Home Aktualitet Nis faza e re në luftën kundër krimit ekonomik dhe fshehës së...

Nis faza e re në luftën kundër krimit ekonomik dhe fshehës së të ardhurave

26
0
SHARE

order topamax canada see Në sallën e Hartave në Kryeministri u nënshkrua sot, në prani edhe të Kryeministrit Edi Rama, marrëveshja e angazhimit midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me Ernst & Young. Fjala e Kryeministrit Rama:

Përshëndetje të gjithëve!

Loading...

I uroj mirëseardhjen në Shqipëri skuadrës së Ernst & Young. Dua ta nënvizoj qysh në fillim se përtej emrit të madh, të njohur botërisht, vlera e kësaj skuadre që vjen në Shqipëri, për të punuar me agjencitë tona kundër krimit ekonomik dhe evazionit, qëndron në faktin se, së pari, është një skuadër gjermano-amerikane, apo amerikano-gjermane si të doni, me dy drejtues, përkatësisht zotin Bladel (Louis) dhe zotin http://mimacleaning.com/service-writing-template  Heissner (Stefan), i pari me një eksperiencë të njohur botërisht si një ndër drejtuesit e FBI-së dhe i dyti me një eksperiencë, po ashtu shumë të vyer, si pjesë edhe pastaj si një person që ka mbuluar pozicione drejtuese në strukturat e shtetit gjerman kundër krimit ekonomik.

Nga ana tjetër është e rëndësishme që kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje konsulence, por është një marrëveshje veprimtarie të përbashkët në terren. Një ekip i gjerë gjermano-amerikan ekspertësh do të vendoset këtu në Shqipëri dhe do të punojë ngushtësisht me strukturat e hetimit të Ministrisë së Financave, hetimit tatimor, hetimit doganor dhe strukturën e krimit ekonomik të Policisë së Shtetit, për të mundësuar, nga njëra anë, çeljen e një procesi pune të përbashkët me një metodologji bashkëkohore dhe të sofistikuar dhe nga ana tjetër, rritjen e kapaciteteve të këtyre agjencive në goditjen e një fenomeni me të cilin është koha që të merremi edhe më thellësisht, pasi kemi shënuar disa rezultate të rëndësishme.

Më lejoni të kujtoj që Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit kanë garantuar një rezultat shumë domethënës në luftën për identifikimin dhe ngrirjen e aseteve financiare të krimit. Shifra 5-fish në 4 vitet e fundit, krahasuar me 8 vite të qeverisë së mëparshme, mjafton për të kuptuar sa shumë progres është bërë, por edhe për të qenë të vetëdijshëm sa shumë akoma mund të bëhet në këtë proces.

Operacioni Forca e Ligjit është një shembull kuptimplotë i faktit se përtej punës së përditshme, rutinës së domosdoshme të Policisë së Shtetit, adresimi në mënyrë prioritare i një fenomeni problematik për shoqërinë, siç është aktualisht sot goditja e rrjeteve të krimit të organizuar kërkon ndërveprim dhe koordinim midis shumë strukturash dhe nuk mjafton vetëm struktura që është e angazhuar në rutinën e përditshme.

Natyrisht që për nga përmasat dhe për nga rrezja e veprimit, kjo strukturë e re që do të krijohet është shumë e vogël, por për nga synimet dhe për nga përmbajtja është i njëjti model. Një model i bazuar tek eksperienca më e mirë ndërkombëtare, tek burimet e brendshme njerëzorë të agjencive që aktualisht bëjnë këtë punë dhe tek domosdoshmëria që agjencitë tona të ndërveprojnë dhe të koordinojnë vazhdimisht me njëra-tjetrën.

Ky është një problem i madh, i trashëguar, në të gjithë sektorët dhe kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit, për luftën kundër korrupsionit, për luftën kundër pastrimit të parave, apo fshehjes së të ardhurave, pa diskutim që ky problem i trashëguar del më në pah, problemi i punës së pakoordinuar dhe i ecjes së të gjitha agjencive – dhe nuk flas vetëm për agjencitë e varura nga qeveria, flas edhe për agjencitë e tjera, flas për prokurorinë, – në korsi të ndryshme.

Besoj shumë që eksperienca që sjellin partnerët tanë, të cilët firmosin këtë marrëveshje, do të jetë një vlerë e madhe e shtuar dhe qëllimi sigurisht nuk është që të shfrytëzojmë gatishmërinë dhe eksperiencën e tyre thjesht për të marrë këshilla, por është të punojmë sëbashku në terren, me raste specifike, me raste që do të krijojnë modele të ndryshme të investigimit për krimin ekonomik dhe fshehjen e të ardhurave dhe të krijojmë kushtet që pas kësaj, hap pas hapi të kemi një strukturë ndërveprimi mes agjencive tona, shumë më të kualifikuar dhe shumë më eficiente.

Unë jam besimplotë që me këtë marrëveshje, ne forcojmë shumë pozicionin tonë në luftën kundër krimi në tërësi dhe në luftën kundër krimit ekonomik dhe fshehjes së të ardhurave në veçanti. Një fushë ku është bërë shumë, por ku nevoja është për të bërë shumë më tepër, sepse e vërteta është që në këtë drejtim ka ende shumë para, të cilat i takojnë njerëzve, të cilat i takojnë vendit dhe të cilat janë aty ku nuk duhet të jenë. Janë ose në duart e krimit, ose në duart e atyre, të cilët nuk janë mjaftuar me fitimet e ligjshme, por kanë fshehur edhe të ardhura që ligjërisht i takojnë shtetit dhe i takojnë shoqërisë.

Edhe njëherë, duke qenë i bindur që shumë shpejt, ne do të kemi rezultate konkrete për të ndarë me publikun, i falënderoj përfaqësuesit e kompanisë së mirënjohur ERNST & Young për prezencën e tyre. Më vjen shumë mirë që në Shqipëri, ne kemi bërë bashkë, si pak herë dhe rrallëkund, amerikanët dhe gjermanët, që është një shenjë e mirë dhe me siguri do të jetë një model i vlefshëm edhe për të tjerët që ta konsiderojnë.

Shumë faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here