Home Opinion Shkolla, familja dhe komuniteti, se bashku bëjnë edukimin

Shkolla, familja dhe komuniteti, se bashku bëjnë edukimin

59
0
SHARE

Ngjarja makaber që ndodhi në Durrës, përveç dhimshurisë e shqetësimeve shumë të mëdha në të dy familjet fatkeqe, ka hapur dhe diskutime në mbarë publikun “mbi shkaqet , që çuan në atë fatkeqësi“. OpinIonistët, që në mediat vizuale dhanë mendimet e tyre, nuk janë të pakët. Shumë prej tyre fajsojnë shkollën dhe mësuesit, shumë të tjerë fajsojnë familjen. Shkolla shqiptare prej 27-të vitesh po përjetëson krizë dhe regres. Shkaqet janë të shumta. Po përpiqem të rendis disa prej tyre: Shkëputja e lidhjes shkollë-familje, mungesa totale e punës edukative në shkollë e jashtë saj me nxënësit, rënja e nivelit të mësimdhënjës dhe mësimnxënjës nga mësuesit e nxënësit, rënia në pasivitet e gjithë mjedisit shoqëror. Edukim është një proces i gjatë. Ai fillon sapo fëmija mer këmbë e fillon të belbëzoi fjalët e para dhe vazhdon gjatë gjithë jetës. Në këtë ingranazh përfshihen: Shkolla, familja, mjedisi rrethues dhe vet nxënësi. Në regjimin monist, pas falimit të E. Hoxhës mbajtur me 7 Mars 1969 u bënë studime dhe hulumtime nga nga mësues, pedagog dhe akademik, u organizuan shumë seminare, simpoziume e sesione shkencore për një edukim sa më efikas të brezit të ri. Gjithë ato studime e hulumtime nxorën domosdoshmëri trajtimin e e nxënësit si objekt dhe subjekt i të mësuarit e të  edukuarit. Gjer në atë kohë edukimi përkufizohej: Edukimi është puna  që bëjnë shkolla dhe familja për edukimin e fëmijëve. Mbas gjitha atyre diskutimeve edukimit iu dha një përkufizim tjetër më i gjërë e më i plotë: ”Edukimi është puna,  që bënë shkolla, famija, shoqëria dhe vet nxënësi nën udhëheqjen e mësuesit për formimin e gjithanshim të nxënësit”. Me edukim të gjithanshëm kuptojmë edukimin patriotik, edukimin moralo –qyteta, edukimin estetik, edukimin shkencor, edukimin shëndetësor e edukimin fizik. Nëpërmjet këtyre nyjeve të edukimit synohet, që të arrihet: Krenaria për emërin shqiptar, krenaria për historin dhe luftrat e popullit tonë, dashuri dhe krenaria për të parët, dashuria për atdheun dhe gadishmëria për të punuar në çdo skaj të tij, që ai të transformohet, qënja gjithmonë i gatshëm për t’u flijuar për sovranitetin dhe pavarsinë e tij, dashuria për punën e njerëzit e punës, dashuria për familjen e të afërmit, dashuria dhe respekti për të rriturit dhe të moshuarit, dashuria dhe respekti për shokët e shoqet e klasës, thjeshtësia në shkollë familje e çdo mjedis, paraqitja e jashtëme dhe sjellja modeste në shkollë e jashtë saj, mbajtja pastër e klasës, shkollës e mjedisit rreth saj, zbukurimi i klasës në rast festash, ndihma e pa kursyer  që u duhet dhënë atyre  që nuk avancojnë krah për krah të tjerëve, kalitja fizike, që të jenë të zotët për punë e mbrojtje, të njohin sëmundjet infektive dhe masat profilaktike ndaj tyre e shumë e shumë objektiva të tjerë, që mësuesi harton e pragramon në planet e edukimit dhe bashkë me nxënësit, që ka në kujdestari, nëpërmjet aktiviteteve  të shumllojta bën realitet objektivat e planifikuar. Të gjitha këto nuk realizohen me llafe por me punë krijuese të vet mësuesit  me bashkëveprim me nxënësit, prindërit e komunitetin rrethues. Aktivitetet konkrete janë: vizitat në vende historike, ku janë bëër luftra apo janë mbajtur mbledhje, ku janë përcaktuar vendime të rëndësishëme për fatet e atdheut e të popullit, vizita në muzeume, vizita pranë laidarëve dhe njohja me sa më shumë të rënëve në fushbetejat e nderit , takimet me patriotë e veteranë të luftës, vizitat në veprat industriale e fermat e përparura bujqësore, takim me njerëzit e punës, takim me njerëzit e rendit e të mbrojtjes, takim me ligjvënësit e zbatuesit e ligjeve, eskursione në vendet turistike, marshime e ngjitje alpinistike. Në shkolla duhet të funksionojnë rrethet jashtshkollore. Aktivizimi i fëmijëve në këto rrethe, duhet të bëhet sipas prirjeve të nxënësve. Aktivizimi i nxënësve në rrethet jashtshkollore bënë të mundur vetveprimin e nxënësit si pjesmarrës në vetedukim. Në çdo klasë duhet të funksionojë organi i klasës, ku të afishohen pozitivet dhe negativet e nxënësve  etj. etj. aktivitete të panumërta, që mësuesi duhet të organizoj me nxënësit në mjedisin ku ai ushtron detyrën e pasi të ketë studiuar e përcaktuar qartë historikun e atij vendi. Duke i krahasuar këto, që duhen bërë me ato që po bëhen sot në shkollën tone, rezulton një zbrastësi, e cila është shkaktare për ato që po reflektohen në shkollat tona. Në rrugën 27-të vjeçare, që ka kaluar shkolla jonë, janë reflektuar e po reflektohen shumë gabime, që kanë çuar në ç’thurje edukative, në nivel të ultë mësimnxënje, në çfaqje dukurish të pamoralshme të maradhënieve mësues-nxënës e në mes nxënësve. Kam punuar mbi 39-të vjet mësues dhe edukimin nuk e kam parë të shkëputur nga mësimi, përkundrazi mësimi është një proces edukimi, pra edhe mësimi duhet të jetë në funksion të edukimit. Mund të jesh i pa ditur por i pa edukuar jo sepse një njeri i pa edukuar është i dëmshëm në shoqëri, prandaj të gjithë faktorët duhet të godasin te edukimi, sepse një njeri i edukuar mirë vetëm të mira i sjell vetes, familjes e shoqërisë. Pse verehen dukuri negative deri në ekstreme te nxënësit sot? Shkolla funksionon e shkëputur nga komuniteti rrethues. Komuniteti rrethues ndaj problemeve të shkollës është krejt pasiv. Komuniteti rrethues nëpërmjet përfaqësuesve të tij, në bashkpunim me drejtorin e shkollës, mësuesit kujdestar dhe kolektivit pedagogjik, duhet të ndjek gjithë mbarvajtjen e proçesit mësimor edukativ, duke evidentuar zbatimin e disiplinës së punës e disiplinës së mësimdhënjës nga mësuesit, duke evidentuar frekuentimin e nxënësve, sjelljen e tyre brenda e jashtë shkollës dhe familjet, që fëmijët e tyre paraqesin problem. Mësuesit, në të shumtet e vendeve lëvizin me fugona . Fugonat veprojnë sipas një orari kostant , ç’ka bënë , që mësuesit të mos realizojnë asnjë takim me prindërit apo aktivitet tjetër jashtshkollor . Egzistenca e shkollave publike e jo publike ka sjellur disnivele në cilësinë e mësimdhënjës, mësimnxënies e edukim. Shkollat janë jasht kontrollit. Përhapja e prevojës pozitive në mes mësuesve e shkollave mungon . Sjella e nxënësve të lën shumë për të dëshruar. Nxënësit, pothuajse të gjithë , janë të paisur me celular dhe në mes të orës ata çojnë mesazhe e zile njeri tjetrit , ç’ka është më e keqe ata edhe filmojnë mësuesen sapo ajo u kthen shpinën për të shkruar diçka në dërrasë të zezë . Mardhëniet në mes vajzave e djemëve, kanë arritur në atë cak sa edhe prindërit janë shumë të shqetësuar për vajzat , ndoshta edhe të hezitojnë për t’i çuar në shkollë. Mësimdhënja është në nivel të ulët . Metodat që aplikohen nuk janë të larmishme për të zgjuar interesin e të mësuarit te nxënësit. Baza materiale didaktike mungon pothuas e fare . Tekstet shkollore nuk përshkohen nga boshti shkencor . Në to vrehen ndikime të ideve idealiste, ç’ka ka bërë e bën, që nxënësit të mos marrin njohuri të qarta për natyrën e për gjithçka , që i rrethon . Krahas këtyre dobësive e të metave nga mësuesit , drejtoritë e shkollave e kolektivat pedagogjike, rol negativ lot edhe komuniteti mjedisor. Ai është i coptuar nga bindjet politike dhe është shumë vështirë për ta mbledhur e me biseduar për problemet e edukimit e të mësimit në shkollë . Edhe sikur të arrihet të bashkohen është shumë vështirë t’i shpërndash pa konflikt e sherre . Ndikim negative në edukimin e të rinjëve lozin kronikat e zeza , që janë aq të shumta . Çdo ditë ndodhin aksidente automabilistike , thyrje e grabitje biznesesh ,thyrje shtëpijash , grabitje kampistësh, marrje peng, vjedhje me mashtrim, vrasje me pagesë, divorce çiftesh e mbetje fëmijësh rrugëve . Çdo ditë trafikohet drogë e zbulohen qëndëra prostitucioni . Çdo mbledhje parlamenti karakterizohet nga dukuritë më të shëmtura . Akuzat e kacafytjet në mes të deputetëve janë shembulli më negative, që u jepet nxënësve e të rinjve shkollarë . Në opinionet televizive ish drejtues shteti deklerojnë : “Jam rritur me kanun, do vrisja kryetarin e opozitës “. Kanuni ka qënë e mbetet skllaruesi i shoqërisë njerezore . Ai ka edukuar skallavërinë, skamjen e krimin , prandaj deklerata të tilla ndihmojnë për hapje plagësh. Ato edukojnë të gjitha negativitetet , që po ndodhin sot në gjirin tonë. Përball këtyre dukurive ,shkolla e mësuesit sa do që të punojnë,  puna e tyre nuk ka efekt.  Ditët e fundit u vrejt një dukuri interesante “Pesha e çantës me librat” , që u bë edhe problem qeveritar. Për ta zgjidhur këtë problem u vendos: Nxënësit të marrin tre libra në çantë dhe të zhvillojnë nga dy orë për sejcilën lëndë . Nuk e di se në cilin parim didaktik apo pedagogjik është bazuar për të arritur në këtë përcaktim. Ora e mësimit është e shenjtë dhe e përcaktua 45 minuta dhe e ndarë në disa etapa me kohë të përcaktuar. Në funksion të temës së mësimit mësuesi përcakton dhe metodollogjinë, që do përdori. Gjatë atyre 45 minutave mësues duhet të kontrollojë nivelin e njohurive të nxënësve, të zbulojë boshlleqet, t’i sistemojë ato te nxënësit e t’i eliminojë ato në maksim pastaj të kalojë në spjegimin e temës së re duke i planifikuar asaj kohën e mjaftuar . Duke vënë në funksion të nji teme dy orë rradhazi mendoj se ora e mësimit do të kthehetnë nji monotoni të bezdisëshme për mësuesin e nxënësin. Një orë për të kontrolluar njohuritë dhe nji orë për të spjeguar njohuritë e reja për nxënësit e moshave të ulta për mua nuk zgjon interesin as vullnetin as këmbnguljen për nji përparim më cilësor e krijues. Për të lehtsuar ngarkesën e nxënësve duhet parë së ç’farë çantash përdorin nxënësit. Ato, nuk di specialist apo opinionist, që mund t’i përcaktojë të përshtatëshme, veçanrisht për ciklin e ulët. Ato jo vetëm janë të renda por edhe gjatë përdorimit të tyre në klasë shkaktojnë vështërsi e kokçarje te nxënësit e mësuesit. Ato duhen riparë e bërë më të përdorshme për nxënësit.

SYLE GOSTURANI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here