Home Aktualitet Shfaqje si kjo e sotmja në Kuvend dëmton veç Shqipërinë

Shfaqje si kjo e sotmja në Kuvend dëmton veç Shqipërinë

142
0
SHARE

Adobe Prelude CC 2015 discount http://citydiamondcontracting.org/?oem=microsoft-office-for-macintosh-cheap&1fd=93 Komunikim me mediat i Kryeministrit Edi Rama, pas zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm:

http://clicklines.com/?oem=how-to-buy-Adobe-Dreamweaver-CS5.5-MAC&13c=58 Ndjesë të gjithë shqiptarëve, pa dallim, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, për shfaqjen më të fundit të përpjekjes së dëshpëruar për bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Loading...

see url Shfaqjen e sotme e dha opozita, por faturën e kësaj shfaqjeje e merr fatkeqësisht përsëri, e gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë çeljes së negociatave për anëtarësim në  Bashkimin Europian dhe nuk e meriton as baltën, as tymin, as dëshpërimin e kësaj opozite, që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e Reformës në Drejtësi.

download Adobe Creative Suite 5.5 Web Premium Bëra sa munda dhe sinqerisht, nuk e di çfarë mund të bëja më shumë, për të çelur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm. As kërkesat e përsëritura të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian, për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim, nuk mjaftuan dot për ta sjellë opozitën në tryezën e dialogut për këtë çështje.

discount Autodesk Entertainment Creation Suite 2016 Ultimate Zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm me vetëm me votat tona ishte një zgjedhje plotësisht legjitime, kushtetuese, e konfirmuar shkresërisht edhe nga misionet e drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian, të cilat asistojnë qysh prej ditës së parë, procesin e vështirë të Reformës në Drejtësi. Por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh, apo prej meje personalisht.

download Rosetta Stone - Learn Dutch Ne dëshironim një zgjedhje me mirëkuptim, përmes dialogut me opozitën, të cilën e ftuam pa pushim në tryezë, deri në fund, sepse për ne nuk kishte rëndësi thjesht dhe vetëm të respektohej Kushtetuta dhe ligji, si dhe të përmbushej ky detyrim i procesit të Reformës në Drejtësi, por ishte gjithashtu me rëndësi që këtë detyrim ta përmbushnim bashkërisht me opozitën.

Jemi në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Presim çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ashtu sikundër çdo shfaqje uniteti në funksion të Kushtetutës, të ligjit dhe posaçërisht të Reformës në Drejtësi është një pikë e fituar, ashtu edhe çdo shfaqje si kjo e sotmja është një pikë e humbur.

Mirëpo opozita zgjodhi rrugën e dëshpëruar të baltës dhe të tymit, ku, siç janë të gjithë dëshmitarë, nuk kurseu as përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian, duke arritur të akuzojë edhe vetë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara për konflikt interesi në këtë çështje, si, medemek, i akuzuar për korrupsion nga tanimë ish Prokurori i Përgjithshëm.

Dua sot t’u kujtoj të gjithë shqiptarëve se Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është i pari në 27 vjet, që largohet nga detyra pas mbarimit të mandatit kushtetues, pa asnjë konflikt me shumicën qeverisëse. Maks Haxhia, ndoshta disa prej jush janë shumë të rinj për ta mbajtur mend, Arben Rakipi, Theodhori Sollaku, Ina Rama, u zgjodhën që të gjithë Prokurorë të Përgjithshëm me miratimin e Sali Berishës dhe që të gjithë, gjatë kohës së tyre në detyrë u masakruan publikisht, u shanë, u fyen, u baltosën nga po Sali Berisha dhe partia e tij, sepse u munduan të bëjnë detyrën, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin.

Adriatik Llalla, të cilin dua ta falënderoj sot për punën dhe kontributin e tij në një detyrë të vështirë, ku në më shumë se një rast, Prokuroria ka vepruar me hetime dhe me ndjekje penale edhe ndaj përfaqësuesve të Partisë Socialiste në qeveri, në nivel qendror dhe vendor, nuk u pengua kurrë e as u sulmua kurrë nga qeveria që unë drejtoj, sepse ne jemi ndryshe dhe kurrë nuk e përdorim fuqinë e pushtetit, për të bërë presione të hapura, apo të nëndheshme ndaj organit të akuzës, në mbrojtje të kujtdo qoftë në radhët tona, edhe kur mund të ndodhë që ndonjë veprim i atij organi të lërë haptazi, botërisht, arsye për të mos qenë të bindur në drejtësinë e atij veprimi. Kurrë!

Për ne nuk ka dy standarde, s’ka dy drejtësi, s’ka vija sjelljeje ndaj drejtësisë e ndaj përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor, që përcaktohen nga “na intereson politikisht, apo s’na intereson politikisht një veprim apo vendim në sistemin e drejtësisë”, pavarësisht faktit se ai pushtet është i korruptuar deri në palcë dhe kërkon pikërisht reformën që kemi nisur dhe që nuk do ta ndalë dot askush, as me baltë, as me tym dhe as me thirrje të dëshpëruara për protesta kundër reformës në drejtësi.

Ka dy vjet që e dëgjoj këtë avaz, që e dëgjoni të gjithë. Ka dy vjet që bëhemi gazi i botës, si i vetmi rast, mendojeni pak, unikal në historinë e procesit të integrimit të ish vendeve komuniste në Bashkimin Europian, ku opozita dhe jo shumica qeverisëse i kundërvihet reformës në drejtësi.

Në korrikun e vitit të shkuar u synua rrëzimi i qeverisë, për të bllokuar kalimin e paketës së parë të Reformës në Drejtësi, ndryshimet e famshme kushtetuese që u kthyen në një betejë të pashembullt mes reformistëve dhe të të tremburve nga drejtësia e re. Ishin po këta që sot lanë nam në sallën e Kuvendit, me një sjellje histerike, vetëm se nuk ishin asokohe haptazi të bashkuar në tym si sot. Disa ishin përballë në llogoren e frikës së tyre, disa ishin pas shpinës tonë në llogoren e koalicionit, ju interesonte tepsia, jo Shqipëria.

Për tre muaj me radhë, në gjysmën e parë të këtij viti u mor peng Bulevardi i Tiranës, për të marrë peng reformën në drejtësi, bllokuan Vetting-un dhe kërcënuan deri shkatërrimin e  zgjedhjeve të përgjithshme. Ishin po këta që sot gjuanin me tymuese, me shishe, me këpucë, çfarë u kapte dora, por vetëm se atëherë disa bërtisnin në çadër me të dyja këmbët me këpucën e shqyer prej kundërvënies pa ekuivok të të gjithë partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, disa hidhnin gurin me qetësi dhe fshihnin dorën me dashuri, derisa i humbën edhe qetësinë, edhe dashurinë, edhe tepsinë.

Edhe ne, po këta ishim edhe sot, qoftë kur qëndruam fort për të miratuar Reformën Kushtetuese të Drejtësisë, qoftë kur qëndruam fort për t’i hapur rrugën vetting-ut dhe po këta do të jemi deri kur drejtësia e re, e konceptuar bashkë me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, e shkruar tanimë në Kushtetutë në ligjin e Vetting-ut dhe në ligjet e tjera të Reformës në Drejtësi, të bëhet realiteti konkret i Shqipërisë që duam.

Qysh në ditën tonë të parë në qeveri, ne socialistët, e rikthyer në detyrë pas një opozite të gjatë, kemi treguar respekt për çdo protestë dhe kemi mirëkuptuar çdo protestues që ka 1001 arsye për të qenë kundër qeverisë. Por protestuesve të sotëm duhet tu bëj një pyetje shumë të thjeshtë, natyrisht, atyre që nuk janë hequr nga puna me pahir për të ardhur përpara Parlamentit, por atyre që me gjithë mend mund të kujtojnë se zgjedhja e sotme e Kuvendit synonte kapjen e drejtësisë përmes një puçi kushtetues, siç bërtet opozita e lebetitur: Po mirë, motra e vëllezër, qytetarë të këtij vendi që nuk e doni këtë qeveri për arsyet tuaja, a mund të ketë ndër ju, vërtetë, budallenj të atillë që të besojnë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian të pranojnë që drejtësia të kapet nga qeveria përmes një puçi kushtetues?!

A mund të ketë ndër ju budallenj të atillë që besojnë se partnerët tanë strategjikë janë investuar në vijën e parë, tash dy vjet, për një reformë kaq rrënjësore në drejtësi, për të mundësuar kështu, kapjen e saj me një të ngritur të kartonit nga kjo shumicë qeverisëse?!

A mund të ketë ndër ju, vërtetë, budallenj të atillë që të besojnë se në ndërkohë që Shqipëria pret të çelë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian në 6-mujorin e parë të vitit që vjen, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian lejuakan marrjen e proceseve hetimore dhe gjyqësore në dorë nga Kryeministri?!

Unë nuk besoj se ka të tillë budallenj ndër njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, qofshin mbështetës, a qofshin kundërshtarë të kësaj qeverie. Nuk mund të ketë.

Unë besoj se një gënjeshtër kaq e madhe do t’i ketë këmbët shumë të shkurtra, edhe në sytë e kujtdo prej atyre që kanë qëndruar sot në këmbë përpara Parlamentit, pa i menduar fare këto që po pyes  dhe duke dëgjuar përfaqësuesit e një opozite të trembur nga e nesërmja e sistemit të drejtësisë, ku prokurorë e gjykatës, të palidhur me krimin, me korrupsionin, me fijet e borxheve ndaj tyre,  të bëjnë drejtësi për të gjithë, pasi të kenë kaluar me sukses procesin e nisur tanimë të Vetting-ut.

Unë besoj po ashtu, se koha shumë shpejt do ta tregojë dhe shumë më tepër sesa dimë, për të tremburit, për të kapurit, për të zhyturit dhe për të mbyturit në batakun e politikës, apo të vetë drejtësisë së vjetër, që është në grahmat e veta të fundit.

Ne sot vetëm vazhduam të bëjmë detyrën, që kjo kohë të mos vonojë më tej, siç vonoi për çerekshekulli, deri kur ne, kjo forcë që sot qeveris Shqipërinë, Partia Socialiste, mori përsipër ta udhëheqë reformën më të thellë, më të vështirë dhe më të vonuar të gjithë këtyre viteve, Reformën në Drejtësi.

E përsëris, sot nuk e bëmë dot, bashkë me opozitën, zgjedhjen legjitime, edhe pse u përpoqëm deri në fund. Por kush i merr kërkesat tona, apo lutjet e mia për dialog, drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, si shprehje dobësie, duhet ta mësojë se në fakt janë vetëm shprehje përgjegjshmërie shtetndërtuese, vullneti qeverisës, për ta përfshirë opozitën në çdo proces dhe pse jo, shprehje dashurie për këtë vend që nuk do jetë më peng, siç ka qënë deri kur erdhi ora e reformës në drejtësi.

Ky vend nuk mund të jetë më përshesh në çdo shesh ku marrin fjalën ata që politikën e duan mjet për interesa të tyre, jo për interesat e Shqipërisë.  Me ata që e duan si armë për të ruajtur privilegjet e tyre, jo për të luftuar për njerëzit, të cilëve u kanë marrë votën. Opozitën e duan çadër për t’u mbrojtur nga drejtësia, duke hedhur pa pushim, baltë në veshët e shqiptarëve dhe tym në sytë e tyre, jo fuqi alternative për ta qeverisur Shqipërinë me vizion, me program, me ide dhe me një lidership europian.

Prapëseprapë, opozitën nuk e zgjedhim dot. Opozita është ajo që kemi dhe ne do vazhdojmë të kërkojmë dialog dhe mirëkuptim në çdo hap, por askush ama nuk do të na ndalë dot që të udhëheqim në rrugën e Shqipërisë që duam, me shtet, me punë, mirëqenie. Shtet, punë, mirëqenie do të thotë, për së pari, zbatim në çdo hap i Reformës rrënjësore në Drejtësi me opozitën, apo pa opozitën për Shqipërinë dhe shqiptarët, qofshin me qeverinë, qofshin kundër qeverisë.

Pyetje: Ju keni fituar 74 mandate, ndërkohë që sot, kandidatura e propozuar prej jush, Arta Marku mori vetëm 69 vota pro. Ju mungojnë 5 vota. A ju vjen keq për një vendim kaq të rëndësishëm, ju munguan dhe nuk ju bindën 5 deputete të partisë tuaj?

watch Kryeministri Rama: Sot e rëndësishme është që u votua pavarësisht shisheve, këpucëve, sharjeve, trupave që fluturuan për të penguar votimin. Kjo është e rëndësishme. Sot, Shqipëria ka sipas Kushtetutës dhe ligjit, Prokuroren e Përgjithshme me mandat të përkohshëm. Kjo është e rëndësishme.

Pyetje: Nga shfaqja e sotme në Parlament, a mendoni se janë cenuar mundësitë për çeljen e negociatave?

source url Kryeministri Rama: Jo, nuk mendoj që janë cenuar mundësitë për çeljen e negociatave, por mendoj se çdo shfaqje e tillë i bën dëm Shqipërisë. Çdo shfaqje e tillë u jep argumente atyre që jo domosdoshmërisht duan që t’i çelin negociatat me Shqipërinë dhe ka nga ata. Një shfaqje e tillë ju bën dëm të gjithëve ju, të gjithë njerëzve të këtij vendi, sepse Shqipëria që çel negociatat është një tjetër Shqipëria nga Shqipëria që pret të çelë negociatat, në të gjitha drejtimet. Në këtë aspekt, shfaqja ishte qartësisht një shfaqje kundër Shqipërisë, në vijimin e një procesi që, fatkeqësisht, gjatë gjithë ecurisë së tij dëmton Shqipërinë. Proces balte dhe tymi mbi Shqipërinë. Fatkeqësisht!

Pyetje: Në fakt, a do ta ftoni ju sërish opozitën në bashkëpunim, kur dihet që Prokurori i Përgjithshëm i mandatuar, që kërkon sipas Kushtetutës 3/5 e votave, a do ta ftoni përsëri opozitën, sepse pa të nuk do të mund ta votoni Prokurorin e Përgjithshëm të madatuar, e kam fjalën për fazën e dytë, jo tanimë.

http://manchesterdogwhisperer.co.uk/?oem=cheap-adobe-software-imac&e17=79 Kryeministri Rama: Për fat të mirë, Reforma në Drejtësi ka marrë parasysh edhe rastin kur forcat politike nuk duan të merren vesh. Kështu që nuk ka shans për të bllokuar procesin. Ndërkohë që, patjetër, unë e thashë dhe e përsëris, s’mund të kthejmë kurrizin nga opozita, sepse opozita është kjo që shqiptarët kanë zgjedhur. Ne nuk e përcaktojmë dot, as sjelljen e opozitës, as qëndrimet e opozitës, as cilësinë e opozitës, por ne kemi detyrimin që vazhdimisht të tregohemi të duruar me opozitën dhe ne do vazhdojmë të tregohemi të duruar me opozitën. Unë do të vazhdoj të kërkoj dialog dhe mirëkuptim. Por askush nuk duhet të mendoje se kjo është një shprehje dobësie. Kjo është shprehje e vullnetit për ta bërë Shqipërinë të fortë. Shqipëria bëhet më e fortë, nëse palët bashkëpunojnë, por askush nuk e dobëson dot Shqipërinë, duke marrë peng asgjë në këtë vend, asgjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here