Home Ditar Abaz Shehu suferinë, komandanti vetëtimë

Abaz Shehu suferinë, komandanti vetëtimë

28
0
SHARE

-Një fjalë e urtë thotë: “Kënga trimit i këndohet pas luftës e jo duke luftuar”, sepse lufta është provë dhe në këtë provë Abaz Shehun nuk e lëshoi zemra dhe kush ka zemrë, ka dhe krahë të fluturojë –

Abaz Shehu lindi në fshatin Bënçë të Tepelenës. Për veprimtari atdhetarë, në vitin 1920 internohet nga pushtuesit italianë në ishullin e Sazanit. Ai është pjesmarrës në luftimet në Tepelenë kundër garnizonit Italian; Në vitin 1924, Ai është pjesmarrës në revolucionin e Qershorit dhe në vitin 1925, si fanolist, mërgon jashtë shtetit në Francë.

Në vitin 1928, Abaz Shehu kthehet nga Franca në Shqipëri duke vepruar si

antizogist i vendosur dhe për këtë, Ai futet në burg dhe dënohet me 101 vite. Në vitet e luftës, Ai është një nga figurat e para në Tepelenë dhe më gjërë, në qarkun e Gjirokastrës e në zonën e parë operative Vlorë-Gjirokastër. Ai zgjdhet komandant i batalionit “Baba Abaz”; komandant i grupit të parë partizan Vlorë-Gjirokastër; anëtar i Shtabit të Zonës së Parë Operative dhe komandant i Brigadës V-të Sulmuese.

Abaz Shehu afronte atdhedashuri nga atdhedashuria e tij, mençuri, trimëri e shpirt liridashës. Ai ishtë një figurë komplekse, ishte burrë me shenjë, me veprimtari të përmasave të mëdha, i cili la gjurmë në histori. Jeta e Abaz Shehut është jeta e një të riu ëndërronjës, e një luftëtari, e një burri patriot, demokrati revolucionar e konsekuent që s’dinte të s’mbrapsej në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë kur ishte fjala për liri, pavarësi dhe demokraci të vërtetë. Jeta e tij është jeta e një luftëtari që lufton me pushkë e penë kundër pushtuesve dhe feudobejlerëve, këtyre shushunjave gjakpirëse të popullit. Jeta e Abaz Shehu në vitet e Luftës Antifashiste është jeta dhe vepra e një partizani e një komunisti, e një organizatori të shquar të luftës, e një komandanti të talentuar.

***

Sulmi në Tepelenë ishte prologu i Epokës së Luftës së Vlorës dhe prova e parë e llogores për Abaz Shehun. Ai do të përjetonte vuajtjet dhe internimet nga pushtuesit në ishullin e Sazanit. U sfilit nën rrzet zhuritëse të diellit dhe mes detit, buzëshkrumbitur për pikën e ujit të burimeve, i lodhur nga vuajtjet, por u bëri ballë. U shndërrua në luftëtar i hekurt. Duke qenë pjesmarrës në Luftën e Vlorës mes luftëtarëve rritet si bredhi, lëshon shtat te heroi, atdhedashuria, guximi e trimëria. Lufta e Vlorës tregoi se shpirti liridashës i shqiptarit nuk ishte shuar. Pushtuesit deti i nxori dhe deti i priti. Kjo ngjarje la gjurmë në jetën e tij.

Me kthimin e Zogut në Shqipëri dhe me rivendosjen e regjimit të tij antipopullor, Abaz Shehu ballafaqohet me forca regresive dhe me një diktaturë të egër. Në një kohë ai do të qëndronte në emigracion. Syri dhe veshi i Abaz Shehut qëndronte përherë në përgjim për të mësuar lajme n ga Atdheu. Por hija e zezë në ato vite, mori shtrirje të gjerë në Shqipëri. Edhe në këto kushte, ai preferon të kthehet, se mirë thuhet që bilbilit edhe kur ia bën kafazin prej floriri, ai po folenë e tij preferon. Hijet e mbretit e ndiqnin Abaz Shehu këmba-këmbës, por ai s’kishte ardhur në Shqipëri për të qëndruar duarkryq. Mbas kater viteve të qëndresës në Francë, ai ndjehet i lumtur që ndodhet mes vëllezërve, përjeton hallet dhe dertet e kohës që rëndonin mbi popullin me ardhjen në fuqi të feudoborgjezisë.

Gjurmët e veprimtarisë së Abaz Shehut, më tepër se kudo, në vitet e luftës i gjen në Tepelenë dhe në krahinat perreth. Në shumë ngjarje gjendet gjurma e tij. Ai vepronte si anëtar i Shtabit të Zonës I-rë operative Vlorë-Gjirokastër, dora e tij shfaqet dukshëm në llogoret e luftës në këto anë.

Në muajin Nëntor të vitit 1943, Abaz Shehu ndodhej në zonën e Vlorës, me një mission tjetër, me një detyrë tjetër të rëndësishme. Ishte caktuar Komandant i Brigadës V-të S. Ato ditë kur u krijua Brigada e Pestë zemra e popullit pikonte gjak, syri i popullit pikonte lot dhe qielli nxinte katran. Hordhia naziste kishte filluar operacionin e madh. Në këto ditë kur “Krahinën e Mesaplikut të Vlorës e grinte topi dhe mortaja e armikut” formohet Brigada e V-të S, me komandant Brigade Abaz Shehun dhe Komisar Hysni Kapon. Brigada zë pozicionet dhe luftëtarët e saj i bëjnë ballë hekurit e zjarrit. Historia e këtyre luftimeve të Brigadës partizane dhe Abaz Shehut u skalit në çdo gur. Partizanët u përleshën grykë për grykë me pushtuesit. Në këto luftime ran ë bnallin e luftës Heroi i Popullit Abaz Shehu.

Emri dhe vepra e tij hyri thellë në shpirtin e popullit dhe i kishte lezet kënga: Abaz Shehu suferinë

Komandanti vetëtimë.

Abaz Shehun e nxorrën llogoret e luftës, atë e rriti fusha e betejës. Llogorja, aty ku ndodheshin mes flakëve të luftës e të papriturave, ku kërkohej në një kohë gishti dhe mendja, ku kërkohej guxim dhe mënçuri. Këto veti i kishte të përkryera Ai. Në fushën e luftës provohen burrat, në fushën e luftës provohen aftësitë e komandantëve, aty vihen në provë oficerët me grada të ulta dhe ata me grada madhorë.

Abaz Shehu me shokë u bënë mjeshtër të pritave, të goditjeve në befasi, të sulmeve e kundërsulmeve, por mbi të gjitha mjeshtër të taktikës së luftës partizane, të luftës popullore. Rruga që ndoqi heroi është ajo e njeriut që shkel nëpër shtigje të zëna. Ai është luftëtar që i qëndroi kohës që jetoi. Jeta prej demokrati revolucionar, komandant, anëtar i shtabit të Zonës I-rë Operative Vlorë-Gjirokastër, komandanti i grupit të Vlorës dhe i Brigadës së V-të S, është një hymn që ai i ngre jetës, atdhedashurisë dhe Lirisë. Ai gjithë kohën me fjalën dhe veprën e tij shprehu fytyrën e atdhetarit të vërtetë, të një komëndanti të shquar.

Heroi i popullit Abaz Shehu ishte frymëzues për luftëtarët e lirisë dhe për popullitn në të gjallë dhe pas vdekjes. Ai përherë ndriçon. Burim i këtij ndriçimi është shpirti i tij, idetë përparimtare, revolucionare e demokratike që ai përqafoi, ideologjia e kombit dhe atdhedashuria.

Fjala që u vra Abaz Shehu u ndje si një drithërimë në Tepelenë, mesaplik e në mbarë Labërinë. Bashkë me dhimbjen vinte zëri: “Qëndroni! Nalt zemrat!”

Rrënjët e qëndresës partizane shtrihen në palcën e rrembave të tokës. Ato as ka patur dhe as do të ketë forcë që të shkulen. Heronj si Abaz Shehu, përfaqësojnë nderin dhe krenarinë e kombit. Sa më shumë kalon koha aq mq shumë rritet madhështia e heroit. Ai mbetet përherë shqiponjë në fluturim dhe meriton pavdekësinë!

Heroi i Popullit Abaz Shehu, ra Dëshmor në vijat e para të luftës më 2 Dhjetor 1943.

Nder lavdi Abaz Shehut suferinë – komandant vetëtimë!

Nder dhe respekt luftëtarëve të shquar të Tepelenës që luftuan në krah të Heroit!

Nder dhe respekt popullit të Tepelenës që rrojti përherë me bukë thatë, po asnjëherë pa liri dhe pa Shqipëri! Abaz Shehu i dhuroi jetën e tij heroike Atdheut dhe popullit shqiptar!

Resul Bedo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here