Home Sociale Vlorë, një pemë për 105-vjetorin e Pavarësisë

Vlorë, një pemë për 105-vjetorin e Pavarësisë

40
0
SHARE

Në 105-vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, mbolli sot pemën e 105 mijë në rruga Demokracia në Vlorë, në kuadër të projektit të qeverisë për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë në të gjithë territorin deri në vitin 2020.

“Në total, në këtë vit të 105-vjetorit të Pavarësisë janë mbjellë 105 mijë pemë, nga të cilat 100 mijë pemë ulliri,” – tha Kryetari i Bashkisë Dritan Leli.

Ministri Blendi Klosi u shpreh me besim për suksesin e projektit për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020.

“Kemi bashkëpunuar me të gjitha kompanitë që prodhojnë bimë e pemë dekorative. Për të pasur një bashkëpunim jo vetëm me bashkitë e institucionet qendrore, marrëveshja do shtrihet më gjerë se kaq, çdo shkollë ka propozuar që të ketë kurorën e saj të gjelbër, çdo nxënës do të kujdeset për pemën e tij, çdo biznes, sidomos ato që janë buzë rrugës si pikat e karburantit, apo pikat që kanë marrëdhënie me rrugën do të vendosin edhe ata kurorën e gjelbër. Kemi të gjitha shanset që në vitin 2020 të kemi 20 milionë e 200 mijë pemë të shtrirë në të gjithë territorin,” – theksoi ministri Klosi.

Kryebashkiaku Leli tha se me investim të Bashkisë së Vlorës, rruga Demokracia është kthyer në shëtitore dhe zona rreth saj, deri dje në kaos të plotë urban i është nënshtruar rikualifikimit. “Përveç rikonstruksionit të rrugës është bërë komplet rikonstruksion i të gjithë lagjes. Është pjesë e investimeve të bashkisë së Vlorës. Rruga është konceptuar si një shëtitore, me një korsi biçikletash të dedikuar në të dy krahët e rrugës dhe me dy korsi pemësh.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here