Home Ditar Masakra e 4 Shkurtit 1944 në Tiranë

Masakra e 4 Shkurtit 1944 në Tiranë

68
0
SHARE

Për masakrën e 4 Shkurtit 1944, nazistët, kuislingët, ballistët që më parë kishin hartuar një skenar që synonte të realizonte këtë operacion terrorist që t’i jepej një goditje e rëndë asgjesuese organizatës së PK dhe të Frontit NÇl të Tiranës. Kjo do të bëhej si kundërpërgjigje që pësuan forcat ushtarake gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë operacionit të dimrit 1944 kundër ushtrisë NAÇl. Të arrestoheshin dhe të pushkatoheshin  personat që përfshiheshin në listat e hartuara nga policia sekrete. Në të figuronin në radhë të parë emrat e drejtuesve të Qarkorit të PK të Tiranës me në krye Gogo Nushin e  komunistë të tjerë, aktivistë të rinisë komuniste të Frontit NAÇl, të Gruas Antifashiste, nacionalistë, patriot dhe pjestarë të njesiteve guerile.  Të zbuloheshin dhe të asgjesoheshin të gjitha bazat ilegale të LANÇ-it, ku ishte teknika e Partisë dhe ishin strehuar ilegalë, partizan të plagosur dhe të sëmurë. Të gjithë këta persona të dyshimtë, duhet të arrestoheshin dhe të burgoseshin nga policia.

Operacioni do të mbahet tepër sekret. Këtë operacion e drejtonte oficeri i Gestapos gjermane Haufman Langen, përfaqësues personal i Hitlerit në Shqipëri. Në drejtim muarën pjesë: Xhaferr Deva, Rexhep Mitrovica, Hysni Dema, kadri Cakrani, Qazim Mulleti etj. Forcat që morën pjesë në këtë operacion terrorist, ishin xhandarmëria, policia secrete kuislinge; forcat e rregjimentit mercenar kosovar dhe të Ballit Kombëtar. Ata vepruan në grupe 10-15 vetë në drejtime të caktuara. Në krye të këtyre grupeve ishin agjentët e Gestopos. Për të justifikuar terrorin dhe masakren e tyre, arrestuan qytetarë, të cilët ishin duke shkuar nga puna në shtëpitë e tyre dhe i pushkatuan.

Loading...

Këta të pushkatuar ishin: Todi Shkurti, Vangjel Capo, Hasan Çeliku dhe Jani Koçi. U vendos ndalim-qarkullimi duke filluar nga ora 2.00 e mesnatës deri në mëngjesin e ditës së 4 Shkurtit. Bastisën qindra shtëpi, u arrestuan mbi 500 qytetarë, prej të cilëve 84 u pushkatuan. Shumica e të pushkatuarve ishin antifashistë, aktivistë të frontit NAÇl, të rinj komunistë dhe disa punëtorë që shkonin në punë në mëngjes herët. Nga të pushkatuarit pati edhe me kombësi italiane si dhe 4 të burgosur politik malazez, që me gjakun e tyre lagën sheshet dhe rruget e Tiranës, e cila u gjakos por nuk u mposht. Në mengjesin e 4 Shkurtit 1944, kufoma të vrarësh të mbytura me gjak, ishin kudo nëpër rrugët dhe sheshet e saj. Para Sahatit dhe Xhamisë, ishin 12 punëtore të pushkatuar dhe nga këta 4 ishin Italian, punëtorë. Në fund të Bulevardit afër maternitetit, 4 malazez të pushkatuar, ish të burgosur politik të nxjerrë nga burgu. Në rrugën e Pishës, ishin 3 të pushkatuar; para Xhamisë, në rrugën e kavajës 3 të tjerë; në rrugën e Shëngjergjit 7 të pushkatuar.

Shumë viktimave të vrarë, ju ishin prerë gishtat e duarve duke i rrëmbyer unazat dhe dhëmbët e florinjtë. Nga 84 të pushkatuarit, janë identifikuar 29 viktima dhe këta ishin: Ramiz Treni dhe Sitki Çiço antifashist, të dy profesor në gjimnazin e Tiranës; Xhemal Sojli, Harito Harito dhe Dr. Stefan Pano, antifashist dhe aktivistë të Frontit NAÇl; Fadil Rada, vëllezërit Maliqi dhe Haki Huta, Sulejman Vrapi, Gjergj Legisi, Islam Alla, Fiqiri Gërbëlleshi, Ali Visha, aktivistë të rinisë komunistë dhe të njesiteve guerile; Vinçenca Apoli e Raxhioner Revesi të dy aktivistë italianë; Gjergj Marangozi antifashist malazez, David Kohe – çifut, Mina Thome nga Vlora; Vangjel Capo, Vasil Muzina, Petro Prifti, Sokrat Tako, Mihal Koçi, Dhimitër Toma, Emrulla Korja, Todi Shkurti, Osman Boriçi, Kurt Uka, Lake Kolonja  Hasan Çeliku, punëtorë.

Të gjithë personat e tjerë të arrestuar që nuk u pushkatuan, u burgosën dhe midis tyre fare pak nga ata u liruan, pasi i paguan qindra napolona flori, të tjerët u dërguan në kampet naziste të çfarosjes. Nga ky operacion terrorist, forcat mercenare të qeverisë kuislinge dhe të Ballit Kombëtar, nuk mundën të arrestonin asnjë anëtar të KQ të PKSH, nuk mundën të zbulonin asnjë bazë ilegale të LANÇ-it.

4 Shkurti 1944, i damkosi me vulën e tradhëtisë regjimin kuisling, me në krye qeverinë kuislinge të Rexhep Mitrovicës, Ballin Kombëtar e Legalitetin si terroristë dhe bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë. Pinjollët e ballit dhe të Legalitetit, janë të angazhuar për të falsifikuar të vërtetën historike, duke mënipuluar e shkruar se gjoja ata paskan luftuar okupatorin, ku nga dokumentet që sjellim, vërtetohet katërcipërisht tradhëtia dhe bashkëpunimi i tyre me pushtuesit nazist-gjermanë. Ne do të dënojmë dhe demaskojmë masakrën  dhe terrorin e bërë më 4 Shkurt 1944 në Tiranë. 4 Shkurti 1944, në ditët e sotme, është apel për të rritur vigjilencën dhe luftuar kriminelët terroristë në të gjithë Botën.

XHEVDET ÇELMETA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here