Home Ditar Debatikasit dhanë kontribut të vyer në LANÇ

Debatikasit dhanë kontribut të vyer në LANÇ

141
0
SHARE

-Me rastin e 10 Shkurtit – 76 vjetorit të formimit  të “DEBATIKUT”

Kënga që këndohej nga pionierët e partizanët gjatë Luftës ANÇ:

Loading...

“Luftoj për Liri/Me sa kam fuqi/s’tremem kur’noj her/jam Pionier!”

I kujtojmë me nderim të gjithë pionierët e Luftës, por në mënyrë të veçantë, heroin partizan, pionierin 15 vjeçar Met Hasa, të Brigadës XXII “S”, që ra duke mbuluar me gjoksin ë tij mitrolozin e nazistëve, pasi asgjesoi mitralioret që po bënin kërdi mbi shokët e Batalionit.

Partizanin Hero 16 vjeçar të Brigadës VI-t Çelo Sinani, që ra heroikisht duke luftuar kundër armiqve mercenarë fashistë. Partizanen 16 vjeçare Ylbere Bilibashi, që ra heroikisht në Kodrat e Vokshit për çlirimin e Junikut në Kosovë. Heroizmi i tyre do të mbetet i shkruar me shkronja të arta në Historinë e Lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Në epopenë e Lavdishmë të Luftës Antifashiste NÇl për Çlirim kundër pushtuesve nazifashistë, u përfshinë në mënyrë massive të gjitha shtresat e popullsisë, sidomos të rinjtë, por edhe të vegjlit e adoleshentët “Pionierët”, siç quheshin në atë kohë. Nga disa embrione, si ai i “Grupit Debatik” që u ngrit më 10 Shkurt 1942 dhe që është marrë si simbol i kësaj Lëvizje Antifashiste apo ai i Strehës Vorfnore e shumë grupeve të tjera antifashiste të fëmijëve në shkollat e lagjeve të Tiranës dhe shumë qyteteve të tjera si: në Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Korçë etj. U ngrit në atë kohë një Lëvizje e tërë e pionierëve të LANÇ, nën shëmbullin e shokëve e vëllezërve më të rritur, nën drejtimin e Qarkoreve të Rinisë.

Drejtuesit e parë të kësaj lëvizjeje të pionierëve antifashistë të LANÇ, qenë: Misto Mame, Manush Alimani, Ludovik Shllaku. Të tjerë udhëheqës në Tiranë kanë qenë: Hamdi Sollaku, Skënder Begeja, Meriban Ajdeni, Selman Vaqarri, jovan Andoni etj. Të cilët në mënyrë të organ izuar në grupe e qendra ilegale qytetase, i drejtuan e mësuan pionierët si të përfshiheshin me veprimtari konkrete, në bazë shkolle e lagje, në Lëvizjen rinore antifashiste në mbështetje të shkollave të mesme. Nuk mund të harrohet e të mohohen sakrifica e gjaku i dha dhjetra e dhjetra të vegjëlvë pionierë të Luftës ANÇ, mes 28 mijë Dëshmorëve të rënë për çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesit  nazifashistë. Pionierët, të drejtuar nga të rinjtë komunistë antifashistë, qenë dhjetra-dhjetra grupe që në të gjithë vendin, morën pjesë në aktivitete, protesta, demostrata e në grisje flamujsh e pankartash propagandistike të Fashizmit, të fotografive të “Duçes” (Musolinit). Nëpër shkolla braktisen me tallje, format e edukimit fashist, bënin punën e vështirë të ndërlidhësit, të “korierit partizan”, shpërndanin trakte e ngjisnin afishe antifashiste nëpër mure, mblidhnin ndihma në të holla për LANÇ, madje edhe armë për këtë qëllim. Ata morën pjesë edhe në disa aksione në ndihmë të njesiteve guerile për dëmtim deposh apo edhe të teknikës luftarake të armikut. Në të gjitha këto aksione, ata treguan vendosmëri e trimëri prej burri dhe i qëndruan mbuluar me gjak torturave të armikut në Kuestura e burgje të policisë së armikut.

Pastaj, kur u rritën edhe ca, u hodhën në rrjeshtat e çetave e reparteve partizane dhe treguan trimëri në beteja. Kështu ata me gjakun e 80 e ca Dëshmoreve nga radhët e tyre, kontribuan për ta shkruar edhe me gjak Historinë e Lavdishme të Luftës ANÇl të popullit shqiptar.

Është i rrallë heroizmi i pionierës partizane Ylbere Bilibashi, që është shpallur Heroinë e Popullit, e cila ra duke u kacafytur me armikun në kodrat e Vokshit për çlirimin e junikut në Kosovë; apo i Heroit Met Hasa që përmendëm më lart. Po kështu i partizanit të Brigadës VI-të “S” Çelo Sinani që ran ë përleshje me mercenarët nazifashistë. Por le të përmendim këtu edhe dhjetra të tjerë Dëshmorë, Pionierë të Tiranës, që ranë për Çlirimin e Atdheut si: Ali Spahiu, Ahmet Godenca, Fiqiri Begeja, Xheladin Hoxha, Agim Gjilani, Aleko Qirici (Coli i filmit të njohur) Jorgo Vogli, Rexhep Skenderi, Irfan Konxholli, Shaqir Oshqafi, Qazim Alimemeti, Osman Ademi, Aristidh Pano, Xhemal Zajmi, Osman Luga, Amali Qenami, Nadire Hysa etj.

***

Pas pushtimit të vendit tonë nga fashistët dhe vendosja e regjimit të territorit, rriti shpirtin luftës kundër okupatorit fashist dhe tradhëtarëve që u bënë vegël e tij. Në këtë luftë nuk u përfshinë vetëm të rriturit, djem e vajza, por pas tyre rendnin edhe fëmijët. Lufta që po zhvillohej nga populli kundër fashistëve çdo ditë, luftëtarët ndesheshin me egërsinë e fashistëve, të cilët vendosën kudo burgjet, torturat, vrasjet, internimet brenda vendit dhe në ishujt e Italisë. Ky terror ngjalli urrejtjen e madhe kunder milicisë fashiste dhe veglave të tyre. Fashistët dërgonin kudo spiunë, për të vrarë djemtë e nënave që po luftonin me trimëri ballë për ballë, pa ju treëmbur syri dhe pa iu dridhur zëri. Krijimi i PKSH e futi luftën NAÇl në stadin e organizimit më të mirë politik-organizativ e ushtarak. PKSH u kujdes që rinia të organizohesh dhe të orientohesh në këtë luftë për lirinë e Shqipërisë, prandaj më 23 Nëntor 1941, u krijua organizata e Rinisë Komuniste Shqiptare, e cila u bë shtylla e LANÇ-it. Partia duke parë veprimtarinë revolucionare të mjaft fëmijëve nga 11-14 vjeç që ndihmonin partizanët në shpërndarjen e trakteve, thirrjeve për të luftuar okupatorin dhe marrjen e informacioneve për veprimtarinë e spiunëve dhe xhandarëve, milicëve. Këta fëmijë me veprimtarinë e tyre shumë të guximshme, duke kaluar në hundët e xhandarmërisë, filluan aksionin për grisjen e flamujve fashistë, jepnin informata për veprimtarinë e spiunëve kundër partizanëve dhe komunistëve sabotonin lëvizjen e makinave ushtarake duke i shpuar gomat etj. Kjo bëri që PKSH dhe celulat dhe Qarkori i PK i Tiranës organizoi veprimtarinë e këtyre fëmijëve duke formuar organizatën “Debatik” që do të thotë (Djemtë e bashkuar, anëtarë të idealeve komuniste).

Më 10 Shkurt 1943, në Kodrat e Saukut, me iniciativën e PKSH u krijua Organizata e Fëmijëve të LANÇ – Debatik. Ata bënë një betim solemn: “Edhe ne do të luftojmë pushtuesit fashiatë e nazistë dhe tradhëtarët e vendit”.

Debatikasit nëpërmjet një organizate të përsosur me srejtues trima si: Hamdi Sollaku, Skender Begeja, Selman Vaqarri, Naxhi Hajdeni, Leman Çoçoli vepronin si të rritur, të matur, me shkathtësi shpërndanin komunikata në hundë të armiqve, kalonin nga njëra lagje në tjetrën me material propagandistike e letra secrete, por edhe me armë nga qyteti i Tiranës në pezë, Priskë, Petrelë e gjetkë, mblidhnin ndihma, veshmbathje e monedha, grumbullonin informacione mbi lëvizjen e armikut, merrnin pjesë në aksione për grisjen e flamujve të fashizmit dhe qarkore të afishuara prej tyre; merrnin pjesë edhe në aksionet luftarake që kryenin njesitet guerile.

Gjithë kjo veprimtari e Debatikasve, nuk mund të kalonte lehtë. Spiunët e shumtë në shërbim të nazistëve binin në gjurmët e tyre. Kjo bëhej shkak që ata të largoheshin e të rreshtoheshin në formacionet partizane ku treguan trimëri të rrallë si Met Hasa, i cili për të shpëtuar shokët, mbuloi me gjoksin e tij të njomë mitrolozin nazist: Ylbere Bilibashi, ra Dëshmore duke luftuar tej kufijve shtetërore, Fiqiri Begeja priti me gjoksin e tij në Prishtinë plumbqat nazistë. Heroizmi i paparë i Antoneta Vretos, përballë xhelatëve nazistë edhe pse e torturuan mizorisht, nuk tregoi asgjë përpara tyre.

Shëmbulli dhe përvoja e ngritjes së organizatës së Debatikut në Tiranë u përhapën me shpejtësi në tërë Shqipërinë, të cilat kryen një veprimtari të organizuar në ato drejtime si Debatiku i Tiranës. Duhet theksuar se, anëtarët e organizatës së Debatikut apo siç u quajtut e Pionierit, dhanë një kontribut të rëndësishëm gjatë LANÇ-it u këndua  “Kënga e Pionierit”.

Pas Çlirimit, organizata e Pionierit, luajti një rol mjaft progresiv në të gjitha shkollat 7-8 vjeçare, duke mobilizuar nxënësit në mbarëvajtjen dhe rritjen cilësore të përvetësimit të njohurive shkollore. Pallatet apo shtëpitë e “Pionierit” në qytetet kryesore të Shqipërisë, u bënë fidanishte për zhvillimin e talenteve të reja sin ë muzikë, pikturë, në sporte, të letrarëve të rinj e në të gjitha fushat e tjera. Sot këto “shtëpi” e ”pallate pionierësh” pushuan së funksionuari.

Është nder i madh për brezin tonë të ri që të kujtoj me respect veprën dhe kontributin që dhanë gjatë LANÇ-it duke sakrifikuar jetën e tyre të njomë për lirinë e Shqipërisë. Me këtë ideal për përparimin e vendit tonë, duhet të rritet brezi i ri, me dashurinë për Shqipërinë, kudo që të ndodhen në Shqipëri, kudo që të ndodhen në Shqipëri dhe në çdo vend tjetër të Botës.

XHEVDET ÇELMETA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here