Home Sociale Druri i Perëndisë me tre boçe

Druri i Perëndisë me tre boçe

66
0
SHARE

“E para  për pronarin, e dyta  per  fermerin, e treta per kalimtarin e uritur”

Gështenja nga shqiptarët është konsideruar si: “druri i Perëndisë”, “dru i bekuar”, “pemë e bukës për të varfërit”, “dru buke e bylmeti”, “bukë në rrem”, etj. Ajo është cilësuar përgjithësisht si “dru buke” sepse shpesh në periudha shumë të vështira luftrash gështenja e ka zevendësuar mungesën e bukës. Në zonat e veriut thuhet: “Një boçe gështenje zakonisht ka tre kokrra: e para për pronarin, e dyta për fshatarin që e mbledh dhe e treta për të varfërin ose të uriturin që kalon aty”.

Loading...

Gjëndet në formacione të mëdha pyjesh natyrore ose pyje të vegjël (kashnjete) dhe pyje të ultë (cungjishte).

Kjo bimë në Shqipëri konsiderohet native(vendase), shtrihet në masive të mëdha pyjorë dhe formon një zonë fitoklimatike që emërtohet “Zona e Gështenjës-Castanetum”, përbën 1.3% të fondit të përgjithshëm pyjor të Shqipërisë. Ajo ka gjetur kushte të mira zhvillimi në tokat silicore të lehta, rrallë mbi formacione gëlqerore, kërkon tokat me reaksion neutral deri acide të zonave kodrinore malore në lartësi 300-800 m mbi nivelin e detit, toka të papëlqyeshme për shume bimë të tjera. Këto toka ajo i mbron, i pasuron duke i bërë shumë tërheqëse edhe për kafshët e egra.Pema e gështenjës ka një ndikim të madh në ekosistemin agropyjor të kodrave dhe maleve tona. Permireson kushtet dhe parametrat mjedisorë e tokësorë, rrjedhimisht edhe jetesën e njeriut.

Geshtenja si ekosistem agro-pyjor!

Ky ekosistem është në të njëjtën kohë edhe bujqësor edhe pyjor. Është bujqësor pasi ka statusin e prodhimit të frutave dhe trajtohet me sherbime kulturale .Është në të njëjtën kohë pyjor sepse ka origjinën natyrore dhe qeveriset sipas klasifikimit  silvikultural si trungishte, pemë të larta, me prejardhje farore.  Pema rritet në pyll, nuk kërkon kujdes te veçante gjatë vitit dhe për më tepër ka çmimin më të lartë se çdo frutë tjetër, që kultivohet në zonë.

Agropylltaria eshte nje sistem menaxhues i perdorimit te tokes qe kombinon pyjet dhe token bujqesore per te krijuar sisteme te perdorimit te tokes ne menyre me diverse, produktive, perfituese, shendetesore, ekologjikisht te shendeteshme dhe te qendrueshme.Ky sistem ben lidhjen midis pyjeve dhe bujqesise ne interes te fermereve, mjedisit, dhe pylletareve.

Përfitemet ekonomike dhe mjedisore jane shkencerisht te provuara dhe përfshijne: përdorim me te paket te inputeve, reduktim e ruajtje te karbonit, përmiresim te pjellorise se tokes, zvogelim i erozionit, stimulim te biodiversitetit, menaxhim dhe ruajtje me e mire e rezervave ujore dhe per me shume zvogelim i mëtejshem i kostove te prodhimit.

Keto praktika mund te ndihmojne pronaret e tokave per te diversifikuar produktet dhe per te krijuar perfitime sociale, ekonomike dhe mjedisore. Sipas Qendres Agroforestry, Agropylltaria eshte e vetmja e pershtateshme per te adresuar nevojen per te rritur me shume ushqimin dhe biomasen per lende djegese.

Duke ju referuar disa botimeve dhe të dhënave të kadastrës pyjore, sipas inventarizimit të vitit 1985 në Shqipëri, gështenja rritet e zhvillohet në një siperfaqe rreth 13 mije ha, në 27 rrethe te vendit.Ndër shekuj në zonën Veriore të Shqipërisë, është krijuar tradita e trajtimit dhe kultivimit të gështenjës, si dhe rregulla mbi përdorimin e territorit dhe pronësisë, me qëllim mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj peme të çmuar.  Gjatë periudhës komuniste me kolektivizimin e bujqësisë, plantacionet ishin pronë e fermave e kooperativave bujqësore, edhe prodhimi shperndahesh sipas planeve të qeverisë.Pas viteve 90-të, në fshatrat  ku ka pyje me gështenjë, banorët vendas janë kthyer në kufijtë e vjetër dhe ja njohin njeri tjetrit sipërfaqet e para kolektivizimit. Mbetet që shteti t’i pajisi me çertifikata pronësie/perdorimi sipas familjeve (trungut familjar). Kjo do të përmirësoi rrënjesisht menaxhimin e qendrueshem te tyre.

Geshtenja eshtë një pasuri fitimprurëse që duhet ta menaxhojmë me mirë.

Sektori i arrorëve (gështenjat, arrat, lajthitë) shihet si një sektor me potencial të lartë për eksport për shkak të shumë avantazheve: që nga klima e favorshme tek kushtet e tokës, fitimi i lartë, kërkesa e papërmbushur e tregut me kete produkte dhe duke qenë se nuk kërkon shumë marketing.Gështenjat po bëhen bekimi i Zotit dhe buka e të varfërve, pasi çdo vit që kalon, çmimi vetëm po rritet. Fitimet nga shitja e gështenjës janë krejt të pastra per banoret e ketyre zonave. Shume familje  ne keto teritore, kane siguruar bukën e vitit me fitimet nga gështenja, në pjesën tjetër të vitit ato kujdesen për tokën e pakët që mezi  prodhon disa perime dhe prodhime bujqesore për përdorim vetjak.

Qarku i Kukesit ka nje potencial prej 2700 ha pyje me Geshtenja, nga keto 2000 ha ne bashkine e Tropojes, pyje geshtenja trungishte me kapacitet maksimal prodhimi 15 to/ha dhe bashkia Kukes 700 ha pyje geshtenje cungjishte me kapacitet minimal prodhimi 0.7 ton/ha, prodhimi mesatar eshte afro 3.500 ton ne sezon me nje çmim mesatar 1 euro/kg. ose 3.500.000 euro te ardhura ne vite per banoret e ketyre zonave.

Per mbledhjendhe grumbullimin e ketij produkti aktivizohen afro2.300puntore per nje muaj, nga keto afro 2.000jane gra dhe femije. Duke pare leverdine ekonomike mbi 90 % e prodhimit shkon per treg dhe vetem 10 % per konsum familjare.

Kjo siperfaqe me Geshtenja eshte nje potencial i madh kullote per bletarine e ketyre zonave, pasi mjalti i Geshtenjes shitet me 1500 lek/kg. dhe kerkesat jane çdo vit ne rritje,.Komunitetet ne keto rajone qe e perdorin kete pasuri jane organizuar ne Shoqata te Perdoruesve te Pyjeve dhe te Kullotave komunale ne njesite administrative te bashkise Kukes dhe Tropoje, si dhe jane ngritur Shoqata e Geshtenjes Tropoje dhe Shoqeria e Bashkepunimit Bujqesore “Geshtenja Malzi”, Kukes. Me mbeshtejen e fondacionit CNVP dhe te Federates se Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave Kukes, jane ngritur grupet prodhuese ne njesine administrative Bujan dhe Malzi, Keto jane grupe informale te cilet kane qene perftitues te shume aktiviteteve per ndergjegjesimin dhe promovimin e zinxhirit te vlerave ekonomike te kesaj kulture si; seminare, trajnime, panaire dhe shkembime pervoje brenda dhe jashte rajonit per rritjen e informacionit, per menyrat e reja te trajtimit, te mbledhjes, grumbullimit te frutit te geshtenjes. Gjithashtu keto grupe kane marre trajnime per menaxhimin e drureve te geshtenjes ne luftimin e kancerit dhe semundjeve te tjera, menyrat e ndryshme te shartimit etj. Duke vleresuar ndikimin ne te ardhurat qe familjet sigurojne nga fruti i geshtenjes, CNVP Kukes ka mbeshtetur fermeret dhe grupet prodhuese te qarkut Kukes duke i mbajtur te informuar mbi tregjet, dhe kerkesat per kete frut, marketingun, organizimin e trajnimeve bleres shites duke krijuar kushtet per rritjen e dialogut dhe bashkepunimit mes gjithe aktoreve ne zinxhirin e vleres.

Problemet qe shqetesojne  komunitetin;

– Informalitet të plotë ligjor.Geshtenja ne Tropoje ku  nuk është bërë transferimi dhe regjistrimi i pronave nga organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, nuk figuron i rregjistruar në asnjë nga format e pronës publike dhe as private. Kjo eshte nje pengese ligjore qe nuk lejon hartimin e planeve te zhvillimit te kesaj kulture dhe rregullimin e maredhenjeve ligjore me komunitete qe e kane te trsheguar dhe e perdorin sot ne forme informale.

-Gështenja është një frut tipik sezonal dhe e ruan cilësinë e saj për treg vetëm për një perudhë shumë të shkurtër kohe,kjo ndikon ne uljen e cilese dhe te çmimit deri ne 20 %, te cilat rendojne mbi banoret.Kerkohet mbeshteteja per ngritjen e qendrave te grumbullimit me dhoma ftohje ne disa qendra te caktuara per kete kulture.

– Kjo kulture kerkon sherbime kulturore dhe sanitare te vazhdueshme teknike,per kete duhen fonde financiare nga bashkite perkates.

– Ndertimi i maredhenieve institucionale dhe ligjore ne mes pushtetit vendore dhe pronareve/perdoruesve tradicional duke lidhur marreveshje afatgjata, me qellim investimin dhe hartimin e planeve te zhvillimit te kesa pasurie.

– Mungon zinxhiri i vlerës.Në kushtet kur Shqipëria është një prodhues potencial i gështenjës në Ballkan mund dhe duhet të zhvillojë industrinë përpunimit të produktit duke e zgjeruar edhe më tej zinxhirin e përfitimit të vlerës.

Per banoret  si  në Shqipëri, në Kosovë dhe në Krajë në Mal të Zi, ështe bërë traditë tashmë organizimi i “Festës së Gështenjës” ose “Dita e Gështenjës”. Në këto festa organizohen panaire me prodhime te gështenjës, gastronomi, prodhime të artizanatit dhe të tjera.

Nisur nga vlera e përfitueshmërisë që po vjen në rritje nga viti në vit, biznesi i gështenjës është duke tërhequr edhe vëmendjen e donatorëve, duke orientuar zhvillimin e agroturizmit. Familjet ne keto zona janë te interesuar për nxitjen e zhvillimit te turizmit familjar.

Pergatiti: Anila Aliaj

Keshilltare CNVP Kukes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here