Home Ditar Brigada që u formua në stuhinë e luftës NAÇL

Brigada që u formua në stuhinë e luftës NAÇL

76
0
SHARE

-73 vjetori i formimit të Brigadës së IV-t S. partizane në luftë kundër operacionit armik të Dimrit 28 Dhjetor 1943 – 28 Dhjetor 2017-

Komanda gjermane pas humbjeve që pësoi në muajin Nëntor 1943 nga forcat partizane, planizoi që në periudhën Nëntor 1943 – Janar 1944, të zhvillojë mësymjen e saj të përgjithshme me forca të mëdha për asgjesimin e LNÇl e të Këshillave NAÇl. Komanda gjermane sëbashku me krerët e Ballit Kombëtar, ndërmori disa goditje sin ë Mokër, Dushar, Tomoricë, Skrapar, Gorë, Rezën e Korçës, Kolonjë e Devoll. Megjithë situatën e rëndë që u krijua nga këto goditje, batalionet partizane, çetat e njesitë vullnetare nëpër fshatra, njesitet guerile nëpër qytete dhe popullata e qarkut të Korçës, do të përballonin situatën, do të thyenin mësymjen e forcave gjermano-tradhëtare e do të zgjeronin krahinat e çliruara.

Loading...

Shtabi i Përgjithshëm i UNÇl në dy javët e fundit të Dhjetorit 1943, nxorri vendimin për krijimin e Brigadës së IV-t Sulmuese e UNAÇl për të përballuar operacionin armik dhe për të mbrojtur krahinat e çliruara. Për grumbullimin e batalioneve partizane, u caktua Voskopoja, e cila që prej fillimit të vitit 1943 ishte çliruar nga çetat partizane dhe ishte kthyer ne një bazë të fuqishme të LANÇ-it në qark. Këtu ushtronte pushtetin Këshilli NAÇl; aty kishte kazerma italiane megjithëse të dëmtuara, u përdoren për strehimin e partizaneve. Nga këtu u bë furnizimi me ushqime, veshmbathje dhe armatime i brigadës.

Në organizimin e Brigadës IV-S u fut i gjithe Batalioni “Shqiponja” dhe më pas u morën partizanë nga Batalionet “Fuat Babani”, “Hakmarrja”, “Tomorri”, “Reshit Çollaku”, “Gore-Opar”. Brigada fillimisht kishte 550 partizanë e kuadro midis tyre 70 komunistë (21 të themelimit të PKSH) dhe 140 të rinj komunistë.

Komandant i Brigadës ishte Nexhip Vinçani, komisar politik Pëllumb Dishnica, n/komandant i Brigadës dhe zv/komisar Pano Xhamballa. Në seksionin politik të Brigadës, Nesi Kerenxhi, Josif Pashko, Petro Lalaj, Gafur Çuçi, përgjegjëes e rinisë e brigadës Vera Pojani (Ngjela). Intedent i brigadës Ismail Pëllumbi (Porodina). Në komandat e batalioneve u caktuan Komandant Zija Kambo, Petrit Dume, Spiro Stajadhe, Agush Gjergjevica. Komisar politik e zv/komisar për batalionet Mihallaq Ziçishti, Niko Ceta, Pilo Peristeri, Vaskë Treska, Andrea Ziu, Vaskë Gjino, Gaqo Peristeri, Milo Qirko, Petro Titani, Eleni Terezi (Pashko) etj.

Ceremonia e përurimit të Brigada e IV-t ishte caktuar 28 Dhjetori 1943, por pa përfunduar plotësisht organizimi mori detyrën për të goditur forcat balliste që kishin dalë në Dushar e fshatrat e tjera të Skraparit e të Tomorricës në shpinë të batalioneve partizane që vepronin në Gorë, Opar, Voskopojë, Reze e Korçës e Vithkuq. Përurimin Brigada IV-t S, e bëri duke sulmuar armiqtë e duke korrur të parën fitore mbi armiqtë.

 

Luftimet e Brigadës IV-t S. për dështimin e operacionit armik të dimrit Janar 1944 në Qarkun e Korçës

Komanda gjermane e korparmatës XXI mësymjen e saj të përgjithshme për asgjesimin e forcave të UNÇl në krahinat e zonat e Korçës e Beratit e emërtoi “Seydlitze”. Komandanti i Divizionit -100-të me vendkomandë në Korçë u ngarkua ta udhëhiqte operacionin. Në operacion morën pjesë 5 batalione gjermane (500 ushtarë) të tre divizioneve të armatosura me të gjitha armët, morën pjesë edhe 400 xhandarë e ballistë.

Në luftimet që zhvilloi Brigada e IV-t S, për tetë ditë e netë pa pushim kundër forcave të medha gjermane e balliste, plotësoi denjësisht detyrën për përballimin e operacionit armik të Dimrit 1943-’44. Gjermanët dhe tradhtarët duke përdorur forca 5-6 herë më shumë dhe një epërsi edhe më të madhe në armë e armatime, mundën të hyjnë në krahinat e çliruara, por nuk arritën objektivin kryesor. Brigade i dëmtoi forcat e armikut dhe ruajti forxat e saj. Ajo çau me luftim dy rrethime. I shkaktoi armikut 83 gjermanë e 43 ballistë e xhandarë të vrarë; 123 të plagosur, 68 robër shumica ballistë e xhandarë. Nga radhët e brigadës ranë 8 partizanë e 16 të tjerë u plagosën.

Brigada e IV-t Sulmuese goditi armikun pas krahëve dhe me një veprim të shpejtë çliroi zonat e okupura nga armiku duke lehtësuar rezistencën e Brigadës V-të S dhe veprimtarinë e brigadave të tjera”.

Brigada e IV-t S e mbylli kundër mësymjes me një bilanc të pasur suksesesh. Ajo zhvilloi 50 veprime të rëndësishme luftarake, ku ranë 24 dëshmorë dhe u plagosën 45. Armikut iu shkaktuan: gjermanë të vrarë 308, të plagosur 238, të zënë robër 12, xhandarë e ballistë të vrarë 242, të zënë robër 393, të plagosur 244. Armikut iu zunë 300 armë e mjaft municione. Luftimet e Brigadës IV-t S, në dështimin e operacionit armik të Qershorit 1944 në Qarkun e Korçës. Në dështimin e operacionit të armikut të Qershorit 1944, brigade i plotësoi detyrat. Ajo zhvilloi 29 luftime të ashpra kundër forcave gjermano-balliste, vrau 400 gjermanë e tradhëtarë prej të cilëve mbi 278 gjermanë dhe pati 25 të vrarë dhe 64 të plagosur.

Brigada e IV-t S, në mësymje në Shqipërinë e Mesme e të Veriut në 81 ditë të ngjeshura me veprimtari politike, ushtarake, organizative e kulturore në Shqipërinë e Mesme e të Veriut i plotësoi detyrat që iu ngarkuan. Nga radhët e saj ranë 36 Dëshmorë dhe 70 u plagosën. Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl, Brigada e IV-t S. luftoi për çlirimin e Tiranës nga Tetori deri në 16 Nëntor 1944. Ajo kreu goditje e sulme nga Qafë Krraba në Tiranë, nga oeqini në Rrogozhinë nga Shijaku në Vorë si dhe brenda në Tiranë. Në 45 ditë lufte ajo bëri 100 aksione, luftime e operacione. Ajo i dha Çlirimit të Tiranës 98 dëshmorë dhe 166 të plagosur. Vrau 1028 gjermanë, plagosi 610 e zuri 700 robër. Dëmtoi, shkatërroi e zuri 15 tanke e autoblinda, 180 makina, 150 karroca, 200 kuaj; 3000 pushkë, automatikë e mitroloza; 30 topa e mortaja dhe një sasi të madhe me predha e municione. U zunë 550 xhandarë e oficerë, ballistë e zogistë prej të cilëve një numër kishin qenë krerë të reaksionit dhe kishin bërë krime.

Pjesëmarrja e Brigadës IV-t Sulmuese në shkatërrimin e bandave të kriminelëve të arratisur dhe ndihmesa në ngritjen, forcimin e mbrojtjen e pushtetit të ri në krahinat e Shkodrës, Pukës e të Mirditës. Brigada e IV-t S. dha ndihmesën e saj përkrah forcave të tjera të UNAÇl në zbulimin, shpartallimin e asgjesimin e bandave të kriminelëve të luftës, sqaruan popullin e shkëputëse nga reaksioni dhe e hodhën në radhët e Frontit NAÇl.

Brigada e IV-të S. në luftimet e zhvilluara kundër pushtuesve gjermane dhe tradhëtarëve të vendit,  kreu 265 veprime luftarake të rëndësishme në të cilat u vranë 2268 armiq, prej të cilëve 1798 gjermanë, ka  plagosur 1985 gjerman dhe 470 balliste, xhandarë, ka zënë robër 361 gjermanë dhe 1073 balliste e xhandarë. Ka nxjerrë jashte përdorimit 20 tanke e autoblinda, ka djegur e shkatërruar 120 kamiona e karro, ka kapur mbi 2000 pushkë e automatikë, 120 mitroloza të rëndë e të lehtë, 45 mortaja 81 mm, mbi 100 mortaja të lehta; mbi 30 topa të kalobrave të ndryshëm. Me armët e municionet e kapura armikut, brigade përballoi nevojat e saj në luftimet e zhvilluara. Nga radhët e brigadës ranë 249 kuadro e partizan dhe u plagosën 350 partizanë.

Lavdi efektivit të Brigadës IV-t S, që luftoi me trimëri e heroizëm të rrallë për çlirimin e popullit Shqiptar nga pushtuesit nazi-fashistë e tradhëtarët e vendit!

XHEVDET ÇELMETA

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here