Home Ditar Atentatori i rrallë që u bë tmerr i spiunëve dhe tradhtarëve

Atentatori i rrallë që u bë tmerr i spiunëve dhe tradhtarëve

209
0
SHARE

-Me rastin e 74 vjetorit të rënies se Heroit të Popullit Kajo Karafili-

Kajo Karafili lindi në vitin 1920 në Bllacë të Pogradecit në një familje me tradita atdhetare e trimërie. Qeveria e Zogut me anë të Neki Starovës e përndoqi të atin e Kajës dhe e pushkatoi si  kundershtar të rregjimit të urryer të asaj kohe. Kjo ngjalli urrejtjen dhe revolten e djaloshit Kajo, i cili vrau një xhandar milicie që i kishte vrarë të atin dhe u arratis në Maqedoni ku u njoh me patriotin Myslim Peza, i cili ishte emigrant politik, kundërshtar i Zogut. Këtu u njoh edhe me Haxhi Lleshin dhe me shokët komunistë shqiptarë që ishin larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar përndjekjes që i bënte qeveria zogiste atdhetarëve kundërshtar të regjimit.

Loading...

Në Maqedoni Kajo u miqësua kaq shumë me Myslim Pezën, sa kjo u bë e përjetshme. Pas pushtimit të vendit tonë nga fashistët italianë në Korrik të vitit 1939, Myslim Peza kthehet pas 9 vitesh pranë familjes së tij në Pezë dhe dy javë më vonë kthehet edhe Kajo Karafili tek Babë Myslimi në Pezë dhe nga kjo kohë do të bëhet Pezak dhe luftoi krah pezakëve deri sad ha jetën për lirinë e Shqipërisë.

Në kujtimet e tij Myslim Peza thekson: “Pa dyshim fati më kishte sjellë në Resnje (Maqedoni) një Lam Lekë të ri. Po Kajani e kaloi Lamin në çdo pikpamje. Gjatë Luftës NAÇl, Ai nuk u bë vetëm një tentator i guximshëm por edhe  një komandant trim e i Zoti. Kajani kishte cilësi shumë të mira. Në radhë të parë ishte shumë i çiltër dhe i zgjuar. Ai ta rrëmbente mendimin nga sytë dhe vepronte në heshtje; tek Ai fjala mbyllej në një pus të thellë që s’kishte forcë në botë ta nxirrte. Çdo gjë që kishim e ndanim bashkë, edhe një copë djathë pot a kishte, do ta ruaja ta ndaja me Kajon. E kam dashtë si fëmijën tim. Edhe Ai më ka dashur sa s’ka ku të shkojë ma”.

Më 10 Janar 2018, mbushen plot 74 vjet nga vrasja e trimit, Heroit të Popullit Kajo Karafili, atentatorit me famë një nga luftëtarët më besnik të BabëMyslimit. Në këtë ditë Kajo Karafli kujtohet me nderim e respect të veçantë, duke mbetur fanar ndriçues në breza për heroizëm, trimëri e atdhedashuri. Myslim Peza dhe Kajo Karafili u lidhën me besa-besë me njer-tjetrin, luftuan me mish e me shpirt kundër pushtuesve të huaj dhe tradhëtareve të vendit. Kajo Karafili me heroizmin e tij, u bë simbol i atentatorit të guximshëm për asgjesimin e spiunëve të rrezikshëm të vënë në shërbim të pushtuesve të huaj. Ja disa fragmente të atentateve të suksesshmne që Ai kreu me shokët e Çetës së Myslim Pezës: Babë Myslimi me iniciativën e tij, vendosi që aksionin e parë Kajo Karafili ta bënte duke asgjesuar Neki Starovën, i cili kishte kryer disa krime në Shqipërinë e Mesme, në Shijak ku kishte varur në litar patriotitët Bajram Xhanin nga Kavaja dhe Mustafa Tufën. Në Dibër kishte vrarë Halit Lleshin të atin e Haxhi Lleshit dhe në Skrapar ishte majmur ne vjedhjet që kishte bërë. Në këtë atentat, mori pjesë dhe Sula Nuzit, të cilët me 29 Maj 1940 në pritë në mes të Pogradecit e vranë me 6 plumba Neki Starovën. Vrasja e Tij u dogji shumë italianëve, ashtu edhe spounëve të tyre vendas. Më 13 Janar 1941, Babë Myslimi i urdheroi Kajo Karafilit, Hamdi Grorit dhe Shaban Rexhës për të asgjesuar agjentun e fashizmit Ram Selimin, vrasja e të cilit shqetësoi Shefqet Vërnacin, i cili e kishte mik. Kryerja me sukses dhe pa humbje e atentateve, alarmoi fashistët dhe qeverinë kuislinge të Shefqet Vërlacit, që përgatiti sulmin për asgjesimin e çetës së Pezës, me 16 Mars 1941, por përsëri armiqtë dështuan.

Më 22 Qershor 1941, në Ramush të Vrapit, Babë Myslimi me shokë të çetës u rrethua nga xhandarmëria fashiste, e cila ishte në numër 8-9 herë më e madhe se partizanët, por ketu trimat që luftonin për liri, treguan trimëri të madhe dhe e çanë rrethimin nga lufta që bënë Kajo Karafili, Avdi Kasalli, Shaban Rexha, Babë Myslimi, Sul Ramushi etj. por u vra trimi Sula i Nuzit. Xhandarmeria dhe milicia fashiste lanë 5 xhandarë të vrarë, 3 të plagosur dhe më vonë u muar vesh se 60 xhandarë kishin dhënë dorëheqjen.

Më 8 Maj 1943, Kajo Karafili, Nazmi Kaba, Maliq Muça, vrasin në Kavajë kriminelin Dik Duka, toger i kuesturës fashiste dhe bashkëpunëtorin e tij Shaziman Reçin. I gjithë populli i Kavajës dhe i Durrësit u gëzua pa masë për vrasjen e këtyre dy kriminelëve të rrezikshëm. Më 31 Maj 1943, atentati kundër kriminelit Ramazan Bali toger i milicisë fashiste dhe spiun i fashistëve. Ai njihej si organizator i masakres që bënë fashistët në Pajonë, Grecë, Grorë-Pezë. Kajo Karafili dhe Pandi Nasho, i zunë pritë dhe e vranë sëbashku me dy rojet e tija. Vrasja e Ramazan Balit në zemër të Tiranës, futi tmerrin e spiunëve të tjerë, të cilet nuk e ndjenin veten e sigurt në asnjë vend. Lufta e Lis-Patrosës në 10 Janar 1944, qe beteja e fundit që zhvilloi Kajo Karafili kundër forcave naziste gjermane dhe tradhëtareve. Edhe këtu shkëlqeu si çdo herë guximi dhe trimëria e Kajos dhe i gjithë partizanëve. Kajo u doli në befasi gjermanëve. Këta nuk luajtëm vendit duke menduar se nuk do të ishte Ai. Kajo menjëherë mori torbën me bomba nga dora e një partizani dhe pa lajmëruar shokët, hodhi mbi armikun rreth 16 bomba. Të gjetur para kësaj befasie, gjermanët u llahtarisën dhe në rrëmujë e sipër u sprapsën. Disa prej tyre filluan dhe të qëllojnë. Partizanët e dy çetave të udhëhequr nga komisari i tyre, u sulën drejt vendit ku plasnin bombat dhe i rrethuan gjermanët në formë gjysmë rrethi. Vendi ku u ndodh armiku, ishte shumë i vështirë. Partizanët duke patur pozicione të përshtatshme vranë shumë prej tyre. Lufta u ndez e ashpër. Snaiperët gjermanë, pas 10 minutash lufte, zunë vend dhe qëllonin në shenjë. Komisari iu afrua Kajos dhe qëllonte me automatik mbi grumbullin gjerman. Këta u vranë përpara grykëve të pushkëve, mitrolozëve e automatikëve të partizanëve.

Në orën 1.00 të drekës një plumb armik, e qëlloi komandantin e batalionit Kajo Karafilin në ballkë dhe e ndau nga shokët për gjithmonë.  Partizanët nuk u demoralizuan nga kjo humdje e madhe, por e ashpërsuan edhe më shumë luftën kundër nazistëve gjerman. Lufta vazhdoi deri në mbrëmje. Nga partizanët mbetën të vrarë shokët Mustafa Lleshi, komisar i Kompanisë së dytë, Bajram Tushi mitralier dhe tog komandant Myrvete Peza, e fejuara e Kajo Karafilit. U plagosën rëndë Bet Troplini, nënkomqndant i kompanisë së tretë dhe Isuf Troplini. Për të bindur popullin se Ai kishte vdekur, forcat pushtuese u detyruan ta zhvarrosin trimin e maleve dhe të vdekur i bënë xhiro në qytetin e Kavajës, pasi Ai edhe ashtu i vdekur, i ngjallte frikë e panik okupatorit. Kajo Karafili është shpallur “Hero i Popullit”.

Lavdi dëshmorëve e partizanëve që dhanë jetën për Çlirimin e Shqiperisë nga nazistët gjermane e veglat e tyre!

XHEVDET ÇELMETA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here