Home Kulture Ermal Meta ndez sheshin “Skënderbej”

Ermal Meta ndez sheshin “Skënderbej”

15
0
SHARE

Methocarbamol 1500 mg Qershori në Tiranë ka nisur me super evente. Këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenën e madhe të sheshit “Skënderbej”, ku këndoi hitet e tij më të mira. Fillimisht ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën dhe më pas radha ishte e fituesit të Sanremos, Ermal Meta, që solli një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë. Mes duartrokitjeve të pandërprera, këngëtari i talentuar nga Shqipëria vlerësoi pritjen që i rezervoi Tirana, ndërsa falenderoi kryebashkiakun Veliaj për aktivitete të tilla që pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

order Topiramate online “Kush vendos kulturën në radhë të parë, do të thotë se ka shumë kulturë dhe shumë përgjegjësi për jetën”, tha Ermal Meta.

Loading...

http://rehabinflorida.net/privacy-policy/ Në fjalën përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se Ermal Meta është shembulli i të rinjve që falë punës dhe talentit të tyre ia kanë dalë të jenë të suksesshëm. “Patëm një bisedë me shumë studentë, ku Ermali na tregoi historinë e jetës së tij. Për të rinjtë ishte një moment frymëzimi se si dikush edhe pse nuk ka mbiemër të njohur, edhe pse nuk vjen nga një familje e madhe, edhe pse nuk i ka shtruar njeri tapetin e kuq, edhe pse nuk ia ka hapur njeri portën, arrin të bëhet i madh me shumë punë dhe me shumë talent. Një shembull frymëzimi për të gjithë”, u shpreh Veliaj.

Koncerti u ndoq edhe nga ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, i cili teksa falenderoi Ermal Metën, vlerësoi edhe kryebashkiakun Veliaj. “Jam shumë i lumtur që sonte jemi bashkë me Erionin, kryebashkiakun më simpatik të Europës, dhe me Ermalin, fitues i festivalit të San Remo-s. Është e mrekullueshme të festojmë festën e Republikës me Ermalin dhe t’i themi se sa shumë ne italianët, shqiptarët jemi të kënaqur me suksesin e tij dhe krenar për shembullin që jep për miqësinë shqiptaro-italiane”, tha Cutillo.

Kjo verë pritet të jetë vërtet e nxehtë, jo vetëm sa i takon temperaturave, por edhe aktiviteteve të shumta që janë planifikuar të organizohen në Tiranë. Kryeqyteti shqiptar do të jetë këtë verë stacioni i yjeve të muzikës botërore. Të dielën sheshi “Skënderbej” do të digjet sërish nga performanca e shumëpritur nga gjithë shqiptarët e këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Një tjetër emër i njohur që pritet të ngjitet në skenën e Sheshit “Skënderbej” do të jetë edhe ylli i muzikës Daddy Yankee, me hitet si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here