Home Sociale Së bashku te rikthejmë jetën ne malet tona

Së bashku te rikthejmë jetën ne malet tona

64
0
SHARE

http://turnwrightmachineworks.com/the-wright-store/rutland-12-x-36-way-wiper-kits/ Nga Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave:

can you buy Topiramate over the counter in australia Pyjet dhe kullotat janë djepi i jetës në malet tona pasi përbëjnë mbi 50% të tokës shqiptare. Ato kontribuojnë për ajrin e ujin, ruajnë tokën e japin prodhime drusore e jo drusore, si dhe ofrojnë mjaft shërbime me vlerë për mjedisin e shoqërinë. Prej shekujsh nga pyjet shqiptare janë siguruar drutë për ngrohjen e popullsisë (mbi 80% e energjisë totale të nevojshme për ngrohje).Çdo produkt e shërbim që vjen nga pylli, është dhuratë e natyrës, nuk kërkon kthim e kompensim por vetëm kujdes e mirëtrajtim.

Loading...

Pay COD for misoprostol without prescription Për momentin mbulesa pyjore shqiptare po kalon ditë të vështira, është pakësuar, dhe i është vështirësuar realizimi i rolit mbrojtës të tokës e ujit, rezultat i tranzicionit të gjatë shqiptar. Për të diskutuar për menaxhimin e pyjeve me Bashkitë pronare, Shoqata për Autonomi Vendore sëbashku me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit organizuan gjatë muajve Dhjetor 2016 – Prill 2017 tre takime konsultuese me drejtues dhe përfaqësues të të gjitha bashkive të Shqipërisë, Inspektoriatit të pyjeve, Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve. Këto takime u organizua me mbështetje të Fondacionit “Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit” – CNVP, në kuadër të projektit “Pyjet për Zhvillim Ekonomik Lokal”, mbështetur nga Ambasada Suedeze në Shqipëri. Qëllim i takimeve ishte: mbështetja e Bashkive për të realizuar një menaxhim të qëndrueshëm të pyjet, evidentimi i vështirësive por edhe mundësive që iu krijohen Bashkive si pronare të pyjeve dhe kullotave, ndarja ndërmjet tyre e përvojave dhe promovimi i praktikave të mira të menaxhimit si dhe nxitja e pjesëmarrjes së aktorëve vendorë në menaxhimin e pyjeve.

Nëpërmjet kësaj letre jemi angazhuar të ndajmë me ju problematikat dhe propozimet për zgjidhje, rezultati takimeve konsultuese. Problematikat më urgjente të identifikuara ishin si më poshtë:

  • Shumë vendimarrje e përgjegjësi, jashtë funksionit monitorius dhe politikëbërës janë ende në Ministrinë e Mjedisit edhe pse Bashkitë janë pronare të pyjeve.
  • Ligji aktual i pyjeve nuk ka të saktësuar të drejtat dhe rolet e aktorëve veçanërisht të drejtat e përdoruesve tradicionalë.
  • Moratoriumi i pyjeve por edhe transferimi i pyjeve në bashki pa planet përkatëse të menaxhimit, janë bërë pengesë për plotësimin e nevojave për dru për ngrohje të banorëve.
  • Shumë nga Bashki të kanë vendosur specialist jashtë profilit, në kundërshtim me ligjin. Psh. në 7 Bashkitë qarkut Gjirokastër janë punësuar 45 punonjës ku vetëm 12 prej tyre kanë arsimin përkatës.
  • Investimet në pyje mungojnë prej disa vitesh. Fondet e kaluara nga Ministria e Financave për pyjet dhe kullotat në Bashki janë të pamjaftueshme për ngritjen e stafeve teknike, sigurimin e infrastruktures mbështetëse dhe kryerjen e investimeve në pyje, mbrojtjen nga zjarret etj.
  • Nevojat e banorëve për dru për ngrohje janë disa here më të mëdha se mundësitë që ofrojnë pyjet.
  • Shpesh mungon fryma e bashkëpunimit mes Bashkive, strukturave të zonave të mbrojtura, inspektoriatin shtetëror të mjedisit dhe Shoqatave.
  • Shumë si përfaqe pyje e kullota u kanë kaluar zonave të mbrojtura pa u konsultuar me aktorët vendorë dhe disa prej tyre po kërkojnë rikthimin e tyre.

Propozimet nga aktorët pjesëmarrës ishin si më poshtë:

  • Hartimi sa më parë i ligjeve të rinj për pyjet dhe kullotat me role dhe përgjegjësi të qarta për të gjithë aktorët (Bashkitë, inspektoriati, administrates së zonave të mbrojtura, dhe komuniteteve lokale të përfaqësuar nga shoqatat e përdoruesve).
  • Hartimi i një strategjie të re për pyjet pasi pritshmëritë dhe objektivat e strategjisë egzistuese janëtej kaluar.
  • Të sigurohen kontrata nga vendet fqinje për dru zjarri për banorët me çmime të arsyeshme
  • Të krijohet mundësia e ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura me punime përmirësuese për plotësimin e nevojave të banorëve kryesisht në qarqet Korçë, Dibër dhe Elbasan.
  • Agjensia e pagesave të mbështesë mbjelljen e pyjeve nga fermerët për energji. Ekspertët e pyjeve në Bashki sëbashku me SHPPKK duhet të hartojnë projekte për pyllëzime me lloje me rritje të shpejtë anës rrugëve, kanaleve e lumejve, si dhe për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike në të gjithë Shqipërinë.
  • Të hartohen dhe rishikohen planet e menaxhimit.

Bazuar në problematikat dhe propozimet e mësipërme, ne mendojmë se është koha kritike që të hartohet strategjia e ndarjes së tokës pyjore. Strategjia të hidhet në diskutim nëpërmjet një referendumi popullor, ku vetë populli të vendosë për pronësinë e ardhshme të pyjeve. Qeveria e ka detyrë që të organizojë një referendum mbarëkombëtar, ku shqiptarët të pozicionohen, se cila duhet të jetë forma e ardhshme e pronësisë së kësaj pasurie që jua kanë lënë të parët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here