Home Ditar Mësuesi më i ri në Shqipëri!

Mësuesi më i ri në Shqipëri!

140
0
SHARE

dating in new york is hard -Kujtime nga jeta në shkollën fillore-

click here Shkollën fillore e mbarova në fshatin e lindjes Gjoçaj të rrethit Mirditë-Mat, saktësoj se fshati (katundi i lindjes time Gjoçaj) deri në vitin 1949, ishte në administratën e rrethit Mirditë me qëndër në Shëmpal e me iniciativën e Bardhok Bibës. Qendra u transferua në Rreshen (Qytet) – 1949 deri tani matjan.

Loading...

Tutta la Informazione di 3t - Turian demo trading212 com S.r.l. di Porcia (Friuli-venezia Giulia). Telefono, indirizzo, vendite, impiegati, società equilibrio Në moshën 10 vjeçare, në vitin 1949, isha në klasën e dytë. Mësues kisha Ndrec ndue Prengën nga Fani i Mirditës. Duke qenë jetim, në vitin 1943 më vrasin babain (ngatërresa të kota të kohës), ndaj e gjithë vemendja ime dhe përkushtimi ishte të mësoja sa më shumë në shkollë me gjithë vështirësitë ekonomike në ushqim, veshje dhe mungesa e babait, ia arrita qëllimit duke qenë i pari i klasës me nota Njësha me yllë – nota maksimale e kohës (Njëshi me Yll). Si i tillë, klasa e mendimi i Mësuesit, më zgjodhën kujdestar klase. Nga fundi i orës së tretë të mësimit, një trokitje në derën e klasës sonë, derën e hapi mësuesi Ndrec, hynë brenda në klasën tonë Kryetari i Këshillit të Katundit Ahmet Beqir Gjikola bashkë me një te panjohur për ne pionierët. Por shpejt na e prezantoi Mësuesi ynë. Ky shoku, është bashkëfshari im dhe emrin e ka si emir im: Ndrec Ndue Gjoka, nismëtar i shkollimit të gjithë banorëve të rrethit të Mirditës (më vonë titulluar me titullin Komisar i Dritës) të cilit I është kushtuar dhe një film ku mban të njejtin emër.

watch Ne u ngritëm në këmbë dhe duartrokitëm rrufeshëm. Ndrec Ndue Gjoka (Komisari) na u drejtua: Pionier, mësoni sa më shumë. Unë isha në bankën e parë. Ai diçka i tha mësuesi dhe komisari m’u drejtua mua: çfarë notash merr ti? U çova në këmbë dhe iu përgjigja: mar vetëm njësha me yll! Bravo, bravo! Si tin a duhen të gjithë këta të klasës. Komisari vazhdoi: unë sot erdha këtu, se ta dini ju i kam kërkuar E. Hoxhës: dua 50 shkolla në Mirditë. Ai m’I premtoj dhe unë i premtova se në gjithë Mirditën do të zhduk analfabetizmin. Mirëpo ne s’kemi mësues të mjaftueshëm ndaj erdha të gjej nxënësa të dalluar në mësime një për gratë e vajzat dhe një për burrat.

http://poloclubmiddennederland.nl//jm-ajax/upload_file Kryetari i këshillit më priu e më pruri këtu. Këtë detyrë për mësues grash po ia ngarkoj këtij kujdestarit tuaj. Si e ke emrin, m’u drejtua mua? Idriz, më quajnë, – eu bre, emër të bukur! Ma ka njit emrin gjyshi im për nder të Idriz Seferit. Bukur shumë, si ai të bëhesh trim që u përlesh me armiqtë serb në grykë të Kaçanikut. Që sot të emërova përveç mësimeve tuaja (Mësues grash e vajzave të katundit tonë).Çdo të hënë, të Mërkurë dhe Premte nga dy orë do t’ju bësh mësim, Abetaren, shkrim e këndim, aritmetikë deri 100.

http://www.shyamtelecom.com/?siterko=trading-virtuale-online&49c=3f Shkollën m’a tregoi Kryetari i Këshillit, një  shtëpi e ish Bajram Nokës që ka shkuar në Tiranë – brenda javës më tha: do ta bëjmë gati me banka dhe çdo gjë të nevojshme. Abetare e pak letra e lapsa do t’i siguroj mësuesi yt, patrioti im Ndreca…

conocer mujeres en new york Për një javë çdo gjë ishte gati. “Kaçatorri”, – kryetari i fshatit, lajmëroi gra e vajza të vijnë tek shtëpia e Bajram Nokës për të mësuar shkollë. Erdhën 35-40 vete. Unë edhe u imp[resionova dhe u gëzova se mes grave ishte edhe Nana ime, Hane Pasha. Komisari më etiketoi:

go here -Vogëlush Idrizi, ti 10 vjeç, mësuesi më I ri në Shqipëri: T’u dhashtë e mbara! Unë desh qava nga gëzimi, por kujtova babain! Në vitin 1948-49, dhashë mësim për gratë e vajzat e katundit tim, të cilat me vullnet dhe dëshirë për të mësuar, e zhdukën analfabetizmin.

follow Ndrec Ndue Gjoka dhe kryetari i Këshillit, vajtën në klasën e tretë a të katërt, s’më kujtohet. Aty gjetën nxënësin më të dalluar, Dali Lalën 7 vjeç, më i madh se unë dhe e caktuan mësues për burrat në shtëpinë e fshatarit Sali Pepmarkut dhe Daliu, për dy vjet e zhduku analfabetizmin në të gjithë burrat e katundit Gjoçe.

click here Unë më pas, mbarova filloren dhe në moshën 12 vjeçare fillova punë në Hidrocentralin “Karl Marks” në Ulëz. Shkollën Unike e bëra në Ulëz e Kurbnesh; gjimnazin në qytetin e Burrelit dhe me korrespondencë vazhdova shkollën për letersi. Kam kryer 5 kurse: 3 shoqërore politike për udhëheqës Rinie, për Bashkime Profesionale, për gazetari dhe dy profesionale. Punova 45 vjet në ndertime veprash si: hidrocentrale, fabrika, uzina, miniera, gjeologji etj. Kur e vranë Komisarin e Dritës, Ndrec Ndue Gjokën, e kam qarë me shumë lot. (Na e vranë Komisarin, oheeej – është një fjali nga filmi kushtuar Komisarit të Dritës).

source link Përfitoj nga rasti, t’ju uroj: Gëzuar festën të gjithë mësueseve, mësuesve, profesoreve dhe petagogëve në mbarë vendin! Jetë të lumtur dhe suksese në punën e tyre të bukur dhe shumë fisnike! Ju uroj, Unë, Idriz Pasha, mësuesi më i ri në kohën e Komisarit Ndrec Ndue Gjoka!

go to site Çdo mësues, sa vite pune do të ketë në jetë, aq breza do ta kujtojnë. Pra, mësuesi ka jetëgjatësi, nuk vdesin kurrë dhe kujtohen nga mbarë brezat që ata nxjerrin në jetë!

Urime të veçanta i bëj ministres së Arsimit, z. Lindita Nikolla, suksese në detyrë e saj duke ecur nën shëmbullin e Komisarit të Dritës, Ndrec Ndue Gjoka!

Gëzuar! Gëzuar 7 Marsin mësimdhënës në mbarë Shqipërinë!

Në jetën madhore, punova 42 vite nëpër vepra, anembanë Atdheut dhe tre vite shofer-ushtar-45 vite gjithsej. 5 herë u dekorova nga presidiumi i Kuvendit Popullor me medalje e urdhera pune… Si novator nga komisioni i posaçëm shtetëror më akorduan titullin shkencor “Mjeshtër i Madh i Punës” në 3 profesione: saldator, mekanik e montator…

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në Nëntor të vitit 2012, Bashkia e Burrelit dhe Matit më kanë dhënë Titullin e Nderit “Qytetar Nderi” me motivacion: “Kontributi në veprat në mbarë Shqipërinë si specialist universal. Që në moshën 15 vjeç, jam bërë bashkëpunëtor i gjithë organeve të shtypit: “Zeri i Popullit”, “Zeri i Rinisë”, “Puna”. “Rruga e Dritës”, “Matit, Revista “Shqiptarja e Re” etj. Mbas vitit 1990, kam botuar edhe tek gazeta “Shekulli, Pasqyra, Koha Jonë, Tirana Obserber, “Zëri i Popullit” ku edhe vazhdoj aktualisht të shkruaj.

I uroj edhe njëherë të gjithë mësimdhënësve: Gëzuar 7 Marsin!

I uroj gjysheve, nënave, motrave dhe të gjitha grave shqiptare: Gëzuar 8 Marsin!

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here