Home Ditar Veterani me vlera atdhetare

Veterani me vlera atdhetare

133
0
SHARE

Të flasësh e të shkruash për veteranët e LANÇ-it, është një nder e respekt i madh sepse flet vepra e tyre madhore në dobi të Çlirimit, është një nder e respekt i madh sepse flet vepra e tyre madhore në dobi të çlirimit të Atdheut tonë. Malësia e Gjakovës (Tropoja) i ka patur mbi njëmijë partizanë në brigadën e 25-të Sulmuese 700, në komandat e vendit mbi 300, në brigadën e 3, 5, 6-të mbi 300 veta për të cilët ne pasardhësit e tyre jemi krenarë. Një ndër këta të rinj energjikë, guximtar, trim dhe bujar i pa shok ka qenë Halim Uk Ferizaj nga Viçidoli i Tropojës. Halimi ka qenë i datlindjes 1919, lindur dhe rritur në një familje të njohur me traditat atdhetare, brez pas brezi.

Me shumë mundime e ka kryer arsimin 7-vjeçar, u lidh me LANÇ-in që në Shtator 1942, nipat e tyre Shaban, Hasan, Hysen, Haxhi Demaliaj, luftëtarë trima dhe kuadro të Çetës partizane “Bajram Curri”, gjetën strehë të sigurtëë gjatë LANÇ-it. Shtëpia e tyre i shërbeu me dhjetra partizanëve deri në Çlirimin e plotë. Vet Halim Uka vullnetarisht u rreshtua partizan hnë Batalionin 3-të të Brigadës 25, me komandant Mehmet Mulosmanin. Pas çlirimit vazhdoi shkollën e mesme ushtarake “Skenderbej” dhe u titullua officer dhe shërbeu në Rep.e Ushtrisë Popullore Shqiptare deri në vitin 1958 në Tiranë, Milot dhe ku qe nevoja. Më pas ka punuar ne min ierën e kromit Kam-Tropojë, përgjegjës i sigurimit teknik. Në vitin 1972 doli në pension, por nuk pushoi as edhe një ditë. Ai gëzoi autoritet të madh në qytetin Bajram Curri dhe ka qenë i ngarkuar me disa detyra shtetërore dhe shoqërore.

Loading...

Për shërbime të shquara, ka marrë 9 dekorata e urdhëra të ndryshme. Veterani Halim Uka ka qenë edhe një prind i shquar, ka rritur dhe edukuar dy djem e tri vajza të gjithë me arsim të lartë, shëmbullore në fronte të ndryshme të arsimit e  gjykatë në rrethin e Durrësit. Veterani i LANÇ-it Halim Uka u nda nga jeta më 27 Shkurt 2000 në Durres. Në Shtator  2017, ju akordua titulli: “Nderi i Organizatës së Veteraneve të Shqipërisë”. Gjatë gjithë jetës pati vlera të mira njerëzore dhe dpo të kujtohet ndër breza me lavdi. Pra, kanë kaluar 18 vite pa këtë veteran të shquar.

***

Atdhetar i flaktë

Të flasësh për Qazim Uk Ferizaj të Viçidolit, të duhen dy-tre volume që të pasqyrosh veprën e tij në dobi të Atdheut tonë që nga viti 1950 deri në ditët e sotme. Eshtë burrë i vërtetë, i vendosur, me shpirt revolucionar dhe një bujar i vërtetë.  Ka lindur në vitin 1934. Jeta e tijka kaluar  në brezin  kufitar Shqipëri-Kosovë.

Në shtëpinë e tij, gjatë LANÇ-it gjetën strehë Fadil Hoxha, Shaban Paci me vëllezërit, veterania Zoga Dega, e cila në kujtimet e saj dlet me mirënjohje shumë të lartë për këtë familje të nderuar dhe shumë bujare. Shtëpinë e tyre e kthyen në bazë të sigurtë për partizanët që nga muaji shtator i  viti 1944. Vëllai i tij Halim Uka ishte partizan ndërsa vetë Qazimi pas vitit 1940 e deri më sot ka qenë një hero i heshtur kun i ka bërë Atdheut shërbime të shquara në mbrojtje të Atdheut, ka qënë krahu i djathtë për mbrojtjen e lirisë. Qazimi është edhe veteran i Kosovës për luftën e viteve 1988-89, ku e ktheu shtëpinë e tij në bazë të sigurtë të UÇK-së. Ai sot gëzon 7 medalje e urdhëra të ndryshme për kontributin e tij në dobi të vendit.

Qazimi bën një jetë të shkëlqyer në organizatën e veteranëve në Tropojë dhe merr pjesë gjallërisht në të gjitha datat historike kombëtare që që nga Valbona, Dragobia, Bajram Curri, Tiranë, Vlorë dhe në çdo qytet të Kosovë pas çlirimit. Ai punon për ruajtjen e vlerave të LANÇ-it dhe është shumë i dashur dhe i sjellshëm; merr pjesë në ngushëllime familjare brenda rrethit e jashtë saj. Ai nderohet e respektohet nga i gjithë pushteti local dhe ai qëndror në Tiranë. Qazim Uka ka pamje kreshniku, me kapuç të bardhë si bora e Shkëlzenit. Ecën drejt si pushka, kënaqesh me biseda e tij educative; është njohës i Historisë së Tropojës, Kosovës dhe Shqipërisë. Në i urojmë jetë të gjatë për të mirën e familjes, Atdheut. Nga veterani i Kombit, Qazim Uk Ferizaj duhet të marrë sot shëmbull brezi i ri.

***

Kuadër i lartë shumë i nderuar

Më 1 Shkurt 2018, në fshatin Babrru, u nda nga jeta mësuesi dhe ish drejtori i shkollës Gjon Jahë Pjetërnikaj në moshën 82-vjeçare nga fshati Shengjergj i mërturit të rrethit Tropojë. Rridhte nga një familje atdhetare e njohur në Tropojë për cilësitë e larta burrërore. Gjoni ka lindur në vitin 1936 dhe u edukua me cilësitë më të mira të truallit të tij. Në vitin 1956, mbaroi shkollën e mesme pedagogjike dhe doli mësues ku pati nevojë Atdheut, u nderua dhe respektuar kudo ku ai punoi.

Ai ka qenë kuadër me vlera të shquara, punëtor i urtë, i ndershëm, njeri i shoqërisë. Mbaroi shkollën e lartë pa shkëputje nga puna Fakultetin Gjuhë-Histori në USH “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ka shërbyer më se 35 vjet si mësues, zv/drejtor shkolle deri sa doli në pension në vitin 1991. Ishte një kuadër i nderuar, studiues, kurajoz dhe e donte letërsinë dhe historinë e Kombit Shqiptar. Kudo ku punoi, la përshtypje shumë të mirë tek mbarë shoqëria, tek nxënësit dhe kolegët e tij. Në përcjelljen e tij për në banesën e fundit në Babrru, morën pjesë mbi 800 vetë, burra, të afërm, shoqëria dhe shumë njerëz të ardhur nga Tropoja, Puka, Shkodra, Durrësi dhe Tirana. Shoku ynë Gjon Jaha ka qenë shumë dashamirës  me nxënësit dhe kolegët e punës, i thjeshtë, i dashur, gjithnjë punëtor dhe printe vetë me shembullin e tij. Kush e ka njohur, vetëm fjalë të mira flet për atë kuadër. Gjatë jetës ka kontribuar për njohjen e Dëshmorëve të rrethit Tropojë.

NUREDIN S. LUSHAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here