Home Ditar Nata e zeze e 28 shkurtit

Nata e zeze e 28 shkurtit

156
0
SHARE

-Katër të rinj bien nën plumbat naziste-

Më 28 Shkurt 1944, falangat e kriminelëve nazisto-ballistë me urdhër të Ministrit të Brendshëm Xhafer Deva, pushkatuan në rrugë 4 të rinj komunistë antifashistë: Gjergj Frashërin, Skënder Kosturin, Trajan Pekmezin në mes të tyre dhe Viktor Gjokorecin, ende 16 vjeçar në moshë. Përsëri det gjaku, në zi dhimbja e popullit të Tiranës. Kudo njerëz mbushur plot urrejtje, por s’kish të trembur. Të tillë, po kish, sidomos mes mercenarëve të shitur, xhandarë e ballisto-zogistë që kishin derdhur gjakun e shqiptarëve të pafajshëm.

Loading...

Shokët e Aktivit të Rinisë së Liceut, po e ndjenin dhumbjen  fort, këtë dhimbje të zezë, të cilën e kish mbjellë masakra e 4 Shkurtit 1944, ditë kur nazistët dhe mercenarët, pas luftimeve të ashpra, të zhvilluara me Batalionin Partizan “Dajti”, për të shtuar terrorin psikologjik, për të futur frikën në popull, shetisnin, ngarkuan mbi gomare, nëpër rrugët e kryeqytetit, tre partizanë rë vrarë në këtë betejë. Ç’makabritet mercenaresh “trima” të shitur te nazistët!

Të gjitha këto, përfshi edhe pushkatimin e katër të rinjve më 28 Shkurt, lidheshin me Operacionin nazisto-ballist të Dimrit, të ndërmarrë prej tyre në të gjithë territorin e Shqipërisë, deri të ai me emër të koduar “Pik“, në zonën e Tropojës. Ky operacion i gjërë, synonte likuidimin e Lëvizjes ANÇ e për të patur shpinën të qetë, sepse ata prisnin ndonjë zbarkim të mundshëm të trupave Aleate Anglo-Amerikane në brigjet e Adriatikut e Jonit, Operacion i kombinuar me terror masiv në popull, në shumë zona të vendit. Qëllim që siç dihet, nuk arriti të realizohet, sepse Lufta ANÇ vazhdoi të rritej, madje edhe me krijimin edhe të brigadave të tjera partizane, si me brigadën e 4-t,  5-të dhe të 6-të, pa këtij operacioni.

Le t’i kthehemi përsëri 28 Shkurtit në formë meditimi e tregimi për Viktorin:

…Aty nga ora katër e mëngjesit, u dëgjuan krisma. Jehona e tyre e kobshme erdhi nga kryqëzimi i rrugicave, te furra. Pak më pas, krisma u dëgjuan edhe nga rrugë të tjera. Viktorit i doli gjumi, u ngrit ndenjur mbi shtrat dhe vuri veshin i tronditur. Ç’të jetë kjo, – mendoi dhe e ktheu kokën nga e ëma që ishte te dritarja.

-Nënë, i dëgjove? – iu drejtua asaj. Ajo nuk iu përgjigj. Ashtu e dobët, me një shall krahëve, sy e veshë prapa perdes. Thellë në rrugicë, zhurmë hapash të rëndë. Pastaj thirrje dhe trokitje portash!

-Diçka e kobshme, po ndodh sonte –foli ajo si me vehte.

Viktorit iu drodh zemra. Me shumë nga zerin, plot trishtim i së ëmës, se sa nga kuptimi i fjalëve që dëgjoi. Fytyra e nënës kish marrë një hije meraku të rëndë. Merak i ndryshëm nga ai kur e përcillte të birin me plot trakte në çantë.

-Viktor, çohu bir shpejt! – foli ajo papritmas, si e zgjuar nga ndonjë ëndërr e keqe, duke u dridhur.

Prapa guzhinës, në oborr, ata kishin përgatitur një si strehim të fshehtë brenda stivës së druve të prerë. U drejtuan menjëherë për aty. Një thellimë e ftohtë u rrahu fytyrën. Viktori u fut ashtu i veshur brenda guvës së druve. U rregullua nën postiqe duke u mbuluar edhe me batanije. E ëma e vendosi bllokun me cungje të prerë. Viktori shuajti elektrikun e dorës dhe vuri veshin i zhytur në mendime. Dëgjoheshin ende krisma…Filloi të kujtonte titujt e gazetës “Tomorri” të asaj kohe ku shkruhej: “Gjaku don gjak” e “Një ditë terrori siguron 10 vjet qetësi”. Ishin netët kur nazifashistët e veglat e tyre kolaboracioniste, të Ballit e legalitetit vazhdonin vandalizmat bëpër qytete e zona të lira, në kuadrin e Mësymjes së tyre të Përgjithshme të Dimrit të 44-ës, kur e gjithë Tirana u trondit si prej një tërmeti të rëndë. Dhjetra të pushkatuar e të masakruar shtriheshin mbi pellgje gjaku. Urrejtja dhe zemërimi në popull u përhap në tërë vendin, me shpejtësinë e dallgëve të një deti në furtunë. Edhe shpirti i të vegjëlve ziente nga urrejtja ndaj nazistëve dhe bashkëpunëtoreve të tyre.

Kujtimet që kalonin në kokën e Viktorit si Demostrata në rrugën te Pazari i Ri dhe rrahja e policit që po ndiqte demostruesit që njihej si një egërsirë se kish përdorur torturs çnjerëzore ndaj shokëve antifashistë në burgun e Kuesturës… Ashtu u thatë, me gjyslyke e me flokë të shkurtër, po porosiste: “ju, veç mbledhjes së Aktivit të Rinisë së Klasës ku bëni pjesë, do të vini këtu, kur t’ju lajmërojmë, për të raportuar veçmas për punën që bëni me pionierët, aksionet me ta etj. Në kujtimet e tij ishte dhe ajo kur ngjiteshin në taracën e Liceut dhe kur me emocion dëgjonin këngët e të rinjve të burgut politik prapa Liceut. Një sy rrymë elektrike emocionesh e përshkonte kur dëgjonte korrin e zërave që vinte shtruar e mallëngjyeshëm, kur këndohej: “Dal ngadal po vjen behari” e mbyllej me “po na vjen, po na vjen,/Bota zjen, bota zjen/. Shokët tanë, kjo luftë po naj remben”…

Viktori njihej nga të gjithë për atentatin e kryer kundër një spiuni të rrezikshëm, gjaksor i madh i masakrës së 4 Shkurtit. Por atentati i 28 Shkurtit, bëri bujë të madhe se u bë në mes të ditës, me trimëri të rrallë, duke e qëlluar spiunin në bark dhe në kokë. Atëntati i bënte sfidë asaj që kishin përhapur nazifashistët se “operacionet e gjermano-ballistëve i kishin zhdukur partizanët”.

Viktori i vogël, kish kryer detyrën e mbulimit të tërheqjes, duke qëlluar mbi shoqëruesit e spiunit, kur ata qenë zbrapsur të trembur, kish hedhur nga prapa një granatë “Balila”…Pastaj të katër u kishin hipir biçikletave dhe qenë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes.

Njëri nga shoqëruesit e spiunit kish treguar në Kuesturë se i kish njohur të katër dhe se njerit, Viktor Gjokorecit, ia dinte edhe shtëpinë. Fashistët nuk pritën gjatë. Rrahën telefonat. Dhe heshtja e kësaj nate tjetër të zezë, ulëriu nga makinat e policisë. U përgatitën për të goditur. Atyre u duhejh një terror tjetër, një tjetër 4 Shkurt i vogël. Viktorin e kishin në dorë se e kishin kapur me qenin e policisë. Por edhe të tjerët i zunë në befasi. Urdhëri kish qenë i prerë: “Të arrestohen e të pushkatohen menjëherë në rrugë!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here