Home Ditar Kosova nuk është vend i shenjtë i Serbisë

Kosova nuk është vend i shenjtë i Serbisë

178
0
SHARE

Sylë Gosturani

Në vendin e quajtur Vrakë, shtatë km larg qytetit të Shkodrës, jeton një mikro komunitet serbo-malazez , që thirren vrakaçororë. Vendosja e atyre banorëve në atë vend ka ndodhur rreth 500-600 vjetësh më parë. Gjatë kësaj periudhe numri i tyre është ndryshuar sepse ata në disa periudha janë larguar por edhe rikthyer. Në vitin 1990 aty jetonin rreth 2000 familje, sot, si pasojë e largimeve kanë mbetur rreth 40 të tilla me një mikro popullsi, që kërkon të quhet pakicë siç është minoriteti grek. Vrakaçorët e shumë komunitete të tjera u shpërngulën nga trojet e tyre për arsyet e tyre që dihen dhe u vendosën aty ku janë, sepse gjetën mikpritje e ngrohtësi prej shqiptarëve. Këtij komuniteti që kur ka ardhur e gjerë më sot, nuk i është prishur terezia. Asnjë tentativë më e vogël nuk është bërë për ta asimiluar atë , përkundrazi i është lënë e drejta e mësimit të gjuhës e zbatimit të zakoneve dhe traditës. Aty është ngritur dhe institucioni fetar ortodoks dhe lejohet që aty te kryejnë ritet fetare nën drejtimin e priftërinjve serb si më të kualifikuar. Populli shqiptar atë që e ka strehuar e ka trajtuar mik nuk i ka bërë pusi por edhe nuk ka pritur prej tij, që t’i fus ujin nën rrogoz. Ditën kur ky komunitet po kremtonte (7 janar 2017) Ditën e Ujit të Bekuar prifti serb që drejtonte atë meshë, nuk hezitoi, që atë ditë të shpejte ta kthente në propagandë kundër popullit shqiptarë që jeton në trojet e tij në Kosovë. Ky prift serb tregon se ç’rol ka luajtur e vazhdon të luaj kisha ortodokse serbe në harmoninë në mes të popujve konkretisht  në mes popullit kosovar e atij serb. Mbi trojet shqiptare kanë invaduar shumë pushtues. Një nder ata pushtues kanë qënë  edhe  serbët. Ata arritën të pushtojnë Shqipërinë gjer në Sarandë. Ata (serbët), duke njohur bukuritë natyrore dhe pasuritë, që Shqipëria kishte në sipërfaqe e në thellësi të saj, synimet e tyre pushtuese i përcaktuan objektiv strategjik çka do të thotë Shqipërinë ta bënin çiflig të tyre. Në synim të këtij objektivi ata ndryshuan toponimin e gjitha vendeve duke i skllavëruar të gjitha. Fenë ortodokse dhe kultet e saj u përpoqën t’i shtrinin kudo. Kështu aplikuan edhe në Kosovë. Në Kosovë mjeshtëria e tyre për të mbërthyer kthetrat qe më e sofistikuar. Në Kosovë serbët ndërtuan në Deçan Shën Katedralen simbolike ortodokse si argument faqe botës se këtu serbët kanë bërë betejën më të fuqishme për të mbrojtur dinjitetin dhe “zemrën” e trojeve të tyre. Këtë dogmë e kanë përdorur për shekuj me radhë gjerë në fillimin e luftës së dytë botërore. Gjatë luftës së dytë botërore, Tito përdori demagogjinë ultra mashtruese ndaj kosovarëve. Me atë demagogji ai duke hedhur poshtë vendimet e Konferencës së Bujanit mundi të ndaj luftën e popullit kosovar me atë të popullit shqiptar. Mbas përfundimit të luftës gjatë së cilës kontributi i kosovarëve qe shumë i madh, ai (Tito) mohoi gjithçka dhe Kosovën e përcaktoi pjesë të Serbisë dhe jo vetëm kaq por edhe Shqipërinë desh ta gllabëroi e ta determinoj republikë të shtatë të Jugosllavisë . Historia na ka mësuar vërtetësitë e shekujve  e të viteve. Fiset ilire kanë qënë të shtrira nga Preveza gjerë në brigjet e Danubit. Luftërat pushtuese romake e më vonë ato sllave bënë që pasardhësit e tyre kanë ardhur duke u rrudhur gjerë në trojet që sot banohen nga pasardhës të ilirëve në tokat e tyre në çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës gjenden varre ilirësh. Në çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës gjenden thesare ilire , që dëshmojnë së ilirët paraardhësit e shqiptarëve kanë qënë banorë më të hershëm se sllavet në ato treva. Popullsia shqiptare në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni nuk ka emigruar aty nga asnjë vend tjetër për të përmbushur ndonjë vakum. Ajo (popullsia) është autoktone dhe u ka përballuar të gjitha invazioneve të huaja duke ruajtur gjuhën, doket e zakonet. Një prift ortodoks serb që lejohet në respekt të respektimit të besimeve fetare e të fqinjësisë së mirë, në Shkodrën e Ded Gjolulit të tre Heronjve, në Shkodrën e kulturës dhe të artit shqiptar  merr guximin të thotë: “Kosova është vend i shenjtë i Serbisë”. Guxim i tepruar apo nëpërkëmbje që na bënë ai prift? Unë them më shumë një nëpërkëmbje dhe ulje dinjiteti. E them këtë se asnjëherë nuk ka bërë vaki si në këtë rast, që jo një prift po kurrfarë personaliteti të marrë guximin brenda territorit tonë të na shantazhojë. Nuk doli një politikan shqiptar, nuk doli një gazetar, analist, patriot, jo t’i zërë rrugën por t’i thotë dy fjalë atij prifti mjekrosh: Gabohesh o kryethatë. Për Kosovë e troje shqiptare është derdhur gjak e janë hapur varre e ato nuk i janë dorëzuar asnjë armiku apo pushtuesi. Luftërat për mbrojtjen e Plavës, të Gucisë, të Hotit e Grudës, të Kelmendit, Tivarit e Ulqinit e çdo pëllëmbe tjetër kanë përfunduar me disfatën tuaj, sepse një zë që lëshohej si kushtrim për luftë bashkonte gjithë shqiptarët, sepse mbrojtja e çdo pëllëmbe toke ishte amanet i trashëguar nga të parët. Ju (serbët) mundët t’i zaptonit tokat shqiptare vetëm atëherë kur Turqia për të shpëtuar lëkurën, u detyrua nga Evropa e vjetër të sulmonte shqiptarët e tokat e tyre ua dorëzoi juve. Ju i morët ato treva i mbajtët dhe vazhdoni t’i mbani disa prej tyre vetën nga ajo Evropë që s’e deshi mirë kurrë Shqipërinë. Ti o prift mjekërcjap arrite ta thuash atë shprehje brenda territorit të Shqipërisë mëmë vetëm, sepse Shqipëria është bërë hanë me dy porta që s’merret gjë vesh se ç’po bëhet po hyn derri e del dosa. Edhe ju një qenie e tillë jeni sepse ti jo vetëm që s’duhej të hyje në Shqipëri por as ëndërr nuk duhej ta shikoje. Serbia Serbi mbetet. Çështja shqiptare mbetet çështje shqiptare dhe ajo është bashkimi i të gjitha trojeve në një shtet të vetëm. Evropa dhe Amerika ne se synojnë të ndreqin gabimet e bëra në shekujt e kaluar, çështja shqiptare është më domethënësja dhe nder më strategjiket. Është nder më strategjiket se faktori shqiptarë ka qënë e është potencial e faktor stabiliteti. Shqipëria, shteti mëmë për gjithë shqiptarët, nuk mund të bëhet vend nga i cili të mohohet Kosova. Për Kosovën shqiptarët janë flijuar. Për Kosovën shqiptarët kanë folur kudo e kurdoherë dhe çështjen e saj kurrë nuk e kanë barazuar me marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Çështja e Kosovës nuk zgjidhet duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë,  Marrëdhëniet me Serbinë duhet të kushtëzohen siç janë kushtëzuar në çdo kohë. Serbia duhet të heqë dorë përgjithmonë nga Kosova dhe të njohë pavarësinë dhe trojet e saj. Për këtë Serbisë nuk duhet t’i bëhen lutje. Çdo bisedë, çdo takim, çdo vizitë e çdo marrëdhënie që mund të lidhet me Serbinë, duhet parë sa i shërben çështjes së Kosovës. Në të kundërt, cilido qoftë ai, ka shkelur çështjen bashkudhëtare të historisë “bashkimin e trojeve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here