Home Aktualitet Jo marrëveshje të korrigjuar për detin me Greqinë, por marrëveshje të re

Jo marrëveshje të korrigjuar për detin me Greqinë, por marrëveshje të re

115
0
SHARE
Foreign Policy Chief Federica Mogherini (L) during a joint press conference with Albanian Prime Minister Edi Rama (R) in Tirana, on March 3, 2017. Mogherini is on a tour to the Balkan states - a tour that started in Montenegro and will end in Albania - to reassure the countries that the EU remains open for enlargement despite crises in the EU. GENT SHKULLAKU / AFP

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story” në “Vizion Plus”, për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë:

Sokol Balla: Zoti Kryeministër përse jemi në atë pozitën si ajo barsoleta, “prapë pa kapele!” Duke sikur po arrini diçka, sikur po vendosni një farë reciprociteti dhe sërish krijohet një situatë e tillë.

Loading...

Kryeministri Edi Rama: Së pari, unë mund t’i siguroj të gjithë se, çka po ndodh është himni më solemn i marrëzisë pseudopatriotike. Është një marrëzi e bazuar tek fakti që, jo vetëm ka injorancë të madhe, por ka dhe një nevojë të madhe për tu kapur pas një fjale, e cila është korrekte, – ajo e ministrit të Jashtëm grek – dhe për të ngritur një furtunë në kushtet kur lepuri i frikës fle gjetkë, fle tek reforma në drejtësi, fle te vetting-u, fle tel e nesërmja e atyre që e stimulojnë me të gjitha mjetet këngën e kësaj marrëzie. Ministri i jashtëm grek ka thjesht dhe vetëm konfirmuar çka është e shkruar në Nenin 3 të Konventës Ndërkombëtare të Detit. Parimi i 12 miljeve është një parim i Konventës Ndërkombëtare të Detit. E dyta, 12 miljet janë sot. 12 miljet Shqipëria i ka regjistruar në OKB në vitin 1990. Por le ta ndërtojmë narrativën pak më ndryshe.

Kush e hapi këtë problem?

E hapi Greqia?

Pra, Greqia kërkoi rinegociimin e Marrëveshjes së Detit, apo e kërkuam ne?!

Greqia ishte e lumtur me Marrëveshjen e 2009-ës, e cila, sipas Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë është antikushtetuese, e përkthyer me fjalën e bukur të fjalorit të ditëve të sotme është tradhti. E hapëm ne. Greqia, për 3 vite me radhë i iku, i iku, i iku kërkesës që të ulemi në tryezë, jo për të korrigjuar Marrëveshjen e 2009-ës, por për një marrëveshje të re.

Së dyti, kush e hapi çështjen çame?

E hapi Greqia, apo e hapëm ne?

E futëm në programin tonë qeverisës në 2013-ën, – e para qeveri e Shqipërisë – dhe sot e diskutojmë në tryezë me një nuancë: Greqia thotë nuk njoh çështjen çame dhe ka një arsye, sepse për Greqinë, çështje çame do të thotë pretendim territorial në tokën e Republikës së Greqisë.

A kemi ne pretendime territoriale mbi Greqinë?

Në asnjë mënyrë jo!

Për ne çështja çame e ka një emër të tillë, por përfaqëson problemet e një komuniteti shqiptarësh të quajtur komuniteti çam që lidhen me të drejtën përkujtimore, me pronën dhe me të drejtën e lëvizjes. Pra, nuk ka pse të mbytemi me një lugë ujë. Neve nuk na intereson nëse Greqia thotë nuk njoh çështja çame, sepse, për ne është shumë e qartë, ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Greqisë. Ama ne duam marrëveshje të të drejtave të njeriut që lidhet me këtë komunitet që ka këto probleme.

Sokol Balla: – Pra ju po thoni që këto janë në tryezën e negociatave akoma?

Kryeministri Edi Rama: Pa diskutim! Dhe është i saktë ministri kur thotë, “nuk njohim çështjen çame”, sepse nuk njohin një çështja çame, që sipas tyre, është pretendim territorial. Por, ama, nga ana tjetër, në tryezë diskutojmë dhe e ka thënë, “shqiptarët e kërkojnë me agresivitet vendosjen në tryezë të problemeve që ata i kornizojnë me këtë çështje, por që janë probleme të të drejtave të njeriut.

Së treti, ligjin e luftës, kush e vuri në tryezë?

E vunë grekët?!

Ne i kemi dëgjuar për 3 vite me radhë, “nuk ka ligj lufte, çfarë ligj lufte?”

Ky zotëria që foli në fund atje, (ish-kryeministri Berisha), paraardhësi im dhe nënshkruesi famëkeq i një marrëveshje që është njollë që nuk e shlyen dot më këto lloj deklaratash tërësisht delirante, në fjalimin që ka mbajtur kur është firmosur marrëveshja ka thënë, “me mikun tim kryeministrin Karamanlis jemi të një mendjeje që, mes 2 vendeve tona nuk ka çështja të hapura”. Jo. kishte 3 çështja. Kishte dy, u bënë 3 me atë nënshkrim: ligji i luftës, çështja çame dhe pastaj u krijua dhe deti.

Me çfarë logjike, me çfarë arsyetimi njerëzit e zakonshëm dhe viktima të kësaj propagande hidhen me kokë në këtë kazan, duke menduar që ne, në tavolinë paskemi lëshuar më shumë sesa çfarë u lëshua padrejtësisht në 2009-ën! D.m.th. vajtëm ne hapëm çështjen, që të thellojmë një veprim antikushtetues, të cilin e kemi denoncuar ne në Gjykatë Kushtetuese, i cili është rrëzuar 9-0 nga Gjykata Kushtetuese. Pra, 12 miljet janë parim ndërkombëtar, janë edhe në marrëveshjen aktuale, kanë qenë edhe më parë të regjistruara nga Shqipëria në OKB, në vitin 1990 dhe ministri grek është korrekt. Pastaj mos harroni që ministri grek flet me opinionin grek.

Sokol Balla: – Pse e nisën ata të parët shpjegimin dhe nuk e nisët ju?

Kryeministri Edi Rama: Sepse ne nuk kemi arsye të shpjegojmë asgjë, për sa kohë ne jemi në një tryezë negocimi, për sa kohë ne presim të shkruhet e zezë mbi të bardhë ajo që ne kemi negociuar dhe po negociojmë e për sa kohë, – me të gjitha gjasat në fillim të prillit e gjithë kjo luzmë që i ka vënë gjoksin atdheut sot për të ngrohur kurrizin nga po i vjen i ftohti, nga reforma në drejtësi, nga vetting-u dhe nga një proces i pakthyeshëm përballjeje me drejtësinë, – ne thjesht e vetëm jemi në një proces ku po finalizojmë një përpjekje 3 vjeçare e gjysmë me një konflikt të krijuar në funksion të vendosjes së barazisë në marrëdhënie me fqinjët.

Po iu them të gjithë shqiptarëve, marrëveshja e re, jo e marrëveshja e korrigjuar, do të jetë për Shqipërinë shumë më e mirë sesa marrëveshja antikushtetuese e 2009 dhe marrëveshja e re do të jetë e bazuar katërcipërisht në kornizën e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here