Home Ditar Tropojanët bri një kepi, u ka hyrë lufta ndër veti, shkaktar Sali...

Tropojanët bri një kepi, u ka hyrë lufta ndër veti, shkaktar Sali serbi

71
0
SHARE

do you need a prescription for Misoprostol in mexico Nismëtari vëllavrasjes në Tropojë mes fiseve, është Sali Berisha, kur drejtonte PD e më vonë Kryeministër e deri President! Mes të vrarëve e viktimave, mbi 133 u ekzekutua dhe deputeti i PD i ndjeri Azem Hajdari nga tropojanet, i cili u ekzekutua me 12 shtator 1998 nga dora e Fatmir Haklës me kallashnikov dhe bashkë me të edhe badigardi i tij Besim Çera, para selisë së PD. Ky vrasës ishte në makinë me dy shokë: Jaho Mulosmani dhe Naim Çango, mbasi shkëmbyen replika me Azemin, Ai mori kallashin e derdhi plumba mbi Hajdarin e rojen e tij Çanga. Azemi u thirr nga Saliu urgjent: hajde në zyrën time. Ai ishte në Lushnje-Fier dhe erdhi urgjent në zyrën e Saliut. Një telefonatë para selisë së PD, kërkoi të dilte Azemi se e kërkonin do tropojan. Saliu e urdhëroi të dilte shpejt dhe pas pak u dëgjuan krisma armësh. Tropojanët ikën së bashku me një veturë me targa Vlore. Unë atë ditë i kam parë tre tropojanët duke drekuar te klubi i Çelik Sinës te kodrat e Liqenit Artificial. E njihja Jahon dhe kur u takuam i thashë: ç’ne ti këtu? Idriz, ne kemi një detyrë të rëndësishme dhe do ta kryejmë, mbase që sot në Tiranë. Dhe më pas unë ika në punën time.

http://kepto.org/wp-json/oembed/1.0/embed?url=http://kepto.org/calendar/ Si dhe kur e kam njohur Azem Hajdarin. E njoha kur kisha djalin student për inxhinieri. Ai erdhi një të shtunë në shtëpi në Burrel për të bërë pushim një të dielë. Gjatë bisedës, djali im Dritani më tha: Babi, jam regjistruar në një shoqatë ose organizatë demokratike. Vura emër e mbiemër dhe firmë. Babi po të jetë demokratike shkruaj edhe emrin tim. Kush është nismëtar i studentëve? Është një student nga Tropoja më i madh në moshë se ne, një djalë trim që e quajnë Azem Hajdari. Eu, paska emër të bukur, si Azem Galica. Po, babi, ka regjistruar e grumbulluar qindra studentë nga universitetet e Tiranës. Kemi kërkuar trajtim më të mirë nga shteti dhe ndryshim sistemi.Si kryetar është po A. Hajdari. Na mblodhi Ramiz Alia e na pranoi pluralizmin politik dhe u bë realitet, u formua ose lindi PD. Në udhëheqje të studentëve u vendos Azemi dhe Eduart Selami.

Loading...

http://hassadityhair.com/product/virgin-malaysian-body-wave-single-bundles/ Ramiz Alia na dërgoi Sali Berishën si komunist që ishte, gjoja të pajtonte studentët me PPSH, por, Ai me marifet, spostoi drejtuesit dhe u vetshpall edhe me ndihmën e R. Alisë. Saliu, Kryetar i PD, i vetshpallur si Mbreti Zog i Parë! Djali im, më 6 Mars 1991, iku me eksodin në Itali duke lënë Universitetin ne vitin e dytë. PPSH u bë Nënë Loke e madhe dhe lindi shumë parti: Demokratike, Arkeologjike, Social-demokrate, Socialiste, Republikane, Legaliteti, P. Kombit e të tjera. Për momentin edhe Social Punëtore me kryetar dr. Ramadan Ndrekën me qendër në Burrel. Po në vitin 1992, mua Idriz Pasha, më zgjodhën kryetar të partisë Social-Punëtore për rrethin e Matit. Po në këtë vit, erdhi në Burrel Azem Hajdari me një shoqërues, të cilin e prita dhe pimë kafe dhe biseduam si miq të vjetër.

Mirepo Azemi me urdhër të Sali Serbit, mblodhi disa vandal e rrugaçë, simpatizant të PD dhe për 24 orë shkatërruan, dogjën e vodhën zyrat e kooperativave bujqësore të gjithë Matit; çerdhe, kopshte deri dhe disa shkolla me parrullën: I ka ndërtuar komunizmi! Gjithçka shkoi në kuotën zero. Takova Azemin dhe i thashë: këto vepra e institucione nuk i ka ndërtuar as E. Hoxha, as Saliu, por ne, punëtorët e fshatarët matjanë. Përse e bëtë? Ishte urdhëri i Partisë dhe Saliut. Idriz, edhe mua sinqerisht  më erdhi shumë keq.

Sa herë vija në Tiranë në seminare si korrespondent i shtypit të kohës, e takoja Azem Hajdarin. Gjatë bisedave kishte lëkundje ndaj drejtuesve të partisë së tij. Në një rast, Ai zbuloi në Rrihënas disa dokumente sekrete të Saliut. Por ky mori masa urgjente ndaj Azemit duke e shkarkuar nga çdo detyrë, anëtar grupi Parlamentar, si deputet e së fundi edhe e përjashtoi nga Partia! Azemi u bashkua me Gëzim Kalanë në sindikatat e pavarura. Por nuk qëndroi shumë, ndërroi detyrë. Ai mori detyrën President i futbollit të “Vllaznisë” së Shkodrës. Unë 60 e ca vite, isha tifoz i kësaj skuadre. Ai më tha se më kanë bërë tre atentate: në Tropojë tek Ura e Zogut në Milot dhe sallën e Parlamentit nga deputeti G. Mazreku në. Azem, ruaju se do të vrasin tropojanët. E di që je trim dhe s’ke nevoje te ruhesh, po plumbi shpon derrin e jo njeriun!

Më 12 Shtator 1978, kur mora vesh vrasjen e Azemit, i thashë vetes: “M’u thaftë goja që i thashë se do të vrasin tropojanet” dhe, kjo u bë realitet. Vajta në mort dhe e putha kufomën duke e qarë me lot. Shkova dhe na varrim ku serbi Sali s’erdhi në varrim!? Mirëpo, para se të nisej kortezhi mortor, disa të çmëndur të PD, e morën arkivolin e Azemit dhe goditën dyert e Kryeministrisë, derën e Parlamentit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme duke e rivrarë Azemin!? Në atë kohë, i thashë znj. Fatmira Hajdari: mos i lejo këto veprime poshtëruese ndaj kufomës, ti je juriste. Ajo vetëm qante e qante… Përsëri, ato që e nxorrën në pritë, Saliu me të tjerë, poshtërsitë e tyre vajtën dhe e vranë dhe më pas i ngritën bustin në B. Curri.

Me ardhjen e Izet Haxhisë, truproja e serbit Salih, i cili e di të gjithë planin Saliut duke e ekzekutuar Azem Hajdarin si kundërshtar politik dhe më pas duke e quajtur Hero të Demokracisë. Tani serbi Sali, Kryemadhi, Noka e shumë shpifarak e analist të paguar, po ia hedhin fajin Edi Ramës që ka ekstraduar nga Turqia, Izet Haxhinë si dëshmitar okular i poshtërsive, marrëzive të kriminelit, serbit Salih që e vrau natën dhe e qau ditën Azemin!

Këto “filozof”, kritikojnë drejtësinë se shkarkuan gjyqtarin B. Hajdarmataj, i cili ishte dikur Prokuror në Tropojë dhe nga 100 e ca vrasje, asnjë masë penale s’mori, sepse është kusheriri i dytë i Saliut, i cili po dridhet nga frika e ardhjes së Haxhisë! U duk të Enjten në Kuvend i irrituar dhe i çirresh zëri, e la Kuvendin me të tijtë e ikën. Salih Serbi krimineli më i madh i popullit shqiptar ndër shekuj, rri i lirë. Por drejtësia ç’bën? Ishallah Vettingu e Prokurorja fisnike Arta Marku do të çojnë në vend drejtësinë që na mungon ne shqiptarëve. Jemi në pritje 28 vjet për drejtësi. Ishallah me ndihmën e SHBA e BE.

“Ata që bëjnë keq, një gjë nuk duhet t’u besohet që ta ribëjnë sepse përsëri do ta bëjnë keq. Drejtësia duhet të veprojë ligjërisht”. (Ajshtajni filozof) dhe thënia e dytë nga Migjeni i Madh: “Sikur të kisha një grusht të rëndë dhe t’i shtypja si mizat këta maskarenj dhe bastard që na janë bërë pengesë në rrugën drejt lirisë e demokracisë dhe ligjeve të së vërtetës”.

Këto thënie të dy filozofëve të mëdhenj, janë bërë për opozitën tonë dhe përfaqësuesit e saj Saliun, Lulin dhe Kryemadhin.

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here