Home Life Style Çfarë nuk duhet të harroni! Disa ide tradicionale dhe menuja e natës...

Çfarë nuk duhet të harroni! Disa ide tradicionale dhe menuja e natës së Krishtlindjes

46
0
SHARE

Për festat e fundvitit, një zonjë e mirë shtëpie parashikon me kohë gjithçka për përgatitjen e tavolinës deri tek detajet më të holla dhe te veçanta.  Në përgjithësi, të ftuarit nuk ulen menjëherë në tavolinën e ngrënies, por ftohen në  dhomën e ndenjes, duke u ofruar aperitiv me fruta të thata, biskota, apo brusketa fine, lyer me gjalp të aromatizuar etj, shoqëruar këto me ndonjë pije të lehtë.  Nuk duhet të mungojë muzika në sfond, jo shumë e lartë, për të krijuar një atmosferë të ngrohte mes miqsh dhe të afërmish.

Përgatitja e tavolines së ngrënies:

Loading...

Mbulesa e tavolinës: duhet të jetë e kuqe, si dhe vetë atmosfera e festive, e shoqëruar , me figura pishash jeshile apo babagjyshit te Vitit të Ri, e po ashtu dhe pecetat, si dhe qirinj të kuq.

Vera: Zgjedhja e verës në tavolinën e festave është shume e vështire, pasi shumëkush e preferon të kuqe, ca të tjerë të bardhë, kush e do të ëmbël, dikush paksa të thartë etj. Por, festa e Krishtlindjes i pranon të dyja llojet e verërave, mjafton që vera e kuqe të jetë në temperaturë e ambientit dhe ajo e bardha e freskët, pra jo shumë e ftohtë.  Verërat preferohen të jenë shoqëruese të darkës, ndërsa vera e ëmbël dhe shampanja, apo spumante preferohen të shoqërojnë ëmbëlsirat në fund te darkës së festës. Gotat që shoqërojnë mund te jenë gota të zakonshme vere, ndërsa për shampanjën dhe spumanten përdoren gota paksa të stërzgjatura ku shihen lirshëm bulëzat e verës.

Koshi i bukës: Kur përgatisim një tavolinë feste, sigurisht do të duhet të vëmë shumë elemente në të dhe një vend të vecante zë koshi i bukës. Mundohuni të keni tipe të ndryshme buke, që nga ajo integralja, në formë shkopijsh, bukë me fara, të bardhe etj. Koshi mund të jetë i tipeve të ndryshëm, duke filluar nga ai prej argjendi, apo porcelani, kashte,i mbuluar me letër të shkëlqyeshme të kuqe dhe lidhur me fjongo të gjelbërt apo floriri.

Vendosja e lugës së gjellës dhe e thikës bëhet nga krahu i djathtë i pjatës, ndërsa e pirunit nga krahu i majtë. Luga e vogël e ëmbëlsirës duhet të qëndrojë mbi pjatën. Në përgjithësi vendosja e pjatave fillon nga poshtë lart dhe fillimisht vendoset pjata ku do të shërbehet gatesa e fundit, pra mishi apo peshku. E kështu me radhë në bazë të rendit të gatimeve.

Menu për ditën e Krishtlindjeve:

Gatimi tradicional për këtë festë është rosto gjeli deti i mbushur me pazi dhe gjizë pa kripë e kërpudha porcini.

 

Përbërësit:

2 kg gjel deti ( pjesa e gjoksit, fileto)

300 gr spinaq ose pazi e zjerë

150 gr gjize pa kripe ose ricotta

50 gr kërpudha Porcini

1 degë rozmarinë,

Vaj ulliri,

Kripë

Përgatitja:

Përpara se të nisim gatimin e kësaj pjate marrim pjesën e gjelit dhe e presim në feta me trashësi gati 1,5 cm, e rrahim mire me cekic kuzhine dhe i japim formën e një shamije drejtkëndeshi. E kriposim dhe merremi me përgatitjen e mbushjes së rostos. Në një tigan me vaj ulliri dhe një dege rozmarine shtoni kërpudhat porcini, të cilat më pare i kemi futur për 15 min në ujë të ngrohtë dhe më pas prere në feta të holla, I kaurdisni në zjar të ngadaltë. Merrni gjethet e spinaqit dhe pritini në copa të holla dhe shtoni tek kërputhat, kriposini dhe kur të ketë shteruar uji, i largoni nga zjarri dhe grijini në mikser. Purene që do të përftohet hidheni tek gjiza pa kripe dhe trazoheni me të. Më pas me një thikë shtroheni masën në faqen e sipërme të filetos dhe rrotulloheni dalëngadalë. Për të mos u hapur fileton lidheni me një spango kuzhine, lyheni me gjalp të fresket dhe mbështilleni me letër argjendi. Vendoseni në një tavë dhe futeni në furrë 200 grade për 45 minuta. Më pas nxirreni nga furra, cliroheni nga letra dhe shpoheni me pirun dhe shihni nese është pjekur. Nëse akoma nuk është arrirë pjekja, lereni edhe 10 minuta të tjera. Pasi ta keni nxjerrë nga furra, lereni të ftohet dhe priteni në feta të holla dhe servireni me patate te pjekura, perime te pjekura ose salcë majoneze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here