Home Aktualitet “Gëzuar festat e fundvitit me shije shqiptare”.

“Gëzuar festat e fundvitit me shije shqiptare”.

121
0
SHARE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka postuar sot në statusin e tij në Facebook, një video ku shfaqet një tryezë e mbushur me ushqimet më të zgjedhura tradicionale shqiptare, si në ditë festash. “Viti 2018, viti i projekteve transformuese të bujqësisë zhvillimit rural dhe ushqimit. Gëzuar”, shkruan ministri Peleshi në urimin e tij për festën e fundvitit 2017.

Kontributi i bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto po rritet nga viti në vit, duke e bërë një sektor kyç në zhvillimin e ekonomisë.

Loading...

Prodhimi bujqësor vendas, falë mbështetjes që ka adresuar qeveria për fermerët,   po ruan trendin e rritjes së prodhimit nga viti në vit.

Sot prodhimi bujqësor mbulon një pjesë të konsiderueshme të nevojave të tregut të brendshëm , madje prodhimi bujqësor Bio, mbetet mjaft i kërkuar nga konsumatorët në çdo stinë.

Shija e veçantë e produkteve shqiptare, po “josh” edhe tregjet e huaja

Në nëntë muajt e parë të vitit 2017, sipas INSTAT eksportet bujqësore u rritën me  25% , nga 16 miliardë lekë të një viti më parë, në 20 miliardë lekë.

Një rritje e tillë konfirmon trendin pozitiv në të cilin kanë hyrë eksportet bujqësore që prej disa vitesh.

Trendi i sivjetshëm pritet të konfirmohet edhe në tre muajt e fundit të vitit, duke përllogaritur të mbyllet me rreth 250 milionë euro eksporte bujqësore, rreth 15% e totalit të eksporteve shqiptare.

Një shifër e tillë do të konfirmonte bujqësinë si një prej sektorëve më performues të ekonomisë shqiptare dhe njëkohësisht kontribues në përmirësimin e ekonomisë rurale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here