Home Ditar Meditime me rastin e festes se inxhinierit te pyjeve

Meditime me rastin e festes se inxhinierit te pyjeve

109
0
SHARE

Kur fillova pune si inxhinjer pyjesh ne Malesine e Gjakoves (Tropoje), dija shume pak per jeten mistike te drureve dhe per boten magjike te Natyres. Vemendja jone si specialist, perqendrohej tek menaxhimi, mbareshtimi dhe trajtimi i pyjeve per prodhimin e materialit drusor dhe kjo nuk ishte e paket. Gradualisht ne kontakt dhe komunikim me pyllin, Natyren, me Profesoret dhe inxhinjeret e talentuar, me librat, me revistat, njohurite dhe vizioni plotesohej dhe profesioni behej shume interesant dhe i dashur. Edhe druret e shtrember, te thate, te semure,te kalbur,te shkurter, te rrezuar na ngjallnin emocione, interes dhe i shikonim dhe i vleresonim si pjese e rendesishme e ekosistemit. Duke komunikuar me pyllin, me kete organizem gjigant shume pikepyetje qe kishim merrnin zgjidhje, por shume te tjera lindnin si filizat e pyllit. Ky rrugetim midis se njohur dhe te panjohures, magjikes dhe te fshehtes u be shume interesant dhe nje sfide e vertete. Edhe druret nuk kane shume ndryshime nga njerezit, bile do te thoja qe ne shume drejtime na japin mesime te cmuara, se jane me te organizuara dhe me “njerezore.” Dhe ato si njeriu marrin fryme, levizin, ndjejne dhimbje, kane tru, inteligjence, ushqehen….bashkepunojne dhe ndihmojne njerit-jetrin. E keni vene re kur udhetoni ne pyll , qe druret e medha prinder sa bukur rrine bashke me druret bija. Krijojne  bashke si dhe ndihmojne dhe mbrojne njeri-tjetrin, nuk e braktisin shtepine e tyre. Krijojne nje masiv qe veshtire te çahet dhe te demtohet. Ato bashkepunojn edhe ndihmojne njeri-tjetrin ne moment kritike. Jane ne gjendje qe poshte ne toke te njohin rrenjet e femijeve dhe prinder vete tyre, te lloit te tyre, miqve dhe kundershtareve te tyre. Ne gjithe kete rrugetim miljonavjecare, kane evoluar, jane pershtatur dhe kane programuar zhvillimin e tyre qelizor ne menyre perfekte. Vete druret mesuan gjate viteve, se ne shoqeri, kur je i bashkuar eshte me mire se kur je i veçuar. Nje dru i vetem nuk mund te ndikoj ne mjedis, ne klime, dhe eshte i brishte ndaj furtunave, ererave, ngricave, vapes…Kur jane bashke ndihmojne, bashkeveprojne dhe grumbullojne sasira te medha uji, bile nuk lene asnje pike te shkoje kot, sigurojne sasirat e medha ushqimi, prodhojne me shume oksigjen, rriten dhe zhvillohen me shume, jane me te lumtura, bile dhe ato qe vdesindhe nuk perballojne jeten kthehen ne ushqim dhe ndihmojne ne jeten e bashkesise .Ne se çdo dru do te kujdesej per vete nuk do te kishte privilegjin qe te plakej, por do te vdiste, do te rrezohej dhe per rrjedhoje do te krijoheshin boshlleqe, çeltiraku “armiku” , furtunat, vapa, ngricat.. do te depertonin me lehte dhe do te rrezonin gjithe pyllin…Pylli e mesoi shume mire kete secret te jetes se tij dhe lufton qe ta ruaj kete bashke si dhe komunitet me cdokusht…Druret e shendoshe ndihmojne te semuret qe te rimarin veten dhe neser ndodh e kunderta… Rivaliteti, lufta per hapesire, perdiell, per toke eshte e ashper kjo lufte nuk pranon shenja dembelizmi, humbje kohe, eshte motori levizes qe ky organizem gjigant zhvillohet dhe lartohet drejt qiellit, por ne te njejten kohe, pjesa me inteligjentecen ne drejtim te kundert duke u futur thelle ne toke per te gjetur ushqim dhe per te mbajtur ne kembe krijesen magjike te Zotit Drurin. Ne kete dite feste te pylltarit, ne specialistet e pyjeve qe njohim shume mire kete ligje si te pyllit se kushdo tjeter, me çudit fakti qe kemi zgjedhur te jetojme keshtu te veçuar si dru dhe jo ne bashke si si grumbull pyjor. GEZUAR FESTEN !

INXH. KRISTO KAURI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here