Home Aktualitet Ata që kanë biznese duhet ta lexojnë patjetër këtë, çfarë do të...

Ata që kanë biznese duhet ta lexojnë patjetër këtë, çfarë do të falet për fundvit

141
0
SHARE

Në 11 javët e para të aksionit kundër informalitetit, strukturat e hetimit tatimor verifikuan në terren 26 618 subjekte, ku 19.5% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe u regjistruan afërsisht 5 254 mijë subjekte të reja.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë 11 javëve të para të aksionit mbi 1 000 punonjës dhe janë mbyllur 557 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, si dhe për shkelje të tjera, ndër të cilat, moslëshimi i kuponit për herë të dytë.

Loading...

Tatimet vijuan me sensibilizimin e biznesit për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 3 193 dhe vlera është 2 miliarde e 628 milionë lekë.

Më shumë se 29 803 tatimpagues kanë përfituar nga procesi i fshirjes automatike të detyrimeve përpara vitit 2010, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin.

Si rezultat i këtij procesi, shuma e detyrimit të falur është 18.4 miliardë lekë dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën e 1.8 miliardë lekëve. /ata/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here