Home Opinion Nje program kombëtar pyllëzimesh

Nje program kombëtar pyllëzimesh

39
0
SHARE

Nga Haki KOLA

-Mirë përgatitja sjell punësim dhe shërbime mjedisore me impakt kombëtar-

Loading...

Duket se bashkëkombasit tonë  kanë mbetur pothuajse ndër të paktët në planet, që akoma nuk e kanë zgjidhur midis tyre se si të ndajnë hisen që dielli ofron për te ngrohur cdo njeri apo familje. Si grumbullues kryesor të diellit në planetin ku ne jetojmë, duket se natyra ka caktuar gjethet e drurëve, të cilat më pas e ndajnë me qëniet e tjera të  gjalla duke kontribuar në vazhdimësine e jetës mbi tokë. Që me zbulimin e zjarrit, njeriu i lashtë mësoi vetinë e drurit për të dhuruar ngrohje, cfarë në fakt  ishte pikërisht cfarë kishte marrë ditë pas dite diellit, për t’ua ndarë qënieve të tjera të gjalla, kur të kishin nevojë për të. Kjo duket që  është arsyeja që në këtë pikë njerëzimi shpreh herë pas here ndjeshmëri të lartë lidhur me të ngrohtin, të ftohtin, shiun e borën e vecanërisht për rëndësinë e pemëve si grumbulluese p ë rdoruese e rregulluese të energjisë diellore mbi planet.

Megjithë klimën realtivisht më të ftohtë të vendeve të Europes qendrore, kur i krahason me ne si mesdhetarë, duket se problem i ngrohjes në dimër ka vite që është kapërcyer. Kjo zgjidhje e tyre,  për ne bëhet edhe shpresë, pasi si të thuash nuk jemi të sfiduar që të rizbulojmë rrotën. Por nëse vërejme me kujdes, ka një shqetësim të shtuar për të rivlerësuar burimet natyrore si psh bimomasa, në sigurimin e energjisë së rinovueshme, që reflektohet në rishqyrtimin e qasjeve karshi menaxhimit të formacioneve pyjore të destinuara për prodhim të energjisë së rinovueshme.

Bimët drusore shumëvjecare, si ura jonë kryesore e lidhjes së planetit me diellin, duket se në Shqipërinë tonë janë rralluar së tepërmi, cka është një indikator që katastrofa ekologjike është ulur këmbëkryq në malet e kodrat, lumenjtë e përrenjtë  tonë, cka normalisht duhej të shqetësonte inteligjencën kombëtare me dije për jetën e bimëve drusore, një realitet i padëshiruar që në fakt duhet ta trembë realisht gjeneratën që e jetoi hap pas hapi këtë rënie e që nuk  arriti ta ndalojë. Cfarë ka ndodhur, nuk mund të c’bëhet.Ajo që mbetet në dorën tonë është reflektimi e mësimet  pas gabimeve. Por përvoja na ka mësuar se akoma nuk kemi sistem që funksionon për të mësuar nga pësimet. Kapërcimet që bëhen shpesh nga ata që shoqëria jonë, ka investuar për ti bërë kujdestarë e i paguan për ta parandaluar këtë gjëndje, shpejt do i përgjigjeshin arsyetimit tim duke e vlerësuar si jo të plotë, me argumentet që ne si institucione nuk kemi të dhëna, e për të konkluduar me një  zgjidhje, politike apo rekomandim, duhet bërë vlerësim paraprak. Në fakt tani secili duhet të bindë veten se është koha për veprim.Unë jam shumë i bindur në vetvehte, që i vetmi resurs kritik që i duhet popullit është ai vetë. Ne, vetvehtja e secilit, nëse e veme ne veprim apo si i thonë e organizojmë mendimin tonë, nëse marrim një vendim për të gjetur në mënyrë urgjente zgjidhjen si komb, dijet i kemi te mjaftueshme për ta gjetur atë. Dhe për më tepër, nëse e shpëtojmë tokën tonë nga kjo katastrofë ekologjike, i kemi shërbyer mbijetesës sonë e gjeneratave  që na vijnë pas.

Disa nga politikanët tane fleksibël e të modës, duket  qe e kanë vërejtur këtë shqetësim popullor, dhe për të fituar simpatinë e votuesve të tyre, e kanë kthyer ne kryefjalë të ditës mbjelljen e pemëve. Në cdo edicion të mediave i sheh tek demonstrojnë me krenari të madhe  kontributet e tyre të jashtëzakonshme antishkretim, për ta zgjidhur problemin e mungesës së bimëve drusore, duke e përdorur këtë fjalë por edhe staturën e tyre në pozicion me lopatë në dorë si liderë të antishkretimit, mbjelljes së pemëve e gjelbërimit të vendit. Mediat nga ana tjetër i përdorin imazhet qe i marrin rehat rehat nëpër Tirane, duke u hedhur ndonjëherë edhe deri tek rruga Tiranë-Durrës për të shtuar sadopak pamje nga mbjellja, apo tashmë  prerja e stivimi në  krahë  të  rrugës të  palmave të autostradës. E kjo ne një mënyrë a në tjetrën, e lumturon cdo banor, që e ushqen mendjen me këto imazhe e komente të mediave. Nëse e ke rastin e në këto kohë dashurie për natyrën të con rasti në zyrën e ndonjë zyrtari të lartë, mbetesh pa mend, kur dëgjon merakun që kanë këto drejtues të shtetit tonë, për të mbjellë miliona fidanë, në cdo pëllëmbë të vendit tonë. E vecanta qe une e ndjej është  tendenca apo lumturia qe ndjejne që  me këto pemë  do e bëjnë  më  të  bukur Shqipërinë , dhe se paku unë  nuk e kam patur të  lehtë  që  të  shoh mesazhe, që  pema mbillet për jetesë më të mirë të banorëve e për të shëndetësuar tokën, pra sic bën zbukurimin ashtu kontribuon edhe për jetesën, jo vetëm të  njerëzve port e një  zinxhiri të  pafund qëniesh të  gjalla. Shumë  editoriale televizive fokusohen ne angazhime për mbjellje në “Lurën e djegur”, mbjellje në kodra shpate e djerrina ku gjurmët e zjarrit të verës së nxehtë që kaloi akoma nuk janë larguar. Banorët e zonave rurale janë rritur me këto dukuri të zakonëshme si mbirja apo rritja e një peme, por të ngratët nuk i kanë aftësite që te vihen në qendër të mediave e aq bukur të bindin njerëzit që udhëheqësit tonë po e veshin me rrobat e reja të gjelbërta Shqipërinë, mbretëreshen tonë te bekuar. (Imagjino sikur një femije jo i djallëzuar e i mësuar se cfarë duhet thënë në këtë rast, ta ketë mundësine e ti hedhe një vështrim maleve me ish pyjet e famëshme të Pukës, Mirditës, Lurës, Qafështamës, Krujes apo bregedetit adriatik, e të ketë  mundësinë  e  krahasimit  me mbulesat  pyjore që aktualisht i veshin sot këto male shqiptare e padashje të shprehë  atë  që  do ndjejë  në  cast: ”Malet e vendit tim i paskan lënë  lakuriq” apo sic edhe mbeti tek përralla “rrobat e reja te mbretit” artikuluar herët në mesjetë nga bashkëkontinentasit tonë.)  Epo ta do mendja se këta njerëz shpesh edhe të shkolluar, mbledhin supet e ulin në tokë vështrimin. Jo vetëm që sdua të paragjykoj apo ironizoj punën e mrekullueshme që bëhet për mbjellje të pemëve, por dua të  komentoj e ndaj me publikun faktin që është nevoja e një baraspeshe të  mesazheve që i japim publikut, midis  mbjelljes artificiale të  fidanave të  përgatitur në  fidanishte,   me mbjelljen që e ka potencën ta bëjë vetë  natyra, që  në  një  farë  mënyre tja vlerësojme kontributet e të  heqim dorë  nga shpërfilljet e fyerjet që  janë  bërë  pa ndërprerje, gafa të  cilat paguhen nga ne populli me kosto tepër të  lartë . Së  paku të  mos i thuren lavdi me plot krenari injorancës në  trajtimin e natyrës, duke mundësuar budallallepsje institucionale mbarëkombëtare, që  shpesh depërton edhe në  qendrat e shenjta të  dijes.Nëse politikat që ne hartojmë mbajnë anën e lidhjeve shekullore te komuniteve tona me natyrën, dhe i pasojmë  dijet që  të  parët tonë  kanë  akumuluar nga lidhja e bashkëjetesa me natyrën, kjo edukate do tu jepte më  tepër guxim politikëbërësve që  të  kenë  me shumë  besim dhe  banorëve tu delegohet më teper bashkë pergjegjësi në  menaxhimin e tokës Shqiptare nga gjenerata që  e ka marrë  këtë  përgjegjësi.  Cdo banor i Zall Bastarit, tashmë njëra nga Njësitë Administrative të Bashkisë së Tiranës, është dëshmitar i rritjes së pyllit të dushkut në këto 27 vite, pa mbjellë qoftë edhe një fidan të vetëm, pikërisht aty ku e shkulën dushkun në zbatim të politkave të gabuara që politikëbërësit  e para viteve 1990 i ligjëronin e ekspertët i zbatonin.Rasti që  flas  është  në  fshatin Shupaltë  Tiranës, ku një  ish tok ë  bujqësore në  zërin kadastral  pemëtore, pa drure pyjore ne vitin 1990, tashmë  është  shëndrruar në  një  pyll dushku të  rritur e në  vlerësim të  ekspertëve mund të  thuhet të  mrekullueshëm natyror. Rasti duhet përmendur për publikun pasi kemi pyll në një kodër ku  nuk është  punuar toka, nuk janë  harxhuar plehëra kimike apo organike. Ky pyll ka ardhur në  jetë  dhe  është  tashmë  pjesë  e realitetit Shqiptar t ë  sotëm dhe gjithcka ka ndodhur  pa rënë  në  sy  ë  asnjë  institucioni të  dijes,  media apo universiteti. Mendja ta don që  ky potencial  është të  jetë  i pranishëm në  gjithë  hapsirën e kodrave, luginave e maleve që  e përbëjne bazenin ujë mbledhës  të  Zall Bastarit, që i grumbullon ujrat që  nga majë  malet duke mbushur  Bovillën e furnizuar Tiranën. Nëse do ndodhte mrekullia që  kjo të vizitohej, dikush të  shpjegonte grupit të  vizitoreve të  përbërë   nga politikë  bërës, dhe ata sadopak të  harxhonin kohë  për tu njohurme këtë  dukuri, pjesë  e realitetit në  territorin e qeverisur prej tyre.Potecilain që të vishen me drurë në të njëjtën mënyrë e ka  edhe  cdo pëllëmbë e tokës Shqiptare, nëse cdo familje i besohet për të mundësuar prodhimin natyral të drurit për ngrohje në tokat të ngjashme që nëse rrethohen e kanë kujdesin e familjeve vishen me drurë plot jetë që ka potencial të japë energji të rinovueshme. Nëse pëllëmbë pas pëllëmbë toka e Zall Bastarit do të kalohej nën pë rgjegjësinë  e banorëve,  sic u kalua pothuaj aksidentalisht pylli i Mancakeve në  Shupal, kjo mrekulli e realizuar nga natyra, të  jep bindjen se  i gjithë pellgu ujëmbledhësi Bovillës, por edhe cdo pëllëmbë tokë në kodrat e shpat maleve anë e kënd shqipërise  në këto 27 vite do ishtëmë  pak e gërryer dhe do kishte m ë  tepër drure, bar, kullota,  burime e hije. Kjo do të  ndihmonte që  të  ishte më ibollshëm dhe më  ipastër  uji i Tiranës dhe gjithë Shqipërise  që  aktualisht do të  mund të  bëhej më i dobishem edhe për vetë  familjarët e politikanëve qëi lexojnë me mosbesim këto rrjeshta. Kësaj nisme mund ti vihej edhe ndonjë  emër i madh, psh ditë  e fillimit të  reformës së  ujit, ku nuk do demonstroheshin dënime, por tentativa për të  mësuar si të  lexojmë  natyrën e të  kemi më  shumë  pasuri dhuratë prej saj në këmbim të dijes.

Shkruesi i këtyre rrjeshtave  është pjesë  e një  gjenerate të  shkolluar ne fund te viteve 70, që e ka shoqëruar për më  se 45 vite ankesa e  ekspertëve  për prerje të  pyjeve  mbi mundësinë  që  natyra i ka dhënë  pyllit Shqiptar. U desh të  afrohej fundi i mijë vjecarit të  kaluar q ë  ekspertët dhe publiku të  kuptonin q ë  pyllin tonë  po e hante me shpejtësi të  madhe nevoja e familjeve për ngrohje.  Kur mobilieritë  ishin pothuaj mbyllur dhe prodhimi i tyre bazuar në  lëndën drusore vendase u kufizua së  tepërmi filloi të  dilte në  pah nevoja tepër e larë  e totalit të familjeve shqiptare për drurin për ngrohje. Akoma debatet janë  të  hapura, por duket qe hap pas hapi po pranohet që  konsumi vjetor i drurit për ngrohje luhat midis 2-3 milion meter kub në shkallë kombëtare, sasi që  është  shumëfish i mundësisë  vjetore të  drurit që  pylli ynë  mund të  japë , bazuar në  përdorimin e qëndrueshëm të  pyllit. Sic thuhet kjo llogaritje është bërë dhe pak a shumë për një banor llogaritet se duhet një hise dielli e grumbulluar në një metër kub dru, pra dru të prerë e të vendosur në një stivë, të shprehur në dimensione metrike me 120 cm gjeresi, 120 cm gjatësi e nje metër lartësi. Pa pretenduar se po jap në  këtë  shkrim shifra që  janë gjetje të  ndonjë  studimi të  sofistikuar, kërkoj leje që  shifrat të  pë rdoren vetëm si burim arsyetimi, e reflektimi,  për të  hapur debat në  kërkim të  zgjidhjeve të  mundëshme, për të  lënë  ndoshta brenda këtij 10 vjecari pas krahësh debatin një shekullor mbarëkombëtar të  shkatërrimit të  pyllit nga komunitetet, dhe burimet e pafundme për akuza e konflikte si burime të  frutëshme për mediat.Ka ardhur koha që  me ekspertizë  të  mirë  të  studjohet kapaciteti i pyllit natyror, për të  na dhuruar dru për ngrohje, dhe sytë  të  khehen edhe  tek metodat bashkëkohore të  prodhimit të  biomasës. Nëse nga nevojat vjetore të një banori që  u dakordësua se janë  afërsit 1 meter kub, të  kalohet  në llogaritjen e nevojave vjetore të  një familje, llogaria për nga zyra bëhet me një arithmetikë  te thjeshtë bazuar në  numrin e  anëtarëve të familjes.

Kjo kërkon edhe një marrëveshje mirëkuptimi, që sasia e nevojëshme e drurit për ngrohje varet nga gjëndja e drurit, kualiteti i pajisjes që përdoret për djegie, apo gjëndjen ekonomike të familjes si dhe kualitetin e termoziolimit të banesës. Pra jemi në një stad zhvillimi si shoqëri kur nevojat e mëdha për ngrohje, me këtë  tendencë  për mbjellje për zbukurim, dhe shpresë  që  mund ti vjedhim edhe ca natyrës që   tashmë duket se shkon drejt shterimit, rrezikojnë të  na mbajnë  në  një  rreth vicioz ku të  rriten gjeneratat të  tëra që  e kalojnë  jetën duke dëgjuar për varfëri energjitike, zhveshje të mëtejshme të natyrës e të  tokës dhe ky makth i pafund na shoqëron nga pamundësia për të gjetur zgjidhje që  tregut ti jepet për cdo vit në  mënyrë  të  bollshme  sasia e kërkuar për konsum vjetor e drurit për ngrohje. Shkenca e politkëbërja kanë dy rrugë, të luajnë strucin, pra të kalojnë në heshtje krizën, me të  cilën kemi 27 vite që  bashkëjetojmë ose të përballen e kërkojnë zgjidhjen që plotëson kërkesat për ngrohje pa shkatërrim të mëtejshëm të tokës tonë.

Programi kombëtar për të mbjellë 20 milion fidane

Ka disa muaj që  dëgjoj qeveritarë  të  rëndësishëm që  flasin për një  fushatë  4 vjecare ku thuhet se do të  mbillen 20 milion e 200 mije fidane deri ne vitin 2020, ashtu sic përmenda me lart për agresivitetin që  na jepen në  media vazhdimisht  momente të  mbjelljeve të  pafundme të  pemëve për zbukurime kryesisht inisiativa të  bizneseve. Për momentin vendi yne po zbaton një  projekt me financues kryesor Bankën Boterore, qe e ka fokusin tek pyjet dhe me specifikisht tek shërbimet mjedisore. Ka vite që  vende europiane të  pasura me pyje, kultivojnë  drurin për ngrohje, duke mbjelle pemë  me rritje të  shpejtë , dhe trajtim të  tyre me cikle t ë  shkurtëra të  shfrytëzimit. Të  tilla projekte janë  në  zbatim të  mbështetura nga Programi Inteligjent për Energji për Evropën (Kontrata Nr IEE/ 13/574). A nuk do të  duhej q ë  vendi ynë  përpara se të  fillonmte zbatimin e programit kombëtar për mbjellejn e 20 milio e 200 mijë  fidanave të  konsultohej me këtë  projekt Europian aktualisht në  zbatim? Një  pyetje naïve fëminore në këtë  rast do të  ishte: Përse të  mos jetë  ky investim i jashtëzakonshëm mbarëkombëtar përgjatë  kësaj qeverisje, një  aktivitet kombëtar  në  zbatim të  një  strategjie për të  mbështetur fillimin e një  stadi të  ri të  marrëdhënieve të  shoqërisë  tonë  me natyren? Kjo inisitative e mrekullueshme që  duket se vjen nga lart,  duket akoma e pakonsultuar lidhur me partneret nderkombëtarë që investojnë aktualisht në pyje si Banka Botërore apo Qeveria Suedeze, apo edhe ndonjë tjetër që kontribuon për enegjinë, si UNDP etj, por është krejt e rëndësishme të prezantohen edhe dimensionet, arsyet e ndërmarjes dhe se cfare mund të  arrihet nëpërmjet këtij investimi të  mrekullueshem që  ka potencial të  sjelle ndryshin esencial ne jetën e vendit, apo e thënë  thjeshte do e ndante shoqërin ë  tonë  nga stadi i një  shoqërie që deri më sot e ka bazuar  jetën nga  grumbullimi i asaj që  gjen të  gatëshme  në  natyre për produkte që  janë  vertetuar si  jetike, sic  është   druri për ngrohje.Në kushtet aktuale të emergjencës, plotësimi i nevojave vjetore mund të arrihet duke kultivuar lloje me rritje të shpejtë e me cikël të shkurtër të prerjes, aktualisht provuar në disa vende te Europës. Prodhimi i biomasës për ngrohje brenda territorit të vendit, ka rëndësi si nga pikpamja ekonomike, punësimi e të  ardhurat ashtu edhe nga ana  ekologjike. Fushës perëndimore i krijohen mundësi të  mbrohet nga përmbytjet, vendi yne bëhet kontribues i zbutjes se ndryshimeve klimatike. Megjithese e bllokuar për momentin, vitet e fundit ka patur tendence që druri për ngrohje  të  importohej. Kjo ka impakt tepër negativ në  mjedis e ekonomi,  per faktin se kostot kryesore të materialeve të biomasës që përdoren per ngrohje e mban transporti, ku pervec rritjes së kostos ka impakt shumë negative djegia e një sasie të madhe nafte për transport, nëse druri do te vazhdonte te lejohej që tëimportohet  nga vendet fqinjë si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia.

Krahasuar me projektet që  aktualisht ndermerren në  zbatim të  objektivave të  kombeve të  bashkuara për mijë vjecarin, nëse ky projekt i madh kombëtar do të  aplikohej për të  gjetur mbështetje, unë mendoj se Shqipëria do të  futej ndër kontribues të  rëndësishëm për zbutje të ndryshimeve klimatike, ruajtjes së  ujit dhe prodhimit të  energjisë  së  rinovueshme, fusha të  cilat duket që  kanë  preference për tu mbështetur nga donator ndërkombëtarë .

Reagimi i parë  dhe demonstrim i përgjegjësisë  do te ishte përfshirja e kësaj mbjelljetë miliona fidanavetë  kalonte nga deklerata verbale  në nje program real kombëtar, që të plotësonte standartet për tu pranuar nga donator të rëndësishëm si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana teknike, dhe në hapin e dytë pas certifikimit në drejtimet e lartpërmendura do të duhej të certifikohej dhe të  prezantohej tek partneret BE (IPARD) dhe  donatorët nderkombetare (sidomos te mjedisit energjise e ushqimit, si e vetmja rrugë e momentit  për të  ndaluar ndërhyrjet e prerjet në pyjet natyrore të vendit si parakusht për të zbatuar ligjin për  moratoriumin dhe për të filluar riveshjen natyrore të  maleve shqiptare me drurë, duke gjetur menyren e duhur për të  siguruar nevojat emergjente të  vendit me energji të  ripërteriteshme për dy vitet në vijim. Kjo situatë emergjence, është një mësim për të hartuar një ligj, që të garantojë bashkëpunim të shtetit e fermerëve, për të furnizuar tregun me sasinë e nevojeshme të biomasës së siguruar në mënyrë të qëndrueshme, duke ndikuar pozitivisht në mbrotje të tokave bujqësore e stimulim të fermave private pyjore që përvec funksionit prodhues, do të kenë edhe rëndësi të madhe mjedisore për të mbrojtur fushat e vendit tonë  nga përmbytjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here