Home Ditar Komandanti i çetës Morava

Komandanti i çetës Morava

120
0
SHARE

http://documentalqueridowatson.es/pizdyhov/9543 -Me rastin e 75 vjetorit të rënies – 7 Mars 1943 – 7 Mars 2018-

http://www.lahdentaiteilijaseura.fi/?siftifkar=bin%C3%A4r-optionen-testkonto&f04=42 Heroi i Popullit Fuat Mero (Babani) lindi në vitin 1917 në katundin Baban të Devollit, në gjirin ë enjë familje atdhetare. Ai u edukua me ndjenjat patriotike. Këtë edukatë e mori që në bankat e shkollës në katundin e tij Baban. Mbas mbarimit të fillore dhe të Shkollës Mashkullore në Korçë, u regjistrua në Liceun e atij qyteti. Sa më shumë rritej aq më i ditur bëhej. Në atë kohë filloi të lexojë libra përparimtare të kohës e fletushka të nxjerra antizogiste etj.

Loading...

see Zemërimi popullor i shpërtheu me pjesëmarrjen e tij në demonstratën e bukës të 21 Shkurtit 1936 në qytetin e Korçës. Ai u bashkua me punëtoret, studentët e liceut e nxënës të shkollave të tjera të qytetit. Aty në kohën e të revoltuarve që thërrisnin “duam bukë” bashkohej edhe zëri i Fuatit. Në vitin 1938, ai bëhet anëtar i grupit antifashist të konviktit. Në këtë kohë Grupi Komunist i Korçës e ngarkoi Fuatin të merrej me grupin edukativ të shkollës. Më pas Fuati pranohet anëtar i Grupit Komunist të Korçës. Detyra iu vu të zhvillonte biseda me popullin si në qytet ashtu edhe në katundin e tij në Devoll.Ai bisedonte dhe u shpjegonte të gjithë njerëzve të të gjithë moshave e profesioneve, se cili ishte regjimi i Zogut dhe i fashizmit.

www goption com Në ditët e para të Prillit 1939 kur u mësua se Italia fashiste do të sulmonte Shqipërinë, ai ishte në krye të listës së liceistëve për të luftuar me armë, por ai bëri veshin e shurdhër. Me datë 4 Prill 1939, Fuati u rreshtua i pari në demonstratën e organizuar nga grupi Komunist i Korçës. Protestuesit thërrisnin “duam armë”; “Poshtë fashizmi”; “nuk lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë”. Aty mësoi se Shqipëria ishte tradhtuar nga vetë mbreti Zog.

rencontre equitation Në vjeshtën e vitit 1939, Fuat Babani shkoi për studime në Itali, Romë, në Fakultetin e Inxhinierisë Industriale. Të drejtën e studimit e fitoi në sajë të rezultateve të shkëlqyera në lice. Ai si student në Itali, nuk pranoi e nuk veshi asnjëherë uniformën fashiste kur jepte provim. Profesori i fizikës kur disa shokë u kthyen për të vazhduar universitetin në Romë, pyeti – ku është student Fuat Mero, pse nuk ka ardhur? – Ata i thanë –ana ekonomike. – Jo, unë do ta ndihmoja ekonomikisht. Ai student do t’i vlejë Shqipërisë! Kjo sepse në vitin 1941, Fuati bashkë me një grup shokësh student, u kthye në Shqipëri për të vazhduar luftën kundër fashizmit. Më 8 nëntor 1941, Fuat Mero (Babani), u pranua anëtar i PK, ai ishte një nga 200 të parët e krijimit të saj.

http://podzamcze-dobczyce.pl/index.php/assets/js/assets/js/jquery.prettyPhoto.js Me të mbërritur në Atdhe, Fuati punoi në Devoll, debutoi në celulën e Progrit dhe punoi për të ngritur fshatarët në luftën çlirimtare. Në Devoll ai krijoi disa grupe edukative e guerile si dhe disa grupe aktivist me të rinj. Natën e 24 Korrikut 1942, Fuati ishte në krye të aksionit të prerjes së linjave telefonike. Në Devoll vazhdoi të militojë deri sa Qarkori i Korçës zbuloi disa të dhëna se Fuati do të arrestohej nga kuestura dhe porositi që ai të bashkohej sa më parë me çetën partizane në Marovë-Devoll, e aty të merrte edhe drejtimin e saj. Çeta partizane në Devoll nën udhëheqjen e Fuat Babanit si komandant, të Raqi Themelit si komisar e të ish-komandantit të çetës Jorgo Plaku, u hodh në aksione të hapura. Gjatë gjithë kohës ai u dallua si luftëtar trim dhe komandant i zoti. I pari aksion i kësaj çete ishte vrasja e dy milicëve në katundin Gjyres. Pastaj në dimrin e viteve 1942-1943, njëra pas tjetrës u çarmatosën postat e kufirit në Braçanj, Bozhigrad e Cerje. U hapën kosheret e drithit të bejlerëve e agallarëve e bereqeti iu shpërnda popullit fukara.

source url Fuat babani u dallua për aftësinë e organizimit dhe komandant me talent, gjakftohtë dhe me gjykim të madh që orientohesh në situatë të vështira e të papritura. Emri i tij u bë shembull frymëzimi në tërë Devollin e zonën e Korçës. Punoi dhe luftoi që të hidhte  në luftë kundër fashizmit gjithë popullin, pa dallim feje dhe ideje. Ai meshokët e çetës u muar dhe me krijimin e Këshillave NÇl në shumë fshatra të devollit. Fjala e tij ngjiste si me zamkë në mendjen e devollitëve. Dëgjonte shumë dhe fliste pak. Kështu çeta e Moravës, e udhëheque nga komandanti Fuat Babani, në dimrin e viteve 1942-’43, e shndërroi zonën e Devollit në një bazë të fuqishmeë të luftës partizane. Aksioni më i rëndësishëm për çetën partizane deri në Mars 1943, ishte ai i datës 20 Shkurt 1943 në Pojan të fushës së Korçës, ku fashistët pësuan një disfatë të plotë, duke lënë në çdo qoshe shtëpie e rrugë trupa të vrarë e të plagosur, midis tyre dhe një oficer. Armiku i ndoqi me artileri dhe avionë bombardues dhe i mitrolonte e I bombardonte sa herë që i diktonte në udhëtim e sipër. Gjatë këtij aksioni çeta nuk pati asnjë të vrarë dhe të plagosur. Me datë 6 Mars 1943, ajo nga mali Moravës u ul në fshatin Hoçisht.

http://big-balloon.nl/?author=38 Pushtuesit fashist e tradhtarët e vendit, për të shuar lëvizjen antifashiste në zonën e Devollit dhe për t’u hakmarrë pas Pojanit, vendosën të bënin gjithçka që ta asgjesonin çetën partizane. Më 6 Mars 1943, Komanda Fashiste e Bilishtit, e ndihmuar nga spiunët, u informua se partizanët ishin vendosur në Hoçisht. Për tërë natën, fashistët e ballistët përgatitën  forca, rreth 700 vetë me të gjitha llojet e armëve dhe i nisën për Hoçisht me porosi që më parë të bënin rrethimin e fshatit. Dhe ashtu bënë, rrethuan katundin Hoçisht nga të gjitha anët duke zënë tërë kodrat e qafat. Ata kishin llogaritur që me zjarrin e mitrolozëve të lehtë e të rënde të asgjesonin çetën si dhe një pjesë të tyre donin t’i zinin gjallë. Komanda e Çetës, sapo u informua, orientoi partizanët të çahej rrethimi nga dy drejtime. Disa skuadra, pa zbardhur dita, nëpërmjet lumit, dolën sipër malit të Moravës, të tjerët  nga Qafa e Shëndëllisë. Kurse Fuati vetë, bashkë me shokun e tij Demir Muharrem Progrin e përgjegjësin e rinisë Avdulla Progrin, nëpërmjet një përroi, morën përpjetë Qafës së Shëndëllisë dhe pasi u ngjitën afër një shkëmbi të mbuluar me dëborë, zunë pozicion. Më sipër shkëmbit, fashistët nxinin si re  të zeza. Debora zbardhte në çdo anë. Qëllonin fashistët, qëllonin partizanët. Lufta filloi e ashpër. Fuati me dy shokët, filluan të qëllonin të parët në drejtim të tyre e pastaj edhe të tjerët. Plumbat u vinin si breshër. Nga plumbat që vinin nga të tërat anët, u plagos Demiri, pastaj Fuati. Avdullai mundohej t’i ndihmonte, t’u lidhte plagët por nga breshëritëë edhe air a përdhe. Fuati duke parë se dy shokët e tij iu vranë dhe dhe vetë nuk kishte shpëtim, vendosi të asgjesonte duke i djegur dokumentet bashkë me listën e shokëve të Çetës dhe bazave të saj në Devoll. Kështu duke luftuar, të tre djemtë dhanë jetën duke mos iu dorëzuar armikut, i cili vazhdonte të bënte thirrje: “partizanë, dorëzohuni…”. Të tre partizanët vdiqëbn pranë njëri-tjetrit me grushtat shtërnguar.

http://uaeauditors.net/?kripar=%D9%88%D8%B8%D8%A7%D8%A6%D9%81-%D8%AE%D9%8A%D8%A7%D8%B1-%D8%AB%D9%86%D8%A7%D8%A6%D9%8A-%D9%81%D9%8A-%D8%A5%D8%B3%D8%B1%D8%A7%D8%A6%D9%8A%D9%84&dfd=4a Humbja e Fuat Babanit, Demir Muharrem Progrit dhe Avdulla Progrit, shkaktoi hidhërim të thellë në radhët e çetës partizane dhe të popullit të Devollit. Në një trakt të Qarkorit të Korçës thuhej: “…vdiqën si heronj ata tre të rinj. Tre zemra, një flamur, tre njerëz të një ideali, tre pushkë e një luftë, tre zemra për një atdhe…”. Për ta bërë të pavdekshëm emrin dhe veprën e komandantit të Çetës, në Maj 1943, batalionit të devollit iu vu emri “Batalioni Fuat Babani”, sepse çeta tashmë ishte bërë  nga 7 vetë në krijimin e saj, në një njesi të madhe, batalion, e ndarë edhe në disa kompani. Të gjithë ishin djem nënash nga Devolli. Fuat Shaban Meros, pas vdekjes  iu dha titulli i lartë: “Hero i Popullit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

go to site

Sfacchinati nazificassimo canonizzeremmo http://www.thevineyardtrail.com/kampysitaljanskiy/222 esauribilita riacutizzandovi.

nsa dating meaning