Home Sociale Manastirliu: Masa për mbrojtjen e grave të dhunuara

Manastirliu: Masa për mbrojtjen e grave të dhunuara

88
0
SHARE

citas con chicas cr “Mbi 4500 raste dhune në familje janë raportuar gjatë vitit të fundit, ndaj në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore gjej rastin të adresoj në këtë tryezë të rëndësishme nevojën për të përshpejtuar ndryshimet që kemi propozuar në ligjin ‘Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’, për t’ju dhënë mundësi grave të dhunuara të marrin sa më parë mbrojtjen nga strukturat shtetërore”.

go to link Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e parë të këtij viti të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, një strukturë e ngritur nga qeveria shqiptare për të koordinuar më mirë punën ndërmjet institucioneve, për të çuar përpara politikat dhe nismat konkrete në funksion të përmirësimit të pozicionit të grave në shoqëri, për të ulur hendekun e pabarazisë gjinore.

Loading...

see url Në këtë takim të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore merrnin pjesë edhe Zv/Kryeministrja Senida Mesi, Nën/Kryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi si dhe përfaqësues të organizatave ndërkomëbtare që adresojnë çështjet e barazisë gjinore.

follow url “Ky takim i parë i Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore na bën bashkë në këtë muaj të veçantë, në muajin e grave, pak ditë para 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas. Një moment reflektimi për të gjithë, për të respektuar të drejtat e grave, për t’u angazhuar që cdo grua të jetojë në një mjedis pa dhunë, pa diskriminim dhe të ketë mundësi, të çlirojë potencialin që ka brenda vetes. Sepse fuqizimi i një gruaje të vetme na fuqizon të gjithave, ndaj duhet të ngremë zërin për të drejtat tona jo thjesht dhe vetëm për të arritur kuotat e barazisë gjinore, që sigurisht janë me rëndësi, por për të garantuar që cdo grua të ketë shanse e mundësi të barabarta”, tha Ministrja Manastirliu.

http://www.visionarywebsite.com/?kiolsa=opzioni-binarie-come-prelevare-i-soldi&070=38 Sipas Manastirliut, janë bërë hapa domethënës përpara, të vlerësuar ndërkombetarisht, sa i takon barazisë gjinore.

go to link “Ne jemi vendi i parë në rajon, që ka përfshirë buxhetimin gjinor, si fond i posacëm për të nxitur politikat me bazë gjinore në buxhetin e shtetit. Kështu, në buxhetin e vitit 2017, u parashikuan rreth 15 miliardë lekë ose 90.1 milion USD për të mbështetur këto politika. Kjo shifër përbën rreth 2.3% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Ne besojmë se punësimi është forma më e mirë për fuqizimin e gruas dhe ne kemi shënuar hapa përpara në këtë drejtim. Kështu, në fund të vitit 2017, nga të gjitha zyrat e punësimit rezultojnë të ndërmjetësuar për punë 23 136 persona, nga të cilët mbi gjysma (50.5 %) janë gra dhe vajza, duke e ulur hendekun gjinor me 2%. Nga zbatimi i programeve të nxitjes së punësimit janë punësuar mbi 5200 punëkërkues të papunë, nga të cilët 62% janë gra dhe vajza”, tha Manastirliu.

wer hat erfahrungen mit stockpair gemacht Megjithë progresin e shënuar në këtë fushë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal te problematika e dhunës në familje, një fenomen me të cilin përballen cdo ditë qindra e mijëra gra.

go here “Për vitin 2017 janë raportuar 4543 raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare ose 380 raste më shumë se viti i mëparshëm.

best books on binary options trading Sigurisht shtimi i denoncimeve është tregues i rritjes së besueshmërisë së grave në organet përkatëse por nga ana tjetër, këto të dhëna janë një këmbanë alarmi për të gjithë ne, për të vepruar sa më parë për të eleminuar këtë fenomen që cdo vit i merr jetën dhjetra grave dhe vajzave! A duhet të forcojmë më shuë mekanizmin ligjor? Padyshim PO. Ndaj ne kemi ndërmarrë ndryshime ligjore në ligjin ‘Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, tha Manastirliu.

click Sipas Ministres, janë propozuar përshpejtimi i procedurave ligjore dhe përcaktimi i afateve të qarta për kërkesat e urdhrit të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në familje; është propozuar të mos ankimohet urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes për tju dhënë mundësi grave të dhunuara të marrin sa më parë mbrojtjen nga strukturat shtetërore.

site de rencontre lovoo badoo “Dhuna në familje është e lidhur shpesh në mënyrë direkte apo indirekte me fëmijët, ndaj ne propozojmë që urdhri i mbrojtjes për nënën automatikisht të parashikojë urdhrin e mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Unë besoj se ky Këshill Kombëtar do të mbështesë

watch përshpejtimin e këtyre ndryshimeve ligjore por mbi të gjitha zbatimin konkret të këtyre masave, në mbrojtje të cdo gruaje që përballet me dhunën në familje”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për Zv/Kryeministren Mesi: “Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për ceshtjet e barazisë gjinore, antidiskriminimin dhe eleminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si një ndër objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Agjendës së shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Unë besoj se ky Këshill do të dalë me rekomandime të rëndësishme për adresimin e çshtjeve të barazisë gjinore”.

Në përfundim të mbledhjes së parë të këtij Këshilli, u miratua raporti për barazinë gjinore, raporti i dhunës 2017 si dhe u propozuan masat konkrete që do të ndërmarrë çdo strukturë, në funksion të parandalimit të dhunës në familje, në mbështetje edhe të rekomandimeve të raportit të GREVIO-s, të Këshillit të Europës për çështjet që lidhen me eleminimin e dhunën ndaj grave dhe vajzave në familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here