Home Ditar Si Erion Veliaj i do drejtuesit Shqipëria!

Si Erion Veliaj i do drejtuesit Shqipëria!

60
0
SHARE

Erion Veliajn e kam njohur para disa vitesh kur drejtonte shoqatën “Mjaft”, kur na mblodhi në amfiteatrin tek Liqeni Artificial. Shokëve qe kisha afër, u thoshte ky djalë i shkathët e orator, na mbajti një fjalim që i bëri për vete qindra vetë që merrnin pjesë në këtë takim. Sa kuptimplotë etiketimi “MJAFT”.

Erion e vuri në jetë etiketimin duke ju drejtuar kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës: Mjaft të kanë lënë pas dore në të gjitha drejtimet e infrastruktrës por edhe gjithë rrugët, sheshet, shkollat e çerdhet, kënde lojrash e lulishte dhe gjelbërim. Mjaft më Tirana ime e dashur! Pata rastin e bëra shkollë në Amerikë, pashë e mësova shumë si mund të bëhet Kryeqyteti i një shteti, sit ë lulëzoj, sit ë zbukurohet. Këto i tha vetes: Ti je Erion velia! Me t’u zgjedhur Kryetar Bashkie i Tiranës, përveshi krahët dhe me intuit e zgjuarsinë e tij për dy vite, ja ndërroi “fytyrën” kryeqytetit nga qytet me të meta më elementare në gjithë drejtimet për dy vite bëri më shumë se 25 vite nga paraardhësit vetëm pati një avantazh se kur ishte Kryetar Bashkie z.Edi Rama, i cili e pati pastruar Tiranën nga kioskat që e tërë Tirana, bulevardi, çdo pëllëmbë me kioska dhe gjithë bregu i lanës që këmbësorët qytetar duhesh të vinin shami në hundë nga pisllëku që qelbesh nga njerëz të papërgjegjshëm dhe kishte terren për prostitute dhe drogaxhinj?!

Z.Erion Velia bëri sheshin “Skënderbej” që rrallë qytet e ka në Ballkan dhe Europë. Këtë po e tregojnë jo vetëm qytetarët shqiptarë por çdo ditë shikon shumë turista nga gjithë bota që aparate fotografike, fotografojnë dhe ndjejnë kënaqësi që marrin kujtim nga një shesh i rrallë nga çdo pikpamje: i pastër, i gjelbëruar, i paisur me gjithçka i duhet njeriut për të pushuar dhe argëtuar në mënyrë perfekte. 40 rrugë ka asfaltuar e rregulluar z.Velia, dhjetra shkolla, çerdhe, qindra kënde lojrash për fëmijë, vende çlodhje për pensionistët e të gjitha moshave.  Ka premtuar dhe ka filluar se dy vitet e ardhshme në të gjitha  periferitë e Tiranës do të ndryshojë e lulëzojë si e gjithë Tirana.

Të gjitha qytetet e Shqipërisë i luten zotit të kenë një Kryebashkiak si Erion Velia, që të lulëzojë e gjithë Shqipëria. Erion Velia në prag festave të Nëntorit, 10 ditë para festave4 e ka zbukuruar Tiranën Kuq e Zi me flamuj, simboli Kombëtar. Aktualisht Tirana konkuron me Parisin. Të lumtë dora z. Erion! Megjithë arritjet që ka bërë e po bën Erioni, opozitarët lehin e shpifin se u janë qërruar sytë e ballit; edhe me size s’i shohin dot këto mrekulli. U vjen inat pse i bëri Erioni dhe s’i bëri dot Brokaj e Luli i Vocërr as gjenë më të vogël s’bënë për Tiranën.

Por Luli i Vocërr kur mori detyrën me vota të vjedhura, e bëri një punë: preu lisin madhështor shekullor që e pati mbjellë Et’hem Beu para Galerisë së Arteve në shesh me një hije e bukuri madhështorë, ishte edhe monument Kulture, e preu Luli i Vocërr, se ishin grisur “tullumbacet” e s’rrinte dot n ë hije të lisit madhështor! Por edhe Nishani pa Lulin dhe preu 5 pemë para presidencës në oborr?

Erion Velia të ka bërë Nëna se për Ju kishte nevojë Tirana. Vazhdo të punosh t’u dhashtë e mbara! Le të pëllcasin nga inati Salad he Luli! Ec përpara z. Erion, sepse tashmë ju do e gjithë Shqipëria.

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here