Home Ditar Të vrasësh natën e ta qash ditën!

Të vrasësh natën e ta qash ditën!

121
0
SHARE

Përurimi i bustit të Azem Hajdarit nga Berisha, është e turpshme dhe e çuditëshme, sepse është pikërisht Ai, përgjegjësi kryesor për vrasjen e tij. Në fshatin tim, Gjoçaj të Matit, u krye një vrasje natën. Vrasësi ishte Rexhep Pepmarku, ndërsa viktima Han Skila. Rexhepi, natën hypën në çatinë e kasolles së viktimës ku zbulon një vrimë, nga dallohej viktima, i cili ishte në gjumë pranë zjarrit dhe e vret me pushkë dhe më pas ikën pa e parë dhe diktuar askush. Ky vrasës, në mëngjes, shkon lagje më lagje duke lajmëruar gjithë fshatin duke thirrur: “o burra, o burra, dilni se kanë vrarëë Hanë Skilën, ejani në mort e ta varrosim!” Vetë Rexhepi me të tjerë, i bëri varrin dhe e varrosi. Pra, e vrau natën dhe e qau ditën!…

Kështu i ka ndodhur Sali Berishës, i cili i bëri pritë Azemit me dijeni dhe dëshirën e tij. Me Azemin jam njohur nëpërmjet djalit tim student, kur PD drejtohej nga Berisha, Azemin e çarmatosi nga çdo funksion. E përjashtuan nga Grupi Parlamentar deri në përjashtimin nga PD. Ishte vertet e çuditshme! Azemi, i pasi student organizator për demokraci, përkohësisht kaloi si sindikalist dhe drejtues tek Gëzim Kalaja. Më pas, Azemi merr detyrën si President i ekipit të futbollit “Vllaznia” e Shkodrës. Kështu mua m’u dha mundësia duke qene tifoz i saj ndërvite. Rrinim sëbashku, u bëmë miq pa interesa, vetëm miqësi e simpati për njeri-tjetrin. Azemin e kishin paralajmëruar se do ta vrisnin dhe vrasës do të jetë nga Tropoja nga pazarllëqet e Berishës. Por Azemi me mirëbesim më tha se në Aerodromin e Rinasit zbulova dhe bllokova disa dokumente sekrete të Berishës ndaj u hakmuar ndaj meje dhe më dëboi nga çdo detyrë në PD.

Më 28 Shtator u thirr nga Berisha: hajde urgjent në zyrën e Partisë. Ai erdhi nga Fieri në zyrën e Saliut, por një telefonatë e thirri për të dalë jashtë. Dhe me urdhër të Berishës, ai doli, por sapo ai doli një shkrehur kallashi u zbraz mbi trupin  e tij dhe të shoferit. Po kush e bëri? Saliu për këtë vrasje të bujshme, akuzoi Fatos Nanon! Shkova në mort dhe putha kufomën në ballë duke e lagur me lot, por dëgjova nga drejtues të PD-se, të cilet thoshin: “ta marrim arkivolin dh eta shëtisim rrugëve të Tiranës”. Por unë i thashë Fatmirës, bashkëshortes së Azemit që të mos e lejonte ta shëtisnin arkivolin, sepse ajo ishte një vrasje e dytë për Azemin. Por unë ç’të bëja? Në fakt e kishim marrë vësh atë që bënë disa “trima” gangster, të cilët e morën arkivolin e Tij dhe duke e shëtitur rrugeve të Tiranë dhe më pas e çuan para zyrës së Kryeministrit, ministrive dhe Presidencës. Ishte vërtet shumë e tmerrshme. Ata e rivranë trimin e demokracisë dhe mikun tim, Azem Hajdarin. Korteshi u drejtua drejt varrezave të Sharrës. Në këtë ceremony mortore nuk mori pjesë Sali Berisha. Me lot në sy, duke e përcjellë për në banesën e fundit, i hodha një grusht dhe me lot në sy.

Për bustin në vendlindjen e tij, unë jam gëzuar, se trimat si A. Hajdari nuk vdesin kurrë. Turp e faqe e zezë për pjesmarrësit e vrasësit të Tij. 8 vjet Sala në pushtet se zbulohej të vërtetën se do të zbulonte veten e tij. Ja pra Sala e vrau natën dhe gjoja e qau ditën!… Kishte shumë ditë dhe muaj që Kryemadhi të afrohesh me Lulin e Vocërr që ushqente sevda për të. Në fakt, Luli i Vocërr është bukurosh. Çdo herë që del në televizor dhe fjalime na kujton E. Hoxhën! Në këtë përurim, ish kryeministri Berisha e gradoi Kryemadhin duke e emëruar Kryetare të opozitës, duke spostuar lulashin?! Azemin e vranë tre herë: me kallash, duke e shëtitur në arkivol rrugëve të Tiranës dhe duke goditur dyert e institucioneve të shtetit dhe e treat, pjesmarrja e vrasësve në inaugurimin e Bustit. Azemi dhe Arben Broci të dy të vrarë nga një dorë e zezë. Berisha të tre trimat: Brocin, hajdarin dhe Olldashin, i vrau për interesa politike dhe karriken, ashtu siç vrau edhe qindra të rinj te tjerë. Po të ishin gjallë, do të kishim një parti të vërtetë demokratike. Ashtu si shumë trima të tjerë atdhetare, ndër shekuj edhe Azemi, Arben Broci dhe Sokol Olldashi apo edhe ndonjë tjetër, nuk vdesin kurrë, sepse jeton vepra e tyre. Mbas 25 vitesh, Saliu vajti në Tropojë. Nuk e dimë nëse kishte veshur antiplumb, sepse me dëshirën dhe ndërhyrjen e tij, janë vrarë qindra burra e djem tropojanë?!

I paharruar do të mbetet në jetë të jetëve trimi Azem Hajdari, Brovi dhe Olldashi! Busti në vendlindjen e tij, e rilindi Azemin dhe të afërmit e dashamirës të tij, tashmë kanë ku të vendosin buqeta me lule. I përjetshëm miku im!

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here