Home Sociale Pylli dhe drurët që vijnë nga lashtësia

Pylli dhe drurët që vijnë nga lashtësia

237
0
SHARE

Marre nga vellimi i pare i librit Kopshtaria pyjore me autor Dave Jacke, Eric Toensmier

Ne të gjithë e kemi pyllin në gjakun tonë (Robert A. DE HART)

Në vitin  1964, dy shkencëtarë prenë nja panjë të kuqe në pyllin e Karolinës së Veriut.Ata kishin një shishe që përmbante solucion radioaktiv me Kalcium dhe fosfor, dy burime ushqyese të rëndësishme për bimet. Të dy shkencëtaret e vendosën shishen në mënyre që solucioni të derdhej direct në cungun e sapo prerë pa mundur që të derdhej në tokën për rreth, uje apo ajër.Tetë dite më vonë, 43 % e të gjithë specieve pyjore në nje rreth me diameter te parafërt 7 m nga cungu i prerë, pothuaj 20 drurë të ndryshëm , shkurre, lloje kacavjerrëse, kishin radikaktivitet në gjethet e tyre ???Si mund të shjegohet kjo dukuri?

Shkencëtarët besonin që fijet e këpurdhave në tokë I lidhin drurët me njëri tjetrin. Është konkluduar se disa se lloje kepurdhash rriten në rrënjët e drurëve, shpesh direkt në qelizat e rrënjëve. Këto këpurdha marrin sheqer nga drurët dhe në këmbim u japin lëndë ushqyese e ujë. Kjo marrëveshje  ekologjike është një marrëdhenie bashkëpunimi e vecantë që thirret michorize. Disa këpurdha që e krijojnë michorizen, kane bimë të vecanta mikpritëse. Të tjerat shoqërohen me disa specie drunore. Shkencëtarët kane dëshmuar se michorriza e përmirëson së tepërmi shëndetin dhe mbijetesën e bimëve drusore. Ato pervec kësaj lidhin drurët pyjore me rrjetin e tyre nëntokësor. Shartimi I rrënjve të  drurëve të ndryshëm është nje tjeter mënyrë që i lidh drurët e pyllit. Rrënjët nga drurë të ndryshëm shpesh prekin njëra tjetren ndersa rriten nëtokë. Në mesin e viteve 1960 dy shkencëtarë gjetën  se më shumë se 160 specie frutore mund të formojnë shartesa të rrënjeve me të tjera bimë të së njëjtës specie kur rrënjët  e tyre takohen.  Rreth nje e pesta e tyre mund të formojnë shartesa të rrënjëve me specie te tjera të së njëjtës gjini, si psh mështekna e bardhë me atë të verdhe. Disa nga këto shartime mund të ndodhin edhe kur pemët janë nga gjini të ndryshme , si psh midis mështeknes e panjes, apo panjës e frashërit. Evidencat dëshmojnë që drurët me rrënjë të shartuara  formojnë një rrjet të ndihmës reciproke. Ata ndajnë midis tyre ushqimet, ujin bile edhe hormonet.

Fitimet? Duke ndarë hormone ndikojnë  në pjalmimin e kryqëzuar midis pemëve psh duke sinkronizuar kohen e lulëzimit të pemëve . Të dy shembujt e lartpërmendur janë një bazë për të ndryshuar pikpamjen për pyllin, dhe pyllin kopësht. Si konkluzion i parë i të dy shkencëtarëve  “ do të dukej llogjike që përsa i përket masës rrënjore  të pyllit… të konsiderohet si një njësi unike funksionale , si një shoqëri e fitimit reciprok…ne të ciliën mineralet dhe materialet tjera të lëvizëshme shkëmbehen nëpërmjet rrënjeve. Imagjinoni pyllin e dikurshëm të Dushkut me lojin e famshem Querqus  robur, shqip Rrënja, që mbulonte fushen perëndimore nga Shkodra lezha, Fushekruja, Kavaja e deri ne Vlore, mbeturinat e se ciles mbijetuan ne pyjet e Shpërdhetit deri para dy shekujsh: ndoshta ky pyll përbente nje njësi funksionale të masës rrënjore ne gjithë ultësiren perëndimore

Në përkujtim të pyjeve të lashte të Amerikës se veriut

Tani imagjinoni: ju po ecni nëpër një pyll të lashtë Amerikes se veriut   në një ditë të ngrohët të pranverës, disa vite përpara se kolonistet  te arrinin e vendoseshin ne Ameriken e veriut. Rrezet e diellit depërtojnë nëpërmjet degëve pa gjethe. Drurë të të gjitha moshave ju rrethojnë. Në disa raste ato ngjajnë si kulla për nga lartësia. Drurë të të gjithë moshave ju rrethojnë. Në disa raste këto qenie që ngjajnë për nga lartësia me kulla  lartësia e të cilave të shkojë deri ne 30 metër, me moshë qe e kalon shpesh herë shekullin. Druret e vegjël të mësuar që ta bëjnë të gjithë jetën në hije, e mbushin hapësirën nën tendën e kurorave.

Pemët që e durojnë hijen si Ahu dhe pseudotsuga  me durim presin  qe të  happen hapësira lart në tendën e kurorave , për tu hedhur edhe nje hap më lart e për tu afruar më teper për të përfituar nga rrezet e diellit.  Ketu e atje takohen grumbuj me shkurre , shpesh edhe tepër te dendur, të gjitha me tendencë për të gjethëzuar e lulëzuar përpara se tenda siper tyre të mbyllet nga gjethet e reja që pritet nga dita në ditë të vijne. Këto kercenj tentojnë të ngrihen dhe shpesh thahen e keto drurë të përmasave të medha rrëzohen, duke nxjerrë në sipërfaqe  rrënjët gjigande. Si rezultat, hapësira e cliruar kthehet ne një kopësht ku gjen deri plot lule të egra te dryshme   në çdo  celtire që krijon rrëzimi  drurit të vjetër. Secila prej këtyre luleve është përshtatur për kushtet e tokës, me diferenca  të lehta te dritës dhe të lagështisë, të krijuara nga ky terren me ulje ngritjet që shkaktojnë rrëzimet e drurëve të vjeter.

Nënpylli I lshtë ngjante më një qylim me shume ngjyra që ishin bashkëshoqëruese të përjetëshme të pyllit gjigand, e që prisnin me padurim pranveren, kur rrezet e diellit të shihnit tokën, që të rriteshin lulezonin e frutifikonin , pasa se druret gjigande të hapnin gjethet e merrnin diellin. Secila prej këtyre luleve  është përshtatur për kushtet e tokës, të drites  dhe të lagështisë, të krijuara pak nga ky terren ku ne pranvere vinin rrezet e diellit.

Shpesh  bimët barishtore që takohen nën këtë pyll gjigand  janë edhe më të vjetra se sa pemët e moshuara që i mbulojnë. Një grumbull i madh shkurresh që duket si një koloni e shumë bimëve është në të vërtetë një organizëm i gjallë me shumë kercenj qe per qindra vjet, vijne e shkojne. Secila prej këtyre luleve të egra vjen në kulmin dhe pjekurinë në kohë të ndryshme gjatë gjithë sezonit të rritjes. Ata bëjnë më të mirën duke shfrytezuar ato pak ore që e arrijne driten  e diellit dhe hapësirës që u kriojohet për aq sa  munden, duke e lënë hapësirën për  lulezueset  e mëvonshme. Ndërsa  vazhdoni këtë udhëtim imagjinar dhe hidhni sytë në tokë e shikoni më afër, bien në sy kërpudha plot shëndet që shfaqen lart e poshtë. Këto janë shenjat e vetme të dukshme të rrjetit të ndërlikuar të jetës  kurorave të pyllit gjigand që pas shekujsh përpiqemi te imagjinojmë, djepit  që e bën këtë sistem. Nëse kalojmë mbi një drunishte të djegur ku toka është cveshur djegur, neve na mbulon keqardhja për këtë shaktërrim të natyrës dhe nuk do të besonim qe njerezit primitivë në kaliforni, në kohë të lashta e përdornin zjarrin në dyshemenë e pyllit , si mjet menaxhimi të pyllit, duke u dhenë ngrohtesi herët në pranvere, arrave  që beheshin gati të lulëzonin, e duke shtuar me anë të këtij zjarri prodhimin vjetor të arrave apo pemëve të tjera. A mund të jetë zjarri mjet menaxhimi ?

Kopshtaria në pyll

Studimet e kohëve të fundit të bëra në Amerikën e veriut,  tregojnë se  “peisazhi i egër dhe i pamposhtur, qe ne imagjinojmë si “pyll të virgjer”, që  kolonisti më i hershëm e gjeti ishte i kufizuar, kudo haseshin gjurmët e aktivitetit njerëzor, në të vërtetë pylli I virgjër  ishte me shumë gjasa  një ekosistem i menaxhuar. Popujt vendas kishin ndikim të gjerë tek ky pyll  në furnizimin e tyre ushqimor si dhe kushtet e jetesës në përgjithësi.

Shumë popuj përdorën “sëiden” e njohur edhe si teknika “pre e digj” për të pastruar celtira brenda pyllit për të kultivuar misrin, fasulen, kungullin e të tjera prodhime.Pas disa vitesh kultivim, toka lodhej, toka bujqësore abandonohej për tu rehabilituar, e për tu rikthyer ne pyll që të rikthente pjellorinë. Nganjëherë riktheheshin për të ripastrur e rimbjellë atë që e kishin braktisur pas rreth 20 vitesh

Agropylltaria vendase dha një mori të tërë të produktesh nga pemët dhe bashkëshoqëruesve të tyre bimore si dhe kafshëve me kërkesat e punës relativisht jo intensive. Pylli i përhershëm gjetherënës është, ose ishte, shtëpia e “një sërë speciesh që vinin të dytët pas pyjeve gjethe gjera në diversitetin e tyre. Kolonistet e parë ishin të mahnitur nga bollëku  i peshkut, zogjve, gjitarëve të mëdhenj si dhe i ushqimeve të egra , së paku gjatë sezonit të vegjetacionit. Vendasit e përdornin shumë këtë diversitet në dietat e tyre në baza stinore. Se si ky bollëk prodhohej e mirëmbahej , vecanërisht në atë dendësi të popullsisë që  duhet se ekzistonte?

Kërkimet shkencore dëshmojnë se zjarri ishte ne mjet menaxhues i rëndësishëm për popujt vendas në disa kontinente. Disa raporte sugjerojnë qe vendasit bënin zjarre poshte disa pemëvë të egra  cdo tre vite herët në pranverë për të rritur temperaturën në kohën e lulëzimit. Kjo conte në rritje te numrit të luleve që lidhnin fruta duke shtuar  arritur te prodhojnë  më tepër fruta. Shumë celtira e kullota në mes të pyjeve ishn produkt i zjarreve të qëllimshme.

Zjarri gjithashtu pakësonte përhapjen e semundjeve e demtuesve si tek njerëzit ashtu edhe tek bimët e kafshet. Zjarri pastronte edhe dyshemenë e pyllit nga shkurret, duke I ndihmuar gjuetarët të jenë më të suksesshëm. Zjarri krijonte edhe shumë hapësira të ngjshme me anët e pyllit, ku krijohej kullotë e mirë për drerët, duke rezultuar në numër,më të madh  të drerëve për të gjuajtur. Në fakt shumë nga llojet e kafshëve për gjah preferojnë habitate që janë të mvaruan apo të përmirësuara nëpërmjet zjarrit. Këto fakte duket të jenë të vërteta në gjithë Amerikën e veriut. Për shembull në Kaliforni, tani është e ditur se drunishte të dushkut me prodhimtari të lartë u gjetën nga kolonialistët të degraduara dhe jashtë menaxhimit me zjarre. Për pasojë e kishin humbur prodhimtarinë, diversitetin, vlerat e jetës së egër, bukurinë dhe përdorshmërine nga njerëzit.  Këto zabele të dushkut ishin burimi kryesor I lëndëve të para  për indianët e kalifornisë, të cilët I përdornin lëndet e dushkut me shumicë si ushqim.

Sipërfaqe më të gjëra ishin ndoshta nën menaxhim si formë e agropylltarisë që ishin rrjedhoje e menaxhimit të pyjeve me praktikat “pre e digj”.  Përsëri të dy hapësirat  ndoshta të mbivendosura me celtina të mbajtura ugar, që sigurojnë  vend rritje per manaferrat, lajthite, bime barishtore të dobishme si dhe habitat per kafshë të gjuetise, ne mes të shume gjallesave të pranishme. Është e lehtë të imagjinosh  vështirësitë e kolonistëve europianë në vlerësimin e kësaj forme të bujqësise , sidomos  duke pasur parasysh mentalitetin  e tyre kulturor. Por ajo ishte Bujqësia. Në mënyrë kronike, popujt vendës të këtij kontinenti ndikuan fuqishëm në ekologjinë e shtëpive të tyre. Ata krijuan habitate të ndryshme për veten dhe banorët e tjerë pyjorë. Ata u benë shkaktare që toka të prodhonte ushqime te mjaftueshme  dhe të larmishme, ilaçe, fibra, lende djegese dhe ushqime të kafshëve – çdo gjë që atyre u duhej për të mbijetuar. Në thelb, amerikanët vendas të Amerikës së Veriut merreshin me  kopshtari në shkallë të madhe. Ata ishin pjesëmarrës dhe drejtues të ndryshimeve në ekosistemin e tyre. Kopshti i tyre modest ishte i bukur, produktiv dhe i qëndrueshëm për një kohë të gjatë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here