Home Politike Veliaj: Falenderoj këshilltarët që votuan buxhetin, opozita t’i bashkohet aksionit të pastrimit

Veliaj: Falenderoj këshilltarët që votuan buxhetin, opozita t’i bashkohet aksionit të pastrimit

167
0
SHARE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj falënderoi sot 32 këshilltarët të cilët miratuan dje Buxhetin për vitin 2018, i cili do të garantojë procesin e transformimit të qytetit të Tiranës si dhe do të japë një mbështetje edhe për politikat mjedisore. Gjatë mbledhjes së zhvilluar me 24 administratorët dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë për aksionin e nesërm të pastrimit në të gjithë Tiranën, tha se shumica e qytetarëve dhe e anëtarëve të këshillit Bashkiak konfirmuan që nuk duan bllokimin, por që punët të ecin përpara.

“Me buxhetin që kaluam dje, dhe dua të falenderoj të 32 këshilltarët. Unë isha këtu, ishin 32. Mediat ishin këtu ishin 32. Sekretariati ishte këtu, ishin 32. Firmat u hodhën, ishin 32. Kështu që për ata që nuk ishin këtu dhe që në imagjinatën e tyre do të donin që të mos kishte shumicë për progresin e tyre qytetit. Më vjen shumë keq që ju zhgënjyen, por mesa duket jo vetëm shumica dërrmuese e qytetit dhe shumica dërrmuese e këshillit do që gjërat të shkojnë para. Blloko këndin e lojërave pa sukses, blloku sheshin Skënderbej pa sukses. Blloko pazarin e ri pa sukses. Blloku pastrimin e qytetit pa sukses. Njerëzit nuk dua më bllokim. Janë lodhur dhe janë disa herë më të lodhur nga politika. Kështu që dua të falënderoj të 32 këshilltarët për një votim ekzemplar, dhe një mazhorancë absolute që ne kemi në bashki”, deklaroi Veliaj.

Loading...

Kreu i Bashkisë u shpreh se nëse të tjerët duan që të sfidojnë Bashkinë e Tiranës, të marrin pjesë në aksionin e pastrimin të Tiranës si dhe në mbjelljen e pemëve, duke kontribuar për kryeqytetin dhe jo duke u bërë bllokues.  “Ju them atyre të merren me një punë tjetër. Këtë bashki nuk e bllokojnë dot më dhe punën e këtij qyteti nuk e bllokojnë dot më. Një nga gjërat që i sfidoj është që nëse i duan qytetin, të vijnë njerëzit për pastrim. As s’do të ishte  bukur që të kishim nesër edhe dy partitë e opozitës për pastrim, të merrnin edhe ata qeset të jepnin edhe ata një model. Por të bllokosh që unë të punoj dhe që ne të punojmë, kjo nuk është sfidë, është budallallëk dhe është një gjë që ka dalë nga moda. Sfida ime për ata është nëse mund të mbjellin ata më shumë , nëse pastrojnë plehra më shumë se ne. nëse ata mund të sjellin ide shumë më të mira se tonat”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur në aksionin e nesër, Kryetari Veliaj deklaroi se Tirana është shumë herë më e pastër se dy vite më parë. “Ne do të vijojmë me nisma të tilla dhe më vjen mirë që nga një situatë ku e nisëm dy vite më parë ku Tirana kishte mbi 300 hot spote, ne kemi identifikuar për pastrimin nesër rreth 35. Do të thotë që është dita me natën me çka qenë. Në këtë sens, do të doja shumë që përkrah pastrimit nesër ne të përfshijmë gjithë komunitetin, ndërlidhësit në komunitet, të përfshijmë administratorët e pallateve. Vetëm kur ne fillojmë e pranojmë që këtë faj e kemi 100% vetë, atëherë mund t’i dalim zot. Unë them që ky është viti ynë, ky është realisht viti ynë dhe Tirana është sot pa dyshim jo vetëm qyteti më i pastër në Shqipëri, një nga më të pastrit në Ballkan në nivel kryeqytetesh me kaq popullsi, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë prezantoi edhe planin e masave të marra për pastrimin e qytetit të Tiranës, veçanërisht në 35 pika ku do të përqendrohet edhe aksioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here