Home Sociale Përdorimi i biomasës drunore për ngrohje

Përdorimi i biomasës drunore për ngrohje

119
0
SHARE

http://rodpriceadventure.com/american-canoe-adventures// Qazim Kukalaj, MSc. Inxh. i dipl. i pylltarisë Kosove

http://newdurhamlibrary.org/event/halloween-extravaganza/Trick or treat! Show Problemi i energjisë së bashku me ujin dhe ushqimin paraqet një prej problemeve thelbësore të njerëzimit.Nevojat e shtuara dita ditës për energji, ndryshimet e çmimit në tregun botëror si dhe ndikimi i shtuar i prodhimit të energjisë në mjedisin jetësor kanë ndikuar që Energjetika, Ekologjia, Ekonomia dhe Efikasiteti të bëhen problem unik i njerëzimit dhe qëllimeve strategjike të shekullit 21 në kuptimin e çmimit, sasisë dhe ndikimit në mjedisin jetësor. Këtij problemi nuk mund t’i ikë as Kosova, në të cilën përdorimi i energjisë elektrike, thëngjillit dhe drurëve  për ngrohjen e   vendeve të  banimit, për gatim e nevoja tjera familjare janë burimet kryesore për mos thënë të vetme. Kuptohet se  djegia e thëngjillit dhe drurëve janë burim i ndotjes së jashtme të ajrit si dhe ndotje substanciale të ajrit të brendshëm nëpërmjet ekspozimit të drejtpërdrejtë ose infiltrimit nga jashtë. Niveli i ndotjes ndryshon shumë nën ndikimin e disa faktorëve si: Pozita gjeografike e një vendi, sasia e përdorimit të karburanteve të ngurtë, dhe përdorimi i pajisjeve  dhe teknologjive, të cilat përdorën për ngrohje. Vlen të theksohet se Evropa Qendrore është rajoni me përqindjen më të madhe të grimcave aerodinamike me diametër prej më pak se 2.5 mikrometra  µg/m3 (PM2.5) që janë produkt/pasojë e  ngrohjes së hapësirave banuese. Të dhënat profesionale dhe shkencore, tregojnë se emetimet nga ngrohja me dru dhe ngrohja me thëngjill shkaktojnë efekte serioze të shëndetit, përfshirë edhe vdekjen nga dëmtimi i organeve  respiratorë dhe  kardiovaskulare. Djegia e drurit dhe qymyrit lëshon edhe kompozime kancerogjenë.Sipas disa hulumtimeve çdo vit në Evropë vdesin rreth 61.000 persona dhe rreth 10.000 në Amerikën e Veriut nga ndotja e ajrit shkaktuar nga përdorimi i thëngjillit dhe drurit për ngrohje dhe nevoja tjera familjare. Biomasa drunore përfitohet nga prerja e shkurreve, kaçubave, drurëve të prerë me rastin e rrallimeve pyjore, mbetjeve pyjore ( rezidjuve  dhe mbetjeve drunore) si dhe nga biomasa e presuar ( ngjeshur) si: peleti, briketi dhe ashklat drunore. Edhe pse përbërësi kryesor kimik i drurit është karboni (C) me përqindje rreth 50% dhe liron (emeton) rreth 109.6 kg CO2 /GJ  d.m.th.më shumë se ligniti (101.2 kg  CO2/ GJ, ndotja e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm nga përdorimi i biomasës drunore si lëndë djegëse mund të zvogëlohet, veçanërisht në rastin e përdorimit të biomasës drunore nëse aplikohen këto standarde dhe rregulla: Lagështia përkatëse e prodhimeve të biomasës drunore në përputhje me normat dhe standartet. Në këtë kontekst përdorimi i drurëve, briketit dhe ashklave nuk guxojnë të kenë lagështin ma të madhe se 20% ndërsa peleti prej  8-10%. Përdorimi i biomasë drunore të terur me përqindje të lagështisë së lartë-theksuar liron shumë më pak tym si rezultat i djegies së plotë dhe mbetjes së sasisë shumë të vogël të hirit si dhe  emetimit minimal të ndotësve të ajrit. Faktor tjetër për mos të thënë kryesor në zvogëlimin e emetimit ( lirimit) të ndotësve është përdorimi i pajisjeve për djegie të lëndës djegëse (kaldajave, stufave e pajisjeve tjera). Përdorimi i pajisjeve moderne dhe të çertifikuara ose eko-pajisjeve dhe eko-teknologjive   i zvogëlojnë emetimet në përqindje të tolerueshme për shëndetin dhe mjedisin. Pajisjet moderne dhe efecientë (kalldatë stufat e pajisje tjera) krijojnë temperatura shumë të larta me ç’rast arrihet shkallë më e lartë e shfrytëzimit të nxehtësisë dhe djegie e plotë e të gjithë përbërësve kimik, kështu që fitohet gati energji plotësisht e pastër pa ndikim negativ në ndotjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut.

Loading...

buy Methocarbamol from mexico Ndërlidhur me këtë ekzistojnë masa rregulluese dhe standarde të përfshira në rregulloret ekologjike dhe etiketat promovuese për kufijtë e emetimeve të caktuara nga Bashkimi Evropian (BE). Përveç zëvendësimit dhe ndërrimeve të përdorimit të teknologjisë dhe pajisjes për ngrohje, mundësi tjetër e uljes së ndotjes janë edhe caktimi i ditëve “jo ngrohje” që ndërlidhet me ndalimin e ngrohjes në orët e hershme të ditës ( mëngjesit) dhe në rastin e kushteve klimatike kur shpejtësia e erës është shumë e vogël, përmbysjet e shpejta të temperaturave etj si .dhe promovimi i  eko-etiketatve. Masat e lartë shkruara janë mjete të në dispozicion të hartuesve të politikave dhe politik bërësve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit të brendshëm dhe të jashtëm. Duke pasur parasysh kontributet e ndjeshme të ndotjes së ajrit nga ngrohja e hapësirave të banimeve familjare dhe hapësirave punuese me lëndë djegëse të ngurta, është i pamundur trajtimi i  problemit të ndotjes së ajrit në shumë pjesë të botës përfshirë edhe Kosovën pa e adresuar problemin në thelb të lëndëve djegëse.

Propozimi i ekspertëve të mjedisit( ambientit) dhe shoqatave mjedisore për zëvendësimin e karburanteve të ngurtë për prodhimin energjisë, në rastin konkret energjisë termike (thëngjillit dhe biomasës drunore) me burime të ripërtërishme  (uji, era, dielli e burime tjera), në rastin e Kosovës, duhet studiuar shumë me zell dhe kujdes, kur dihen limitet sasiore të këtyre resurseve si dhe shkaktimi i dëmeve anësore  nga shfrytëzimi i disa prej resurseve të ripërtërishme (rinovueshme) siç është rasti me ndërtimin e hidrocentraleve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në zvogëlimin e sasive të ujit për pije dhe nevoja tjera familjare, ujit për ujitje të tokave bujqësore, ndotje të ujit, zhdukjen e gjallesave ujore, shëmtimin e peizazhit e ndikime tjera. Përdorimi i erës “ mullinjve të erës” për prodhim të energjisë gjithashtu parqet problem serioz të lëndimit dhe  ngordhjes së shpezëve ( zogjve) dhe ka raste të shumta kur shoqatat e ornitologëve në vende evropiane e kundërshtojnë edhe prodhimin e energjisë nga era. Për më tepër masa drunore  (biomasa) bënë pjesë në burim energjetik të ripërtërishëm (rinovueshëm) dhe është në përputhje me Paketën e BE-së për preventivë dhe zbutje të ndryshimeve klimatike adoptuar në vitin 2009 për implementimin e synimit 20:20:20 dhe reduktimit të efektit serë (GHG) nga viti 2007 deri vitin 2020 e ku energjia e ripërtërishme duhet të marrë pjesë 20% nga prodhimi i përgjithshëm i energjisë. Derisa përdorimi i biomasës drunore në Kosovë kundërshtohet dhe barazohet me përdorimin e thëngjilli, në anën tjetër sipas të dhënave statistikore dhe shkencore përdorimi i lëndëve djegëse nga biomasa drunore pritet të vazhdojë dhe të zgjerohet në dekadat e ardhshme, veçanërisht brenda BE-së, si rezultat i politikave të ndryshimeve klimatike të cilat favorizojnë  përdorimin e biomasës drunore për ngrohje, kuptohet në mungesë të lendeve tjera me ndikim më të vogël në ndotjen e ajrit dhe kosto financiare më të volitshme. Dihet se bota bimore  nuk i kontribuon shtimit të CO2 në atmosferë, sepse sasia që lirohet me rastin e djegies së drurëve absorbohet ( thithet ) po ashtu nga drurët dhe bota tjetër bimore (Cikli i karbonit). Gjithashtu dihet se drurët dhe e gjithë flora është prodhuesi më i madh i Oksigjenit. Djegia me burime fosile (thëngjilli, nafta dhe derivatet e naftës) shtojnë sasinë e CO në atmosferë. Për mos të hyrë në detale, krahasimi i biomasës drunore me përdorimin e burimeve fosile (thëngjilli derivatet e naftës e burime te tjera në aspektin e ndotjes së ajrit dhe shkaktimin e dëmeve në shëndetin e njeriut janë të pa krahasueshme, meqenëse ndotja nda djegia e  burimeve fosile është shumë më e dëmshme.

Analizuar situatën energjetike ekzistuese në Kosovë por edhe mundësitë e limituara  të zëvendësimit të ngrohjes me biomasë drunore më burime tjera të ripërtërishme më pak ndotës të ajrit dhe kosto të përballueshme, frikohem se për një kohë të gjatë kjo do të jetë e pamundur në rastin e Kosovës. Në ketë kontest detyrë kryesore e institucioneve përgjegjëse mbetet promovimi i njohurive dhe organizimi i trajnimeve dhe këshillimeve lidhur me përdorimin efecient të energjisë, përdorimin e biomasës drunore sipas standardeve dhe normave të BE-së, përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive moderne për ngrohje dhe të licencuara, pajisjen e hapësirave të banimit me filtër, aplikimin e efiçiencës së energjisë e masa tjera. Për më tepër organet përgjegjëse qeveritare nevojitët që të shqyrtojnë mundësinë e aplikimit të  dhe subvencioneve për familjet të cilat janë të interesuara ti zëvendësojnë pajisjet klasike dhe të amortizuar të ngrohjes, me pajisje dhe teknologji të licencuara dhe moderne.

Dihet se në rastin e Kosovës  përdoren pajisje të cilat nuk e djegin plotësisht karburantin (lëndën djegëse) si shkak i krijimit të temperaturës së ulët të djegies dhe kufizimeve të tjera. Djegia jo e plotë e lëndës djegëse rezulton me emetime relativisht  të larta  për njësi të karburantit duke përfshirë edhe shumë produkte të djegies jo të plotë si PM2.5 dhe monoksidi i karbonit (CO) – dy ndotësit kryesorë të ajrit. Përmirësimi i efikasitetit të djegies së drurit në pajisjet e ngrohjes në shkallë të vogël redukton ndjeshëm emetimet e gazrave të mëdha serrë, të tilla si CO2 dhe metani (CH4), për njësi të energjisë. Në anën tjetër djegiet në shkallë të vogël të karburanteve si thëngjilli, nafta dhe karburante tjera me origjinë fosile janë burim i  emetimeve të karbonit të zi (Blac carbon) i cili është komponentë i PM 2.5 dhe ndikon në  ngrohjen e klimës. Përveç këtyre ndotëseve, kur qymyri ( thëngjilli) përdoret për ngrohjen e hapësirave të banimit dhe hapësirave tjera shkaktohen emetime nga elementi kimik i squfurit (S) dhe ndotësve të tjerë toksikë që gjenden në disa lloje të thëngjillit. Këta ndotës të cilët gjenden në disa lloje të thëngjillit edhe me djegie të mirë (të plotë) nuk shkatërrohen. Me aplikimin e masave të lartë-shkruara, emetimi i PM2.5 dhe ndotësve tjerë shkaktuar nga përdorimi i biomasës drunore mund të reduktohet në mënyrë efektive. Si shembull  i mire i vazhdimit të përdorimit të biomasës drunore për ngrohje mund të përmendet Anglia, Belgjika,Gjermania , vendet Nordike e vende tjera të cilat nuk e kanë ndaluar përdorimin e  biomasës drunore, përkundrazi vazhdojnë të ofrojnë grande, subvencione dhe ndihmesa tjera financiare familjeve për zëvendësimin e pajisjeve dhe teknologjive të vjetra , të amortizuara  dhe jo efecientë me pajisje moderne të certifikuara (eko-pajisje)  si (kaldaja, stufa, filtrat e pajisje tjera,) të cilat bëjnë djegien e plotë të lëndës djegëse dhe emetojnë ndotës në sasi shumë të vogla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here