Home Sociale Familja, shkolla dhe shoqëria në harresë

Familja, shkolla dhe shoqëria në harresë

57
0
SHARE

-Tre komponentët edukuese shumë të rendesishme për brezin e ri, janë lënë në harresë nga shoqeria jonë-

Nga filozofët më të mëdhenj botëror kanë studiuar dhe deklaruar se edukimi i fëmijëve e adoleshentëve është procesi më i vështirë. Fëmija që në moshë të vogël, të kopjon dhe të imiton. Në një çift shëmbullor, të cilët kanë fëmijë të vegjël, në sytë e tyre nuk manifestojnë grindje dhe fjalor jashtë   normave njerëzore si sharje, fyerje e djalë të ulta. Fëmijëj e këtyre çifteve, përfitojnë një edukatë shëmbullore, sepse truri i fëmijëve rregjistron, kopjon dhe imiton sjelljet e prindërve të tyre.

Loading...

Mirepo jo të gjitha çiftet tregohen të matur para fëmijëve të tyre, zihen, shahen dhe bëjnë veprime jo të hijshme në prani të fëmijëve dhe si pasoje, ata duke u rritur i manifestojnë sjelljet e prindërve të tyre në jetë duke u treguar pa edukatë, grindavecë deri edhe hajdut e kriminelë. Fatkeqësisht, jo pak ngjarje tragjike po na ndodhin në vendin tonë, kur në shkolla apo në lagje, zihen deri në përdorim të mjeteve prerëse, si thika etj., por edhe përdorur fjalor rrugaçërie.

Komponenti i dytë, shkolla, është ajo që fillon në parashkollë siç janë çerdhet e kopshtet, ku rolin kryesor e luajnë edukatoret, të cilat me komunikimin dhe sjelljen ndaj fëmijëve, ushqejnë tek ata edukatën dhe respektin për më të rriturit, për prindërit, shoqërinë dhe për njerëzit që i rrethojnë. Por ka edhe nga ato edukatore që sillen me egërsi ndaj fëmijëve deri në goditje me shpulla dhe  përdorin fjalorë jashtë edukatës si: tutkun, budalla, qorre etj. Kështu fëmijët i manifestojnë duke u rritur i kopjojnë e imitojnë mes tyre dhe familjareve dhe ne shoqeri. Keto ishin e janë te parashkollorët.

Po në shkolla dhe në të gjitha instancat? Mbase i përmban sistemi kapitalist disa çfaqje që bien ndesh me edukatën njerëzore. Dikur, para ’90-ës, në shkolla nxënësit pranoheshin me uniform në veshje, ndersa sot nuk aplikohet një gjë e tillë. Ndaj dhe nxënësit vishen sipas dëshirës (ekstravagante) deri në ekstremizëm, me xhinsa të grisura dhe vajzat me dekoltera. Po mësuesit, mësueset deri edhe petagog e professor, a janë prindër, nëna e baballarë? Përse i lejojnë çfaqje që bien ndesh me moralin dhe ndershmërinë tradicionale të Shqipërisë? Bile, në gjimnaze e universitete zhvillohen skena të pahijshme duke arritur më pas që femrat të kërkojnë dhe ndihmën e gjinekologut nëpër klinika private të Kosovës!?

Ministria e Arsimit me në krye zonjen e nderuar Lindita Nikolla, (kur isha udhëheqës i Rinisë, anëtar i byrosë së rinisë të rrethit Rrëshen kam qenë në shtëpinë e saj, ndaj dhe e njoh këtë zonjë të nderuar, e cila rrjedh nga një familje shëmbullore në çdo aspekt të jetës), i sugjeroj që të ushtrojë më shumë kontroll në shkollë dhe në të gjitha instancat me anën e vartësve të saj, të kryejnë kontrolle nëpër shkolla e universitete për përparimin shkencor të nxenësve dhe sidomos në veshje, duke mos i pranuar në shkolla apo auditore djem e vajza me gjymtyrë të zbuluar dhe të grisura, ndalimin e celularëve, e cila u është bërë refleks duke  e përdorur atë në orët e mësimit dhe deri kur të zerë gjumi. Nuk mendojnë se përdorimi pa kriter i celularit ju dëmton sytë por lënë pas dore edhe mësimet.

Komponenti shoqëria: Aktualisht po çfaqet indiferente dhe tregon neglizhencë në edukimin ndaj çfaqjeve negative të brezit të ri. Rezultatet i dinë e gjithë shoqëria, duke parë se disa të rinj kalojnë në ekstremizëm duke vrarë në shkolla e jashtë saj. Këto veprime kjo shoqëri i sheh dhe i jeton. Mbase këto veprime janë pjesë e sistemit kapitalist duke marrë gjërat negative dhe të këqia të Evropës dhe Botës si: krimi i organizuar, droga, prostitucioni e moda (lakuriqësia) si në kohët primitive nëpër shpella, burra e gra lakuriq si tufat e bagëtive. Ne, as emrat nuk ia kemi ditur, por i mësuam e po i shohim çdo ditë këto çfaqje jo njerëzore për të cilat janë vënë në garë shumë gazeta dhe gati të gjitha ekranet televizive na paraqesin pamje erotike. E kujt i shërbejnë këto? Morali shqiptar që dikur ishte si kristali i pastër, tani ka rënë përtokë për faqe të zezë.

Por, para viteve ’90, në Shqipëri ekziton organizata e Pionietit, organizata e Rinisë, e Gruas, e Frontit, Bashkimeve Profesionale dhe e Partisë… Këto organizma nuk lejonin askënd që nga fëmijët e deri tek të moshuarit të manifestonin çfaqje antimorale e  njerëzore, sepse për çdo çfaqje negative të jepte dënimin e merituar. Pra, duhet të vihen  në jetë tre komponentët: familja, shkolla, shoqëria për pastërti morale. Një fakt keqdashës për edukimin po na vjen nga Amerika e BE: Shqipëria është shtet i lirë e i pavarur dhe nuk është koloni as e Amerikës dhe as Europës por edhe askujt tjetër në botë, ndaj shqiptarët kanë luftuar ndër shekuj me penë, shpatë e pushkë për liri dhe pavarësi. Ndaj dhe nuk pranojmë askënd që të bëhet Zot shtëpie në Shqipërinë tonë të bukur.

Ç’është një komunitet “LGBTI” që shkon në shkollat e Tiranës? Ne miqtë i respektojmë por mjaft gjëra të këqia i mësuam nga Amerika dhe Europa, si krimin e organizuar, trafikimin njerëzor, prostitucionin e drogën, emërtime të cilat para 90-ës vendi ynë nuk i ka njohur. Deshën të çmontonin armët kimike në Shqipëri tonë, por ne nuk i pranuam dhe mirë bëmë. Tani na ofrojnë të aplikojmë Komunitetin LGBTI që është njëmilion herëë më i keq për edukimin e brezit të ri. Nuk ka qenie të gjallë në globin tokësor që të martohen me të njejtën gjini. Asnjë lloj kafshe nuk e bjën këtë dhe na u dashka ta bajnë njerëzit. Le t’i mbajnë për vete këto marrëzira e pisllëqe Amerika dhe Europa!

Më pëlqeu prononcimi i Dr.Tritan Shehut dhe Ylli Manjanit, megjithëse në ide jam i majtë kundër tyre, por të vërtetën dhe të mirën për edukimin njerëzor e pëlqej nga kushdo. Personalisht jam kundër martesave të një gjinie dhe kundër homoseksualëve. Para ’90-ës, ata dënoheshin me ligj 5-7 vjet burg. Një i tillë ka qenë në burgun e Burrelit, ku dhe arriti të bëhej agjent sigurimi  me pseudonimin “Karamanja” duke spiunuar të burgosurit. Pas daljes nga burgu, ai u shpërblye si i dënuar politik por dhe u zgjodh tek ligjvënësit në Kuvend. Kush e përkrah këtë komunitet, qoftë i majtë apo i djathtë, deputet apo ministër, le të divorcohen nga gratë e tyre dhe të martohen me njeri-tjetrin, me gjini të njejtë! Turp!

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here