Home Ditar Mësuese dhe pasardhëse veterani-model për të gjithë

Mësuese dhe pasardhëse veterani-model për të gjithë

35
0
SHARE

follow Në Laprakë janë 6 organizata veteranësh të LANÇ që punojnë nën drejtimin e Këshillit Zonqal me kryetar të nderuarin Dr. Vogël Adem Qokaj. Përherë këto organizata veteranësh dallohen për një jetë aktive në shërbim të mbrojtjes së idealeve të LANÇ-it. Synimi është që me këto ideale të lavdishme, të edukohen edhe brezat më të rinj. Për të mos u zgjatur në përvojën e punës sonë, pos jell një shëmbull nga bashkëpunimi i organizatave tona me mësuesit dhe nxënësit e shkollave. Një ditë më therret shoku Koço Konomi, veteran i LANÇ-it dhe nënkryetar i këshillit zonal, mbi 90 vjeçar, veprimtar i dalluar dhe shumë aktiv. Ai më tha: “Eja me mua të shkojmë te shkolla 9-vjeçare “Ahmet Gashi”. Dua të takohemi ne nësuese Donika Pjetër Gjokaj dhe t’i bësh një shkrim në gazetën “Kushtrim Brezash”. Mësuese Donikën e kemi shoqe shëmbullore, edukatore dhe pasardhëse veteran model jo vetëm për organizatën e veteranëve të lagjes nr.6 por për të gjithë zonën administrative nr.11 Laprakë”.

isotretinoin online no prescription Veterani Koço Konomi ka të drejtë se kjo shoqe i plotësoi 43 vite pune në arsim, duke shërbyer në tre rrethe, Pukë, Tropojë dhe Tiranë. Ajo gjatë gjithë kohës ka qenë shëmbullore në mësimdhënie dhe edukimin atdhetar të nxënësve. Pra për këtë zonjë të nderuar, është pak një artikull modest, madje e meriton një monografi letraro-artistike. Rrjedh nga një familje atdhetare, me tradita liridashëse, e njohur jo vetëm në fshatin e bukur Dardhë, porn ë gjithë rrethin e Pukës dhe së fundi në Tiranë.

Loading...

Tastylia Wholesaler Donika Market Gjergji është e dt.5.12.1957, lindur dhe rritur në dardhë të Pukëës, ku kreu arsimin 8 vjeçar me rezultate shumë të mira. Në Qershor 1975 mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” me rezultate shumë të mira e me notën mesatare 9.6. në Gusht 1975, u emërua mësuese matematike në shkollën 8 vjeçare të fshatit Dardhë-Pukë, pastaj në Shtator 1976, martohet me mësuesin e matematikës Gjelosh Pjetër Gjokaj nga Brtoshi i Mërturit. Mësuesja e re Donika me pasion punoi dy vjet në Babinë, duke dhënë mësim matematike në shkollën 8-vjeçare. Zoti Sherif Dizdari më tregon: “Mësuese Donika ka qenë punëtore e shkathët dhe sa herë janë bërë kontrolle me shkrim në matematikë, ajo ka dalë mirë, me rezultate më të larta se mësuesit e tjerë. Më vonë shërbeu dhe në Cermenicë për matematikë dhe pas dy vitesh, me dëshirën e saj, kaloi në ciklin e ulët se ishte specialist e dalluar dhe shërbeu deri më 1996 kur erdhi në Laprakë të Tiranës. Këtu e filloi punën në shkollën 8 vjeçare “Ahmet Gashi”. Tani është në prag pensioni, pas 43 vite pune shëmbullore.

Kjo mësuese është jo vetëm edukatore e mirë, por edhe nënë model, e cila tërë jetën është ngarkuar me detyra shoqërore, të cilat i ka kryer për bukuri. Ka lindur, rritur dhe edukuar 5 fëmijë shëmbullorë. Tri vajza mbaruan arsimin e mesëm, dy djemtë të lartën për financë, filozofi e sociologji. Tani punojnë refugjatë në Italiu ku shkëlqejnë në tërë aspektet e jetës. Kjo është meritë e prindërve, babait Gjelosh Gjokës dhe nënës Donika Market Gjergjit (Gjoka). Theksojmë se Donika është pasardhëse veteran në organizatën e lagjes nr.61 dhe i kryen detyrat me sukses të plotë. Ajo shprehet me krenari: “Unë do të militoj në këtë organizatë edheë pse do të dal në pension. Atëhere mbase do të kem më shumë kohë për të punuar me shumë përkushtim”.

Për punën e saj korrekte dhe shëmbullore, znj.Donika është vleresuar me rreth 30 fletë nderi, 2 modalje dhe urdhër Pune. Me punën e saj të shkëlqyer në drejtim të mbrojtjes së idealeve të LANÇ-it, mësuese Donika vazhdon të mbajë gjallë tek nxënësit dashurinë për Atdheun përmes veprimtarive educative.

***

Një rënie heroike për lirinë e kombit shqiptar

Populli ynë gjatë historisë mijëvjeçare, ka luftuar dhëmb për dhëmbë me armiqtë e truallit amë pa ndërprerje. Çdo pëllëmbë e tokës tonë, është e njomur me gjakun e bijve më të mirë të Shqiponjës derdhur për lirinë e trojeve të shenjta. Për ta pasqyruar sa më të plotë dhe të saktë heroizmin shekullor, duhen qindra e mijëra volume historiko-letrare.  Alpet tona shqiptare herë pas here kanë përballuar stuhi të egra natyrale dhe barbare në luftërat e pabarabarta me pushtuesit e huaj. Heronjtë e vërtetë, bijtë e shqipeve tona alpine, për të cilët ne jemi krenarë brez pas brezi, qëndruan të pamposhtur si lisat shekullore me rrënjë në tabanin e tokës amtare.

Heroi ynë, Dëshmori i Atdheut, Ndue Zenel Paplekaj nga Lekbibajt e Malësisë së Kosovës (rr. Tropojë), u lind në vitin 1876 në truallin e shenjtë të trashëguar nga paraardhësit e tij, kreshnikë të vërtetë të bjeshkëve alpine u rrit dhe u edukua me dashurinë për Atdheun. Në odën e tij malësore me bujari e zemër të bardhë, mëson nga bisedat e burrave për heroizmin e maleve tona ndër breza.

Paplekajt janë vëllazëri me vlera të mira, të njohura atdhetare e për këtë të famshëm e të respektuar kudo në trojet e Nënës Shqipëri, që nga koha e vezirëve të Turqisë. Në fillim të shekullit  20-t, ndue Zeneli nga që kishte pak tokë e nuk i përballonte dot kërkesat e jetës, largohet nga vendlindja në fshatin Likurtaj të Geghysenit, tek dashamiri i tij, Abaz Ram Nikoçi, burrë fisnik, trim i njohur jo vetëm në Tropojë, por edhe jashtë saj. Ia jep një copë tokë (arë dhe livadh) ku ai, Ndoi me njerëzit e tij punëtor, ndërtuan shtëpi dhe filluan ta merrnin vehten ekonomikisht, se vetë heroi ynë ishte mjeshtër guri e druri; por me punë e burrëri, fitoi respektin e burrave të Geghysenit, të cilin e trajtonin si njeriun më të dashur, tamam si banor vendas të tyre.

Mjeshtri Ndeue Zeneli, i ndërtoi disa kulla malësore në geghysen. Mirepo hasmit e kombit shqiptar, kurrë nuk e kanë lënë të qetë popullin shqiptar të jetojë i qetë në trojet e veta.

Ka qenë tradita e shquar e maleve tona sa herë dilte kushtrimi: ”O hiqni se na ra shkau (hasmi) barrat së bashku me pushkë në dorë e këngë kushtrimi mësymin frontin e luftësë për të luftuar lirinë dhe mbrojtur Atdheun. Që nga 1908-1909 e deri në 1912, mkori pjesë përkrah Nikaj-Mërturëve si luftëtar i shquar në vijën e parë të fronteve duke u përleshur trup me trup me pushtuesit e huaj. Ndue Zeneli sulmoi si kreshnik në Çabrat të Gjakovës në vitin 1912 ku me një heroizëm të rrallë, sulmoi e pasi vrau reshterin turk, u afrua tek topi turk duke rënë si heronjtë dhe sokola, Ali Jakupi (Papuca) dhe gjaku i tij e lau Çabratin e Gjakovës ku u bë shëmbull i gjallë për luftëtarët e malësisë e sidomos të Niukaj-Mërturit. Luftëtarët e morën trupin e tij dhe e varrosën në Gjakovë ku dhe ju bënë të gjitha nderimet e merituara.

Po bëhën 106 vjet nga rënja e tij heroike. Për të janë botuar me dhjetra shkrime dhe kujtohet herë pas here. Janë shkruar poezi, tekste këngësh për këtë kreshnik të Paplekaj të Nikajve. Lavdia e tij, rritet çdo ditë, është bërë frymëzim për brezat e rinj. Eshtë njohur Dëshmor i Atdheut me vendim nr.33, dt. 27 Prill 1995 të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit Tropojë. Edhe tani pas një shekullo, këndohet kënga popullore: “ Lindin kullat Ndue Zenela”…me autor krijuesin Ndoc Malaj.

NUREDIN S.LUSHAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here