Home Ditar Shqipëria një nga viktimat e para të agresionit fashist

Shqipëria një nga viktimat e para të agresionit fashist

28
0
SHARE

-Me rastin e 79 vjetorit të agresionit të 7 Prillit 1939-

Historia shekullore tregon se Shqipëria për shkak të pozitës strategjike që lidh Perëndimin me Lindjen, ashtu edhe për pasuritë e saj natyrore, është patur lakmi nga të huajt dhe për këtë është sulmuar dhe pushtuar nga Romakët, Turqit, Grekët, Italianët, Austro-Hungarezët, Serbo-Malazezët. Në vitet ’30-të kur në fuqi erdhën fashistët dhe nazistët në Gjermani, me ëndrrat e tyre të çmëndura për sundimin botëror, vunë në shenjestër edhe Shqipërinë, për ta patur si urë kalimi për në Lindje. Por ata e dinin se pushtimin dhe nënshtrimin e Shqipërisë nuk do ta kishin të lehtë, pasi e kishin të freskët luftën e Vlorës më 1920 që i hodhi në det. Prandaj u përpoqën të gjenin rrugë e forma përgatitore për ndërmarrjen e agresionit të hapur të 7 Prillit 1939, siç ishin “Huarat skllavëruese”, “Traktatet e Aleancës”, kompromentimi i qeveritarëve në fuqi si dhe i një numri politikanësh në mërgim. Pra, rrugën agresionit dhe pushtimit nga brenda, ia hapi ish Mbreti Zog, klika e tij dhe një numër emigrantësh.

Loading...

Ish Mbreti Zot që u shiti të huajve kryesisht italianë 23 përqind të trojeve shqiptare në pikat kyçe të ekonomisë, lidhi me ta marrëveshje dhe mori huara skllavëruese. Zogu ndërsa forcoi rendin dhe qetësinë e brendshme me regjimin e tij diktatorial, la pas dore mbrojtjen e vendit, bile në prag të 7 Prillit, sabotoi edhe atë pak aftësi mbrojtëse duke iu nënshtruar diktatit Italian. Nga jashtë agresionin dhe pushtimin fashist e përgatitën një numër politikanësh në mërgim, sidomos në Francë dhe në Vjenë, që ishin larguar pas përmbysjes së Qeverisë së Fan S. Nolit, si Mustafa Kruja, Ali Bej Këlcyra etj, të cilët kishin krijuar më 1924 në Vjenë “Bashkimin Kombëtar” në Paris. Këta më 1938 nënshkruan një vendim të turpshëm dhe tradhtar, të cilën ia dërguan Musolinit, ku i kërkonin që me forcat ushtarake fashiste të përmbysnin mbretin Zog dhe të vendosnin rendin fashist në Shqipëri. Këta i hapën rrugën agresionit të Italisë fashiste për të sulmuar dhe pushtuar Shqipërinë.

Në këtë situatë, populli me të marrë vesh përgatitjet e italianëve për agrsion, u ngrit peshë në këmbë dhe kërkoi armë dhe organizim për të kundërshtuar agresorët. Mirepo Zogu i mashtroi me fjalët “mos u bëni merak, se mbreti i ka marrë të gjitha masat dhe se do të vesh edhe vetë opingat dhe do të dalë të luftoj”. Në të vërtetë, Zogu me gjithë familjen dhe suitën e tij, u arratis dhe e mbajti vrapin në Greqi së pari dhe jo në ndonjë nga vendet e Lindjes. Ne Greqi ai kishte besim se do ta prisnin mirë duke ia bërë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit të tij dhe të familjes.

Rezistenca e popullit shqiptar kundër agresionit fashist në Durrës

Megjithëse i tradhëtuar dhe mungesën e armatimeve të nevojshme, pasi edhe ato pak depo armatimesh që ishin ruheshin nga agjentët e fashizmit, kurse topave të vendosur në Kodrën e Rashbullit u ishin hequr gjilpërat, populli shqiptar nën thirrjen dhe udhëheqjen e patriotëve, u ngrit peshë në këmbë nga të gjitha anët, Dibra, Mati, Kukësi, Tropoja, Shkodra, Durrësi, Vlora, Berati, Elbasani, Gjirokastra, Saranda etj, dhe me armët që kishin, u sulën drejt porteve të Durrësit, Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës pr të penguar agresorët të shkelnin trojet shqiptare. Forca të shumta fashiste të pajisura me mjetë të teknikës modern të kohës, artilerisë, tankeve dhe 400 avionëve u bënë ballë për orë dhe ditë të tëra dhe i detyruan të tërhiqeshin mbrapsht disa herë, duke u shkaktuar shumë të vrarë e të plagosur në Sarandë ptën 32, në Vlorë 93, në Durrës me qindra.

Populli nuk do ta harrojë kurrë heroizmin e Mujo Ulqinakut që ra duke luftuar apo Stefan Mertikon që u plagos në afërsi të Bankës së Durrësit, Mitro Dhimertikën, një ushtari të Kufirit dhe dy të tjerë që ranë në Sarandë si dhe dhjetra të tjerë në Bostrove, Shëngjin etj. Ata dhe gjithë forcat e rezistencës u treguan agresorëve dhe opinionit botëror se Shqpëria ka zot dhe nuk shkelet dot kollaj. Ndërsa Abaz Kupi la topat pa gjilpëra në kodrat e Rashbullit dhe zbriti qetë-qetë në qytetin e Durrësit. Rezistencë pati edhe në Vlorë dhe Bestrovë.  Vështirësi të mëdha ndeshi kolona armike pas zbarkimit të saj duke marrë goditjet e para në Molo të Vlorë nga ana e forcave shqiptare.

Më 7 Prill, me pozicionet që kishin zënë forcat shqiptare hapën zjarr duke bërë të pamundur vazhdimin e rrugës nga kolona armike. Me zjarrin e forcave shqiptare, armikut iu krijuan vështirësi për t’u lidhur me Karocaten Kavur. Më 8 Prill, forcat armike marshuan drejt Fierit, por edhe këtu hasën ne sulmet e forcave shqiptare duke iu shkaktuar atyre dëm të mëdha në armatime, u vrane 93 ushtare, nënoficerë dhe oficerë dhe pati shumë të plagosur.

Rezistencë e fortë u bë edhe në Sarandë. Qysh më 4 e 5 Prill në Sarandë qarkullonin fjalë për agresionin fashist mbi Shqipërinë. Shqetësimi i popullit u shtua akoma më shumë më 6 Prill kur konsulli Italian mblodhi gjithë nënshtetasit italianë dhe u largua nga qyteti në drejtim të Italisë. Kështu u vu në lëvizje patriot të Sarandës, forcat e armatosura të ushtrisë së kufirit, mobilizuan rezervistë dhe forcuan vrojtimin gjatë vijës bregdetare. Në mesnatë posta e Piqerasit njoftoi se nga thellësi e detit ndihej një zhurmë e fortë motorësh. Ndaj të gdhirë zhurma filloi të ndihej edhe në Sarandë. Menjëherë forcat ushtarake aktive dhe të kufirit nën drejtimin e komandantit të xhandarmërisë toger Nazif Babani, u vunë në gatishmëri. Ai pasi mblodhi gjithë forcat u tha: “Dëgjoni dhema! Italia fashiste, që deri më dje e kemi patur si aleate, sot po vjen të pushtojë vendin tonë… Prandaj ne do të luftojmë sat ë kemi fuqi për të mos i lënë të shkelin tokën tokë. Në krye do të jem unë që do të shtie i pari dhe ju do të më pasioni”. Të gjithë njëzëri u shprehën të gatshëm. Më pas u ndanë në pesë grupe dhe zunë pozicione në gjithë vijën bregdetare të qytetit. Në gjendje alarmi e gatishmërie u vu i gjithë populli. Kaso Mingomataj radist, me anë të radio-valëve dha lajmin e kobshëm të agresionit, i cili u përhap në gjithë vendin. Nga Kukësi, radisti Ferit Rënja konfirmoi marrjen e njoftimit, por kur pa se rreth 20 anije iu afruan portit, lëshuan urat dhe grupe-grupe filluan zbarkimin forcat e rezistencës hapën zjarr gjatë gjithë vijës së frontit. Kjo u kalli tmerrin agresorëve, që u kishin thënë se do të hynin qetë-qetë dhe u kthyen mbrapsht nëpër anije. Të dëshpëruar nga kjo, agresorët shpërthyen mbi qytet një zjarr të dendur e ndërkohë, ushtarët filluan të zbrisnin grupe-grupe. Por edhe mitrolozi i forcave të rezistencës, vazhdoi të kossiste agresorët, por më pas për shkak të nxehjes së tepruar dhe mungesës së municioneve doli jashtë përdorimit. Edhe pushkatarëve iu mbaruan fishekët. Nga kjo përfituan agresorët dhe u futën duke qëlluar rrugicë më rrugicë dhe dritare më dritare. Në këtë përleshje nga forcat e rezistencës ranë katër vetë nder të cilët edhe Mitro Dhimërtika etj. Kurse nga ana e agresorëve, sipas pohimeve të tyre, ranë 32 vetë. Pastaj pushtuesit marshuan drejt Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit dhe krahinave të Kurveleshit. Në Gjirokastër Qark-komandanti një profashist Gjekë Marashi, bënte planet për sabotimin e rezistencës, por populli nuk iu bind as thirrjeve, as kërcënimeve të tij. Disa u suallën në prefekturë dhe morën armë. Elementi patriot, ndër ta edhe Mustafa Kaçaçi Hero i Popullit, u bëri thirrje masave, gjindarnëve, rezervistëve për rezistencë. Duke parë këtë situtatë, Gjek Marashi me pasuesit e tij u nis për në Sarandë për të pritur agresorët. Për të penguar këtë nismë të tij, u nis një pjesë e të armatosurve, kurse një pjesë rrëzuan flamurin kombëtar. Njëkohësisht u njoftua Libohova e Jergucati për të mos rënë pre e thirrjeve të Gjek Marashit për të mos bërë rezistencë. Atëherë forcat e gjindamarisë dhe ato të kufirit dhe një numr të rinjsh paraushtarakë dhe patriot të tjerë të drejtuar nga oficerët e kufirit Mehmet Delia dhe Hysni Voci, u dolën përpara forcave të Gjekë Marashit tek kthesa e Dhuvjanit te ura e Ksero-Lumnit dhe u bënë thirrje të ktheheshin mbrapsht. Ata jo vetëm që nuk dëgjuan, por shtinë edhe me armë kundër tyre. Atëherë forcat e rezistencës hapën zjarr kundër tyre dhe vranë Gjekë Marashin dhe tre të tjerët i detyruan të ktheheshin. Edhe forcat e rezistencës hapën zjarr. Major Gjeka dhe tre të tjerët u vranë, forcat e tjera u detyruan të ktheheshin mbrapsht.

Pushtuesit hynë në Gjirokastër ditën e Pashkës. Atë ditë nuk ranë këmbanat si zakonisht, në shenjë zije për gjemën që ndodhi. Pastaj agresorët iu drejtuan Tepelenës, Përmetit e Kurveleshit. Edhe në Tepelenë populli ish grumbulluar  e kërkonte armë, por rrethkomandanti u përpoq t’i shpërndante me kërcenime. Abaz Shehu, Heroi i Popullit, ndërhyri me fjalët: “Ju, zoti kapiten, mos kërcënoni popullin, por jepini armët që të luftoje kundër pushtuesve”. Pastaj iu drejtua popullit: “Vëllezër dhe motra! Qeveritarët i kanë fshehur armët, sepse janë shitur tek fashizmi. Ne duhet të gjejmë armë dhe, o sot o kurrë, të përseritim traditën e të parëve dhe t’i dalim zot Atdheut. Fashizmi le të marrë vesh se Tepelena ka të tjerë si Selam Musaj”. Pushtimi fashist mbuloi në zi popullin mbarë. Atë e dënoi i gjithë opinion përparimtar botëror. Shqiptarët patriot jashtë Atdheut organizuan mitingje protestash para ambasadave italiane.

DR.APOSTOL KOTANA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here