Tipike janë rreshjet intensive per 24 orë në Fier (345 mm) dhe Lushnjë (256 mm). Breshëri vrojtohet pothuaj në cdo stinë të vitit, por më shpesh në Dimër. Janari ka pothuaj në gjithë fushën një ditë me breshër. Gjatë stinës së verës vrojtohet numër I vogël ditësh me breshër (0.1 ditë). Janë brizat bregdetare të cilave u dedikohet kjo kohe e shkurtër me breshër. Mesatarisht në terrotirn e ultësirës ka 3-8 ditë me breshër që shpesh shoqërohen me dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore njëvjecare.

Kjo fushë mendohet se ka qenë ne lashtësi një pyll gjigand, që fillonte nga rrethinat e shkodres e përfundonte ne Vlore. Mendohet qe ky pyll është shfrytezuar në mënyre intensive, asi Iliria u pushtua nga romaket, të vilet e donin lëndën drusore, kryesiht nga druri i dushkut Qurcus robur “rrenja”. Pas luftës së dytë botërore, fusha e Myzeqesë u cvesh pothuaj tërësisht nga bimët drusre dhe u kthye totalisht në prodhuese te dritherave bazuar në bimët njevjecare. Kjo e ka perkeqesuar kualitetin e jetes se banoreve, pasi dielli I verës bëhet i padurueshem, ashtu edhe si stinet e tjera, ne nje vend ku bimet shumevjecare drusore mungojne totalisht.

Imagjinoni që ju jetoni në periferi tipike të vonë në mesin e shekullit e 21-te ne nje nga fshatrat myzeqare ku projekti eshte zbatuar. Ju dhe fqinjët tuaj për rreth fshatit e kanë kthyer oborrin e tyre para, anash apo pas shtëpise në kopësht pyjor me lloje të ndryshme pemësh. Frutat dhe arrat fryhen në degëzat ku  ata ndodhen, shkurret me kokrra varen nëpër gardhe. Ju kaloni në trotuar dhe ndukni ato.  Fruta të ndryshëm jeshilë,  të kuq, blu, kafe e shumëngjyrësh rriten në shtegun ku ju kaloni- ndërkohë që ju të gjithëve u njihni emrat dhe vlerat. Lulet kanë celur kudo. Aroma e mbush ajrin me zukatjen e insekteve nëfluturimin  e tyre të paracaktuar. I gjithë pejsazhi është transformuar në një parajsë me gjëra të ngrënëshme. Disa nga kopshtiet më të herëshme tashmë I kanë kaluar 50 vitet , dhe ata që I studjojnë kanë mësuar mjaft rreth projektimit  të ekosistemit dhe zhvillimit të tij.

Disa njerëz kanë krijuar kopshte modeste, por ama prodhues dhe plot bukuri. Shumë nga këta ofrojnë prodhime të ndryshme, në termat e llojeve dhe produkteve, si për kohën kur prodhimet vilen, ashtu edhe për vendin ku ato kultivohen.

Sidoqoftë kopshtarë të ndryshëm fokusohen në qëllime të ndryshme. Dikush fokusohet në prodhimin e kokrrave, të tjerë në prodhimin e arrive të ndryshme. Të tjerë preferojnë zarzavate shumëvjecare apo bimë mjekësore që e durojnë hijen. Të tjerë pëlqejne shetitijen nëpr kopësht  në mbrëmje pas nje dite të gjatë pune. Për secilin ka të bëjë me jetesën në një vend të bukur, I rilidhur me natyrën dhe me vetvehten  e vertete.

Të tjerë njerëz projektojnë dhe menaxhojnë kopshtet e tyre. Ata marrin prodhime më të larta, bimë mjekësore si dhe produkte të tjera. Disa bimë të dobishme apo të tjera mbushin vendet më të përshtatëshme në këto kopshtie. Këto kopshtare e harxhojnë një pjesë të kohës së tyre duke vjelë përpunuar, apo hedhur e shitur produktet e punës së tyre, jo per heqje të bimëve të këqia apo për mbjellje.Në disa raste njerëz të ndryshëm menaxhojnë dhe ërdorin të njëjtin kopësht për qëllime të ndryshme, dikush për ushqim, dikush për bletën dhe mjaltin, dikush për bimë mjeksore, apo bimë për ngjyrosje. Disa nga këto kopshtie kanë qasjen e fermës dhe ndërsa rriten ata lidhen me kopshtije të tjera. Disa industry të reja të vilave janë ngritur bazuar në prodhimin cooperative në shakllë të vogël, që përpunojnë e marketojnë duke përdorur produkte të prodhuara në vendin e tyre. Sidoqoftë lidhjet e ndërtuara shkojnëmirë  dhe përtej lidhjeve ekonomike.

Sa më shumë njerëzit vendosen në kopshtarinë pyjore, duke rehabilituar lloje të përshtëshme ekologjike për kopshtiet e tyre, dhe duke e bërë tokën më të shëndetëshme e  pjellore, një numër ngjarjesh ekologjie ndodhin: Së pari më shumë zogj fillojnë të banojnë në këto pejsazhe të ndërtuar nga njerëzit, sepse shtohen sasia e insekteve.Si ekuilibër I ekosistemit fillon të formohet  me ndihmën tonë, amfibët e zvaranikët kthehen. Më pas njerëzit do vene re që ka më pak sëmundje në pejsazhet e tyre, dhe pesticidet filloj në të përdoren më pak se sa ato përdoreshin më parë. Ndërsa toka përmirësohet, pemët behën edhe më të shendetëshme dhe më pak ujë kalon nëpër kanalet e rrugëve. Njerëzit e shohin se ka nevojë për më pak plehra kimike dhe ujitje, ndërsa koha ecen përpara. Shëndeti I përrenjve e kanaleve me ujë , liqeneve , puseve  dhe lumenjve e lagunave përmirësohet pasi më pak element ushqyes që shpëlahen nga toka I mbushin ato, si dhe pakësohen tokat e ngjehsura nga punimi I përvitshëm me traktor të rëndë, si dhe doza të lartë plehrash kimike. Peshqipt shtohen. Fragment pyjeshte vgla më përpara të izoluara lidhen me njëri tjetrin nëpmjet kopshteve pyjore të cdo familjeje vjen ne ekuilibër ekologjik dhe shpërndahet nëpër vende të banuara. Oborret e shtëpive bëhen shtigje për bimët dhe kafshët për tu lidhur me fqinjët , qe më përpara ndaheshin nga mure betony me pamje jo të këndëshme. Secila qasje ka të mira dhe të meta, por njerëzit shpejt e kuptojnë dhe e shiojnë të bukurën që u dhuron jete me te mire, ajer te paster e  ushqime të shijshme. Kjo është një rrugë që rrjetit të jetës ti hapet rruga e të bëhet realitet.

Aktualisht njerëzit  e pëlqejne idenë e një bahceje rreth shtepise, qe me pak shpjegime mund te kthehet ne kopsht pyjor. Nëse mbështet financiarisht sado pak ajo mund të përqafohet si nënë Myzeqe. Tek e fundit ka qenë në traditën tonë, që cdo shtepi të kishte një bahce për rreth me sa më shume lloje drurësh, ku nuk mungonin edhe llojet pyjore, e kjo tradite vjen nga thellesia e shekujve.    Ajo që mund tejetë ndryshe, është të menduarit paraprak dhe arritje e objektivave që të krijohet një ekosistem ku llojet që mbillen të bashkëveprojnë e të ndihmojnë njëri tjetrin për ti dhuruar pronarit maksimumin. Eksperimentimi nga banoret do vijë në rritje. Do jetë shumë mirë që kjo nisëm të përkrahet nga universitet, për të përshejtuar shpërndarjen e dijeve, për një shikim veprim e mendim ndryshe, për bujqësinë ne Myzeqe.  Po kështu agjencia e pgesave prane Minsitrise së Bujqësisë ta shohë këtë alternative zhvillimi rural sinje qasje që ofron zhvillim rual të qëndrueshëm e të begate si për shëndetin e banoreve ashtu edhe për nje ekologji të përmirësuar rrënjësisht.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here