Home Aktualitet Kryeministri Rama mirëpret Kryeministrin bullgar Boyko Borissov

Kryeministri Rama mirëpret Kryeministrin bullgar Boyko Borissov

17
0
SHARE

http://frazerllp.com/about/our-people/partners/brian-tunnelle/?_hsenc=p2ANqtz--TFhZo9bASgPavSevr5NBux3IHuJhYob8dq7Lq8BAXGmA9cm_s5qvc5sMhUCLUEUBp7qqH http://piedmont-mo.com/fire-fall-festival/embed/ Konferenca e përbashkët e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissov:

follow Kryeministri Edi Rama:  

Loading...

Pata nderin dhe kënaqësinë të pres sot një mik të posaçëm, Kryeministrin e Bullgarisë, i cili meriton një falënderim shumë të veçantë edhe për faktin se në cilësinë e Kryeministrit të vendit që ka Presidencën e Bashkimit Europian ka bërë një sforco të jashtëzakonshme, jo vetëm duke vendosur axhendën e Ballkanit Perëndimor si shtyllën kurrizore të programit të Presidencës, por edhe duke bërë avokatin e Ballkanit Perëndimor, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë posaçërisht, gatë të gjithë kësaj periudhe.

Në shenjë mirënjohjeje, unë pata kënaqësinë që t’i dorëzoj Kryeministrit Medaljen e Mirënjohjes, që shpresoj të mbetet përgjithmonë në raftin e kujtimeve të tij, edhe pse nuk jam plotësisht i sigurt që, edhe kur të vijë radha e Presidencës tjetër Bullgare, Boyko nuk do jetë Kryeministër. Por, sidoqoftë, nga kjo Presidencë mbetet kujtim i mirë i këtij kontributi të jashtëzakonshëm që ai ka dhënë dhe po vazhdon të japë përditë, deri në fund të qershorit, kur shpresojmë të kemi një lajm pozitiv, të shumëpritur, për Shqipërinë dhe për Maqedoninë.

Po ashtu, ne ishim sëbashku në Konferencën e Sigurisë që u organizua në Tiranë në kuadër të Procesit të AQABA-s, nën patronazhin e mbretit të Jordanisë, i cili sot e pati të pamundur të ishte i pranishëm, për shkak të angazhimeve me një ndjeshmëri të veçantë në vendin e tij dhe në vijim do të jemi përsëri bashkë në Konferencën Publike që do të zhvillojmë.

Nuk dua të them shumë fjalë, sepse besoj që në këtë rast fjalët nuk do të mjaftonin për të përshkruar të gjithë intensitetin e bashkëpunimit të kësaj periudhe sidomos, por, përtej kësaj periudhe, marrëdhënia jonë me Bullgarinë është një marrëdhënie jashtëzakonisht pozitive. Ne jemi vërtetë të kënaqur që na u dha mundësia ta shprehim këtë cilësi të marrëdhënies edhe në rastin e kalimit në Parlament të ligjit për Pakicat Kombëtare.

Kemi diskutuar për bashkëpunimin bilateral. Kemi diskutuar për organizimin e një forumi investitorësh me prioritet turizmin. Kemi diskutuar për mundësinë e mbështetjes nga Bullgaria, në kuadër të përgatitjes së negociatave nga pikëpamja teknike. E shikoj me admirim faktin që Bullgaria, nga një vend që ishte në fund në thithjen e fondeve të Bashkimit Europian, sot është një vend që jep një shembull të shkëlqyer për këtë dhe na vjen mirë që dëshirës tonë për të mësuar nga kjo eksperiencë, miqtë tanë bullgarë dhe në radhë të parë Kryeministri i përgjigjen me dëshirën për të na ndihmuar maksimalisht.

Së fundi, kemi pasur mundësinë të diskutojmë edhe për të gjithë procesin e vështirë, por patjetër transformues dhe të domosdoshëm të reformave, të cilat Bullgaria i ka kaluar në një fazë më të hershme dhe që janë kyç, jo thjesht për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, por për të modernizuar vendin dhe për të rritur mirëqenien e të gjithë njerëzve në këtë vend.

Duke ia kaluar fjalën Kryeministrit, i cili mund të flasë shumë më mirë sesa unë nga këndvështrimi i tij për këtë proces që lidhet dhe me fundin e qershorit dhe me Këshillin Europian, e falënderoj edhe njëherë për prezencën këtu në Tiranë, për faktin që gjatë të gjithë ditës së sotme ka qenë tërësisht i disponueshëm në çdo aspekt, për të parë mundësitë e forcimit të bashkëpunimit. Si edhe për një fakt tjetër, që sëbashku e kemi diskutuar lidhur me Programin e 100 Fshatrave, në të cilin dëshira jonë është që të përfshijmë të gjitha vendet me të cilat kemi marrëdhënie miqësore dhe që Bullgaria është i pari vend që merr përsipër të marrë në patronazh një nga këto fshatra, në sensin e kontributit për trashëgiminë kulturore, përmirësimin e infrastrukturës sociale, patjetër në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Boyko, shumë faleminderit!

* * *

Kryeministri Borissov nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe siguroi edhe nga Tirana, mbështetjen për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke i konsideruar fillimin e negociatave shtytje përpara të procesit. “Me padurim presim konferencën në 26 qershor që do të japë shtytje të madhe në këtë proces dhe startim të proceseve reale në këtë fushë.”

Përmirësimi i ndërlidhjes infrastrukturore dhe dixhitale në rajon, sipas Kryeministrit Borissov, do t’i afrojë edhe më shumë vendet e tij.

“Ballkani perëndimor është temë më e vështirë që mund të zgjidhet por është një temë me rëndësi sepse në Ballkan, nëse njëri nga fqinjët është keq, të gjithë janë keq. Sa më mirë të jetë rajoni i ndërlidhur me njëri tjetrin, aq më të mëdha janë perspektivat për investime, paqe dhe prosperitet,” u shpreh Kryeministri bullgar.

Duke u ndalur në Konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm që u mbajt në Tiranë në kuadër të Procesit të Aqaba-s, Kryeministri Borissov u shpreh se “është një proces, i cili i jep mundësi shërbimeve, organeve të mbrojtjes së ligjit të afrohen, të punojnë sëbashku.”

“Jam i bindur që Ballkani mund të bëhet një vend më i mirë për të jetuar,” përfundoi Kryeministri Borissov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here