Home Politike Kush dhunon, vret e trafikon vajzat e gratë të dënohet me dënimin...

Kush dhunon, vret e trafikon vajzat e gratë të dënohet me dënimin kapital

43
0
SHARE

Në Shqipërinë tonë hallëmadhe, dhuna, vrasja e trafikimi i vajzave dhe grave, ky fenomen kriminal në këtë tranzicion të çmendur prej 27 vitesh, është rritur në mënyrë tragjike. Kështu p.sh., vret burri gruan, monstra i pret kokën vajzës, ish burri vret gjyqtaren, dhjetra gra e vajza janë viktima nga dora e zezë kriminale, qindra e mijra të tjera janë të mashtruara nga gjoja “të dashurit” e tyre (tutor) kriminelë të trafikimit nëpër Europë e deri në Australi, janë një numër i konsiderueshëm për vendin tonë,  të cilat i detyrojnë me dhunë të dalin semaforëve të Botës për ushtrim prostitucioni duke shitur trupin e tyre për të mbushur xhepat e tyre.

Prandaj, mendoj se këta kriminel të dënohen me dënim kapital, me vdekje. Amerika dhe 140 shtete e kanë në fuqi dënimin me vdekje. Po ne? Vret tjetri gruan, nënën e fëmijëve. Ndaj dhe gjaku lahet me gjak, thotë Kanuni. Plumbi do plumb, ka thënë Shota e Azem Galicës. Si qytetar që i kam përjetuar të dy sistemet, i bëj thirrje popullit, pa dallim feje, krahine dhe ideje, të ngrihet në këmbë dhe të luftoj cilindo që merr nëpër këmbë ligjin e shenjtë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe motrave shqiptare. Në kohën patriarkale kanuni thoshte: “Burri ka të drejtë ta rrahë gruan dh eta vras për gabimin më të vogël”!

Një ligj ogurzi është aplikuar më shumë në zonat e Veriut (Fisheku në pajë)?! Kur prindërit martonin vajzën dhe në pajë e saj, futnin një fishek arme dhe po të bënte gabimin më të vogël ajo vajzë në shtëpinë e burrit,  vjehrra, burri dhe kunati e vriste më fishekun që babai i saj i kishte vendosur në pajë dhe kjo quhesh gjak dhe hupëse e tmerrshme! Këto fenomene më shumë kanë ndodhur në zonat e Veriut, Malësinë e Shkodrës, Mirditë, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë  e deri në Mat e Dibër. Unë e  kam gjetur në kanun shprehjen kontradiktore në një nen ku e poshtërojnë gruan duke thënë: “Një plagë burri, baraz me vdekjen e gruas!”. Nga ana tjetër, thotë: “gratë dhe vajzat nuk vriten nga gjakësi për gjakmarrje”… dhe rreptesisht nuk vritet gruaja me fëmijë në gji ose shtatzënë…

Por një fakt tragjik gjatë Çlirimit të vendit e deri në citin 1952, nga bandat kriminale (Komiteti i Maleve) që udhëhiqej nga Nue Gjonmarku (Kapidan i Oroshit) vranë përveç 82 burra e djem edhe 12 vajza e gra, siç janë në mes tyre edhe 4 Heroinat e Mirditës: Mrikë Lokja, Prena e Marta Tarazhi dy kunatat i masakruan me thika dhe Shkurte Skura (Cara). Keta kriminel malesh dënuan me vdekje Prena Përkolën, vetëm se ishte sekretare Rinie dhe pse mori burrin mysliman (Baftjar Ukën, ish partizan e nëpunës), i vajtën në aksham duke i rrethuar shtëpinë Baftjarit. Por ai nuk ndodhej në shtëpi. Në oborrin e shtëpisë, në hijen e një mani, ndodhej një usta që po bënte disa meremetime. Në ato moment ustai po i binte çiftelisë. Bandat kujtuan se ishte Baftjari dhe qëlluan me breshëri automatiku. Ustai vdiq në vend. Prena mori pushkën gjermane të të shoqit dhe shtiu drejt banditëve duke plagosur njërin dhe pjesa tjetër u tërhoq, por duke mos vajtur shumë larg. Për fat të keq Prenës i mbaruan fishekët. Por ajo sipas kanunit, mori vajzën e vogël një vjeçe në gjoks. Por ata e shkelën Kanunin, në të cilën thuhet se nëna me fëmijë në gji ose në krah, nuk vritet. Por një batare krismash, Prenën e shtrinë përtokë të vdekur dhe kur u siguruan se ajo kishte vdekur, ia mbathën. Një grua vajti tek kufoma e Prenës ku pranë saj ndodhej dhe foshnja gjallë duke pirë qumësht dhe gjak në nënës së saj. Ajo grua humane, e cila nuk u zbulua asnjëherë kush ishte, nga frika se mos kriminelët e gjenin dhe e persekutonin. Ajo e mbajti një vit vajzën e vogël dhe më pas e çoi tek i ati, Baftjari, vogëlushen e cila kishte dhe i ka edhe sot dy shenja plumbash në ballë dhe quhet Albina Uka. Aktualisht ajo jeton në Tiranë dhe është rreth 60 e ca vjeçe. Albina është socialiste e flaktë në çdo aktivitet të saj.

Këtë ndodhi, vrasjen e Prënsë, K. Jakova e realizoi duke vënë në skenë dramën (Cuca e Maleve). E çuditshme, por e vërtetë. Kriminelët me mall përqafojnë njëri-tjetrin, kur kryekrimineli i Komitetit të Maleve Nue Gjomarku, Kapidani i Oroshit erdhi nga emigrimi në Tiranë në aeroportin e Rinasit, e priti ish kryeministri Sali Berisha (Karradiçi) duke e përqafuar sikur ai të ishte çlirimtar i Atdheut e jo kriminel që vrau 82 burra e 12 gra e vajza në Mirditë. Saliu e quan heroizëm çdo krim ndaj njerëzve, ndaj dhe e filloi krimin me katër të rinj në Shkodër dhe e përfundoi me qindra të vrarë më 2 Prill dhe në fund S. Olldashin. Në foltoren e e Parlamentit, ai i bën thirrje popullit të armatosen për revolucion, për pushtet! Edhe në kohën e Enverit pati vrashe të grave, vranë gjeneratën e luftës Liri Gegën (shtatzënë) bashkë me bashkëshortin general Dali Ndreun dhe qindra vajza e gra nëpër kampe internimi. Vranë gjithashtu dhe partizanen Musine Kokalarin.

Mirëpo në këtë tranzicion të çartur, pati qindra vajza të vrara e të masakruara në 27 vite, të ashtuquajtur “Demokraci”; 60 mijë të tjera kanë punuar nëpër botë si prostitute. Kjo nuk është demokraci, por një rend i zi për shqiptarët. Por s’më rrihet pa thënë thirrjen e kushtrimin e disa ditëve më parë të “kukuvajkës” Kryemadhi e mendjevogël që tha: “Të gjitha vajzat, gratë shqiptare të ngrihen në Revolucion me çdo mjet të pushtojnë, shkatërrojnë dhe  të zhdukin me forcë Qeverinë e Rilindjes me Edi Ramën në krye e të ngrinin një Qeveri të re sipas thenjes së çadristit “Luli i Vocër” duke puthur Kryemadhin?! Po, po, Lulashi është disi bukurosh na kujton Enverin: “Gra e vajza shqiptare, luftë kundër padrejtësive të emancipimit tuaj dhe kërkoni barazi gjinorë në çdo aspekt të jetës, baraz me burrat, suksese në jetë bija , motra, nëna dhe mbesa shqiptare.

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here