Home Ditar Krenare para vdekjes

Krenare para vdekjes

120
0
SHARE

Krenare para vdekjes

-Me rastin e 90-vjetorit të lindjes

Loading...

Ylbere Bilibashi lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës në vitin 1928. Ajo u shqua në mësime. Ishte vajzë që gëzonte respekt për sjelljet e saj shëmbullore. Në vitet e luftës, në moshën 13 vjeçare ishte pjestare e “Debatikut” dhe merrrte pjesë në mjaft veprimtari që organizonin pionierët e Tiranës.

Ajo doli partizane shumë e re. Kur u dëgjuan maleve krismat e para të armëve partizane, ajo rrëmbeu pushkën dhe e hodhi në supin e saj të njomë. Ishte e dhënë pas letërsisë, lexonte netëve poezitë e zjarrtatë  Migjenit. Futej në mjerimin e popullit dhe  shtrëngonte pushkën partizane, sit ë donte të ndryshonte gjiothçka tregohej “legjendën e misrit” dhe këtë donte ta bënte vetëm me tytën e pushkës partizane. Asaj i pëlqente edhe romani “Nëna” i Maksim Gorkit. Jetonte me personazhet e tij, futej në mendimet e nënës së Pavlit dhe tok me të ecte nëpër ngjarjet e kohës. Donte të bëhej e vendosur si Pavël Vllasovi. Me idealet e së ardhmes së bukur dhe me urrejtjen e thellë për armikun, luftonte me guxim. Nëpërmjet shënjestrës së pushkës së saj vështronte armikun.

Kështu e pa edhe atë ditë kur ai sa vinte e po e ngushtonte rrethimin. Ajo qëndronte heroikisht si një heroinë e vërtetë. Luftonte për Atdheun e saj, për popullin e saj. Krismat e pushkës së saj oshëtinin njëra pas tjetrës. Ylberja u plagos rëndë dh era përtokë pa ndjenja. Armiqtë edhe të plagosur e torturuan. Dikush e goditi me shkelma, dikush i ra me kamzhik, ndërsa një kapiten SS e kapi për flokësh dhe i drejtoi revolverin në ballë.  Partizania qëndroi krenare. Nuk u tremb. Shtrëngoi grushtat. Gjermani bërtiti i zëmëruar:

-Do të thuash me zë të lartë “poshtë partizanë!”

Ylberja e vështronte tërë urrejtje. Ai e përsëriti kërkesën duke u bërë gati të hiqte këmbëzën. Ajo ngriti kokën lart dhe pa edhe njëherë qiellin, kërkoi me sy një pjesë të kaltër të tij, e vështroi, pastaj, duke ulur kokën, e përqëndroi shikimin ete tyta e armës që i qe drejtuar por pati frikë, pati frikë se mos plumbi ia ndërpriste fjalët që aq fort i kishte për zemër. Prandaj u nxitua dhe foli. Foli shpejt e fort, që plumbi të mos mund ta ndërpriste.

Ajo me nëntë shokë, ra në një pritë të gjermanëve. Shokët u vranë. Ajo mbeti vetëm, vetëm kundër dhjetra armiqsh. Ylberja shtërngonte armën dhe vështrontë lëvizjet e armikut. Nuk fliste, për të fliste vetëm arma e saj, ajo armë, krismat e së cilës kishin jehuar në male, fusha dhe do të vazhdonin të jehonin në vitet e luftës partizane. Pushka e partizanëve qëllonte mbi armikun.

Por, befas krisma e revolverit të kapitenit SS, nuk u dëgjua menjëherë. Mbi atë krismë, mbi plumbat e armikut, u ngritën fjalët “Rroftë liria”, për të cilat Ylberja dha jetën e saj të re. Ishte Tetori i vitit 1944, Ajo u radhit për të luftuar në radhët e brigadës 3-të Sulmuese në moshën 16 vjeçare duke marrë pjesë në të gjitha luftimet që kreu kjo brigadë në shumë krahina të Shqipërisë deri sa ra heroikisht më 20 Tetor 1944 në Junik të Kosovës.

Ylbere Bilibashi mbeti përjetësisht në kujtesën e atyre maleve ku dha jetën, mbeti tok me fjalët e zjarrta: “Rroftë Liria!”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here