Home Sociale Manastirliu nis konsultimet publike: Masa mbrojtëse për fëmijët në rrezik

Manastirliu nis konsultimet publike: Masa mbrojtëse për fëmijët në rrezik

39
0
SHARE

Nga një qendër sociale që trajton fëmijët e keqtrajtuar, të dhunuar, të braktisur dhe në vështirësi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi sot konsultimet publike për 3 vendime të rëndësishme që pritet të kalojnë në Qeveri, për mbrojtjen e fëmijëve në situatë risku.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu prezantoi risitë e tre projektvendimeve që do të miratohen në Qeveri pas procesit të konsultimeve me aktorët e interest në këtë fushë.

Loading...

“Është kënaqësi të jem sot këtu në këtë konsultim të parë publik, për një cështje që na prek të gjithëve. Jo vetëm ne që jemi në këtë tryezë por të gjithë shoqërinë: Mbrojtjen e Fëmijëve në situatë rreziku! Jo më copëza ligjesh e masa të fragmetuara, por sot cështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve janë prioritet për qeverinë shqiptare, e cila ka një plan strategjik, me një vision të qartë, për të krijuar një mjedis jo vetëm ku fëmijët të rriten të sigurtë e të mbrojtur por edhe të kenë mundësi të zhvillojnë potencialin e tyre”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me përfaqësues të shoqërisë civile u diskutua për projektvendimin “Për rregullat e funksionimit të Grupit teknik ndërsektorial” për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.

“Duhet pranuar se deri tani një nga problemet kryesore ka qenë segmentimi në reagimin dhe ndërhyrjet për mbrojtjen e fëmijëve. Ky vendim i ri synon pikërisht të plotësojë boshllëqet, të adresojë qartë rolin e të gjithë aktorëve dhe të integrojë shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve në rrezik. Ky grup ad-hoc do të funksionojë në nivel vendor pranë bashkive për të ndërvepruar më mirë, më shpejt, në mbrojtje të fëmijëve në situatë rreziku”, tha Manastirliu.

Një tjetër projektvendim i rëndësishëm është edhe ai mbi procedurat e referimit dhe Menaxhimit të rastit dhe hartimit të planit individual për mbrojtjen e fëmijës.

“Ky projektvendim përcakton disa masa mbrojtjëse të cilat mungonin më parë dhe mundëson krijimin rishtazi të planeve individuale për mbrojtjen e fëmijëve, bashkëshoqëruar me financimin e shpenzimeve për cdo rast, përmes një fondi të posacëm për mbrojtjen e fëmijëve”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me anë të këtij vendimi parashikohen masë mbrojtje per vendosjen në përkujdesje alternative të fëmijës së rrezikuar dhe masë mbrojtje për vendosjen emergjente në përkujdesje alternative të fëmijës në rrezik të lartë. Gjithashtu edhe masë mbrojtëse për mbikqyrje të specializuar në familje.

Projekt-vendimi i tretë lidhet me “Procedurat dhe rregullat për kthimin dhe riatdhesimin e fëmijës së  pashoqëruar “, i cili vendos rregulla për kthimin dhe riatdhesimin e fëmijve të  pashoqëruar të  huaj apo pa shtetësi që  ndodhen ne territorin e RSH, apo për riatdhesimin e fëmijve të  pashoqëruar që  ndodhen në  territorin e një  shteti të  huaj, apo fëmijë te deklaruar të  humbur por që  ndodhen jashtë.

“Ky projekt-vendim ka për qëllim të  garantojë  të  drejtat e fëmijve të  pashoqëruar, ti ofrojë  mbrojtjen më  të  lartë  të  mundshme, përmes krijimit të  një  sistemi të  integruar mbrojtje dhe koordinimi efikas të  gjithë  institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Gjatë këtij takimi konsultativ, Ministrja parashtroi dhe situatën e masave të marra për fëmijët në situatë rruge, risku, të braktisur, të dhunuar dhe fëmijët në vështirësi, sipas raportit të fundit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, strukturë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Të dhënat e raportit që sapo e përmbyllim për vitin 2017 tregojnë se: 1650 fëmijë në nevojë për mbrojtje e kanë marrë atë nga Njësitë për mbrojtjen e fëmijëve. Pra janë shpëtuar nga situata e rrugës, dhunimit, keqtrajtimit, braktisjes 1650 fëmijë gjatë vitit të fundit. Në frymën e re të ligjit që jep mundësi të vendosjes së masës së menjëhreshëme të mbrojtjes, për herë të parë 35 fëmijë janë shpëtuar nga situata ekstreme dhune, keqtrajtimi apo shfrytëzimi, të cilët janë marrë në mbrojtje. Janë marrë 20 masa mbrojtje per vendosjen emergjente në përkujdesje alternative, 12 masa mbrojtje për vendosjen në përkujdesje alternative dhe 3 masa mbrojtëse për mbikqyrje të  specializuar në familje”, tha Manstirliu.

Ministrja deklaroi se këto janë rezultatet e para pas miratimit të ligjit  për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe shprehu bindjen se vendimet e qeverisë për të cilat ka nisur konsultimi publik, do ta cojnë përpara axhendën për mbrojtjen e fëmijëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here